Trajneri i Arsenal, Unai Emery ka mohuar të ketë debatuar me Mesut Ozil në kompleksin stërvitor, teksa përzgjidhte formacionin për ndeshjen e të shtunës ndaj West Ham, e fituar nga Topçinjtë me rezultatin 3-1.
Ozil nuk është përfshirë në skuadrën e të shtunës për ndeshjen e zhvilluar në “Emirates Stadium” dhe raportimet nga mediat e huaja, aludojnë se motivi i përjashtimit të gjermanit nga ekipi, ishte sherri mes tij dhe trajnerit Emery gjatë stërvitjes së të premtes.
Gjithsesi, tekniku spanjoll ka mohuar këto aludime, duke deklaruar se mungesa e Ozil ishte pasojë e një sëmundje të futbollistit.
“Çudimet pse qarkullon ky informacion. Nuk është e vërtetë. Nuk e di se kush i shpërndan këto gjëra.
Ozil u ul bashkë me mua dhe vendosëm se ai nuk do të luante. Ai u largua nga stërvitja për të shkuar në shtëpi, për arsye se ishte sëmurë.
Sot ai ishte këtu. Unë i thash që nëse ndihej më mirë mund të vinte dhe ai sot u ndje më mirë dhe para ndeshjes ishte bashkë me skuadrën.
Ai është thjesht sëmurë. Nuk kam asnjë problem me futbollistin.
Mund të pyesni edhe doktorin e ekipit për më shumë sqarime”, deklaroi Emery.