Rrëfimi i babait të Valon Behramit: Ai donte të largohej por nuk e lanë, ja si e shpëtoi Petkoviçin

7 Gusht 2018, 17:21Sport TEMA

Valon Behrami është larguar përfundimisht nga kombëtarja e Zvicrës dhe shkak për këtë largim, është bërë një vendim nga Petkoviç i cili e ka njoftuar nëpërmjet telefonit, se derën te Kombëtarja e kishte të mbyllur.

Në një rrëfim të gjatë për gazetën “Zëri”, babai i Valonit, Ragib Behrami tregon arsyet se përse Valoni u largua, duke treguar se këtë dëshirë e ka pasur më parë, por që ka qëndruar duke qenë se e donin në skuadër. Ai tregon edhe një fakt tjetër interesant, ku Petkoviç, ai i cili njoftoi largimin, është shpëtuar njëherë nga vetë Valoni.

“Menjëherë pas Botërorit Valoni e ka paralajmëruar largimin nga përfaqësuesja e Zvicrës. Ai dëshironte të largohej kryesisht për arsye familjare, por edhe ndihej i lodhur dhe dëshironte që vitet e fundit të karrierës si futbollist aktiv t’i përqendrohej klubit. Mirëpo, zviceranët kanë qenë kategorikisht kundër dhe nuk e kanë pranuar largimin e tij. Ndërsa tani e larguan në mënyrën më të keqe, në mënyrë jo njerëzore.

Federata e Zvicrës pati shkuar shumë larg duke e çuar çështjen e dyshtetësive deri në Parlamentin e Zvicrës. Prandaj, Valoni ka pasur një zënkë me sekretarin gjeneral. Valoni ka qenë i zemëruar me paragjykimet e njerëzve si sekretari gjeneral, i cili është marrë me çështje të tilla përkundër faktit se Valoni dhe futbollistët tjerë shqiptarë e kanë dhënë maksimumin për skuadrën e tyre

Vladimir Petkoviç vetëm ka zbatuar një urdhër që ia kanë dhënë shefat e tij, presidenti dhe sekretari gjeneral i federatës, duke e njoftuar Valonin për t’i treguar se i janë mbyllur dyert e skuadrës.

Valoni shpëton Petkoviçin
Me Petkoviçin jemi hidhëruar për shkak se ia ktheu me të keqe një të mirë që ia pati bërë Valoni. Trajnerin boshnjak patën dashur ta largojnë nga posti i trajnerit të Zvicrës ndërsa Valoni e ka mbështetur dhe ka punuar në interes të tij, pra që të mbetet trajner i Zvicrës.

Pikërisht prej kohës së angazhimit të Valonit, Blerim Xhemailit, Zvicra kishte nisur të përparonte. Aty kishte nisur ngritja, e cila vazhdonte të rritej edhe me ardhjen e Xherdan Shaqirit, Admir Mehmedit, Granit Xhakës, Pajtim Kasamit, i cili në moshën më të mirë u la jashtë. Sot Zvicra është e gjashta në botë.

Natyrisht, kemi biseduar shumë me Valonin rreth kësaj çështje. Ai nuk është mërzitur që është larguar, por ndihet i nervozuar me mënyrën e largimit sepse ai edhe vet ka dashur të largohet, por nuk e kanë lënë. Mirëpo, Valoni më tha: ‘Babi, unë do të ndihesha keq sikur të më largonte futbolli, sikur të më largonin për mosangazhim. Por, kur po e di se çfarë kam bërë për Zvicrën, por ndihem krenar. Nuk po mërzitem që më largoi politika.

Ne nuk pendohemi për krejt atë që kemi dhënë në 20 vjet për Zvicrën. Zvicra ka dhënë shumë për djalin tim, familjen time, Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Kështu që për dy-tre individë që e bënë krejt këtë poshtërsi nuk e përfaqësojnë një Zvicër të tërë. Tifozët janë me ne dhe po i thonë “marre” këtij veprimi të federatës zvicerane”, u shpreh Ragip Behrami.

1 komente në “Rrëfimi i babait të Valon Behramit: Ai donte të largohej por nuk e lanë, ja si e shpëtoi Petkoviçin”

  1. says:

    Zvicra e ka paguar sa duhet ish lojtarin e sajë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje