Prindërve të ministrit të Brendshëm i vjedhin shtëpinë

17 Gusht 2018, 14:11Bota TEMA

Shtëpia e prindërve të ministrit të Brendshëm italian ka rënë pre e hajdutëve.

Prindërit e Mateo Salvinit ndodheshin me pushime në momentin që persona të panjohur kanë hyrë në apartamentin e tyre në Milano, nga ku kanë marrë një kasafortë dhe disa objekte prej agjendi.

Paraprakisht, policia mendon se shtëpia e prindërve të Salvinit ka qenë thjesht objektivi i radhës dhe vjedhja nuk ka lidhje me postin e tij politik.

Një vjedhje tjetër e kryer në të njëjtin pallat, por një kat më sipër, e ka bërë policinë të mendojë se zgjedhja e apartamentit të prindërve të Salvinit ka qenë rastësore.

Hajdutët duket se kanë pasur kohë për të vepruar, pasi kanë nxjerrë nga muri kasafortën e shtëpisë.

Nuk dihet vlera e sendeve të vjedhura.(TemA TV)

3 komente në “Prindërve të ministrit të Brendshëm i vjedhin shtëpinë”

  1. says:

    Vetëm fotografi dhe shënime nga lufta e II botërore ka te pleqt Italian.

  2. Sal demokrati says:

    Sqifterat albanezi e paskan marr nen revist komplet palatin ,pa dallim bindjesh politike apo funksjoni shtetnor.
    Si bicim “pa dallim feje krahine ideje”
    Jan tamam me u dekorue mr titullin “sqifter demokrat”

  3. Une says:

    E ka pastru skifteri portokallis hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje