Zv.kryeministri italian mesazh BE-së: Shqipëria është më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur

26 Gusht 2018, 14:25Politika TEMA
Zv.kryeministri italian mesazh BE-së: Shqipëria është

Zëvendës-Kryeministri italian Luigi Di Maio, është shprehur se “Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën”. Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, bëri me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.

“Pas katër ditësh arritëm të gjenin solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin për të qenë pjesë e BE-së.

Por, për mua është shumë më Euriopë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, shprehet Di Maio.

Ai i njeh meritat dhe Iralndës për ndihmën në marrjen e disa prej emigrantëve në anijen e bllokuar nga roja bregdetare italiane, si dhe dhe Kishës, që siç shprehet, “na ka ndihmuar në këto situata”.

Emigrantët janë bllokuar në portin siçilian në Catania në anijen Dicitoi që nga e hëna, pasi qeveria italiane nuk po i lejon të zbarkojnë, pa marrë premtime nga vendet e Bashkimit Evropian se do të marrin disa prej tyre. Emigracioni është një çështje e nxehtë në Itali, ku qindra mijëra njerëz kanë mbërritur që nga viti 2013, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Në bazë të rregullave të BE-së, njerëzit duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë që mbërrijnë. Por, qeveria italiane i ka ndaluar gjithnjë e më shumë anijet që të ankorohen në portet e saj.

2 komente në “Zv.kryeministri italian mesazh BE-së: Shqipëria është më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur”

  1. atdhetari says:

    SHQIPERIA ESHTE ME DEBILE DHE ME BUDALLAQE DHE ME KOSH PLEHRASH ASHTU SIC KA QENE KETO 30 VJET SHKERDHATOKRACI. EVROPE nuk behesh me varferi,me servilizem, me emigrim massiv dhe me korrupsion.aPo te ishte Shqiperia me Evrope se Evropa duhet te ishim super te pasur dhe nuk do emigronim masivisht jashte.Po na shplajne trurin ne Shqiptareve idiota dhe po tallin prapanicen te huajt me ne dhe veglat e tyre pushtetar ne Shqiperi

  2. E verteta says:

    Bravo Edi je politikan njesh,vetem ti mund te ba futesh ne europe.Zagaret lehen se si pelqen largpamesia jote dhe harruan se si i priti europa shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje