Liverpool-i ngjitet në krye të Premier League, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 në “Anfield” ekipin e Brighton. Vendasit e dominuan kundërshtarin në të gjitha aspektet, por nuk arritën të shënonin më shumë se një gol. Gjithsesi kaq u mjaftoi për marrë vendin e parë në kampionat duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve, 2 më pak se Man City dhe Bournemouth që ndjekin nga pas.
Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh pas 23’ minutash lojë me protagonist dyshen Salah-Firmino. Të kuqtë fitojnë një top në zonën e Brighton dhe sulmuesi brazilian pason për Mohamed Salah, i cili nuk gabon duke mposhtur me një gjuajtje të lehtë portierin Ryan. Pak minuta më vonë është Wijnaldum, që provon me një gjuajtje të fortë, por pa sukses (32’).
Tre minuta më vonë tenton Sadio Mane, por asnjë vështirësi për Mathew Ryan. Liverpool luan më mirë në këto minuta dhë në fund është Roberto Firmino që ka një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat, por nuk arrin të realizoj (44’).
Edhe pjesa e dytë nisi me vendasit që kontrollojnë lojën, por ndryshe nga e para në këtë fraksion mungojnë rastet e rrezikshme. Klopp duket sikur kënaqet me rezultatin 1-0, edhe pse të kuqtë janë ata që zotërojnë topin dhe provojnë të shënojnë golin e qetësisë.
Salah është ai që impenjohet më tepër në këto minuta, por pa e rrezikuar vërtetë portën e Ryan.
Nga ana tjetër Brighton, pavarësisht dëshirës e ka tepër të vështirë të dalë në sulm për të gjetur golin. Vendasit nuk lënë hapsira dhe janë të frikshëm në çdo zbritje në sulm.
Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme, ky fraksion u mbyll me rezultatin e sigluar që në pjesën e parë, 1-0. Me këtë sukses të besuarit e Klopp e shohin veten në krye të Premier League.