Revolucioni, edhe trajnerët mund të kërkojnë ndërhyrjen e sistemit VAR

25 Gusht 2018, 12:44Sport TEMA

Sistemi VAR nuk do të jetë më në dispozicion vetëm të gjyqtarëve, por do të vihet në funksion edhe për trajnerët. Kjo pritet të jetë risia më e madhe në sistemin VAR, që ka hyrë fuqishëm në kampionatet më të rëndësishëm në botë, madje u përdor edhe në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Përveçse ky sistem do të përdoret edhe në Champions League të sezonit të ri, duke nisur nga faza çerekfinale në të ardhmen edhe trajnerët do të kenë të drejtën të kërkojnë aplikimin e VAR nëse e shohin të arsyeshme.

Por ata do të kenë të drejtë ta bëjnë këtë gjë vetëm një herë në çdo pjesë loje.

Një vendim që pritet të ndikojë jo pak në botën e futbollit, pasi tashmë edhe trajnerët, ashtu si gjyqtarët, mund të ndryshojnë fatin e një takimi përmes sistemit VAR (Video Assistant Referee).

Çka do të thotë se nëse trajnerët kanë dyshime për një episod në fushën e lojës apo për një vendim të gjyqtarit, mund të ndërhyjnë përmes pamjeve televizive, shkruan “Telesport”.

Pritet që FIFA të marrë vendimin që të aplikohet edhe kjo risi, por duket se kreu i saj Gianni Infantino dhe shefi i gjyqtarëve Roberto Rosetti janë dakord që të përfshijnë edhe trajnerët në rastet e dyshimta, për të evituar polemikat.

1 komente në “Revolucioni, edhe trajnerët mund të kërkojnë ndërhyrjen e sistemit VAR”

  1. e verteta varit says:

    Sistemi var ishte i paster deri sa per rastet golat dhe penalltit nderhynte komisioni trajnerve dhe ja hiqte fuqin albitrit ne raste te dyshimta , ai ishte i paster origjinal siç duhet te jet ,se personat qe behen protagonist per ndryshimin e rezultatit gjithmon kan qen albitrat qe blihen me para dhe me menyra te tjera , qe para gjysem finales se kupes botes u be me qellim nje nderhyrje dhe na nxoren nje ekran te vogel ne fush si per te lar mutin me shurr , dhe fuqin e kthyen prap tek albitri fushes ,tashme komisioni i trajnerve te varit e mer rrogen kot ,se dhe kur shkon albitri tek ekrani kur edi qe esht ai qe vendos prap mer vendim te gabuar dhe nuk pjerdh as njeri , si ne finalen e kupes botes ku vari ishte jasht loje komplet me qellim apo jo kte nuk mun ta them.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje