Largimi i Zidane nga Reali bindi belgun Hazard të qëndronte në Londër

25 Gusht 2018, 14:29Sport TEMA

E ardhmja e Eden Hazard do të jetë tek Chelsea, sikurse deklaroi vetë mesfushori belg në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Arsenalit, madje duke thurrur elozhe për lojën që do t’i imponojë skuadrës tranjeri Maurizio Sarri.

Hazard, i cili është në kërkim të formës më të mirë, e nuk ka luajtur akoma ndeshjen e parë si titullar me blutë e Londrës këtë sezon, nuk e ka fshehur dëshirën e tij gjatë merkatos së verës për të kaluar te Reali i Madridit.

Me shumë mundësi do të flitet sërish për këtë gjë në verën e ardhshme, duke parë kontratën e belgut që skadon në vitin 2019.

Në një intervistë për mediat e vndit të tij, vetë babai i lojtarit, Thierry Hazard, deklaroi se nëse në pankinën e madrilenëve do të qëndronte Zinedine Zidane, i biri sot do të ishte futbollist i kampionëve të Europës.

Ndoshta në të ardhmen, Hazard mund ta shohë Zidane si kundërshtarin e tij në Premier League, pasi zërat se ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United sa vijnë e po shtohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje