Gjunjëzimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, për “shqiponjën”

5 Shtator 2018, 09:34Sport TEMA

Pas debateve të shumta në Zvicër në lidhje me gjestin me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, pas polemikave dhe akuzave shpeshherë të pabaza e tendencioze të një pjese të mediave zvicerane, futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të martën janë shfaqur para mediave zvicerane dhe kanë kërkuar falje.

Po, falje për gjestin me shqiponjë.

Në paraqitjen e tyre para mediave morën pjesë edhe anëtarët e tjerë të ekipit, trajneri Vladimir Petkovic, si dhe krerë të Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Në konferencën për shtyp ishte paralajmëruar vetëm pjesëmarrja e Petkovicit, por befas para mediave në një hotel në Feusisberg mbi Liqenin e Zürichut u shfaq tërë stafi – 48 persona.

Në fjalën e tij Granit Xhaka tha:

“Do të isha budalla nëse do ta bëja edhe njëherë shqiponjën”.

Me këtë gjunjëzim, Xhaka premtoi se kurrë më nuk do ta bëjë shqiponjën kur luan për ekipin e Zvicrës.

Ai shtoi se kjo temë është diskutuar me trajnerin, ekipin dhe me Federatën e Futbollit të Zvicrës, në mënyrë që “diçka e tillë në të ardhmen të mos ndodhë më”.

Xherdan Shaqiri dha një deklaratë më të distancuar:

“Do të doja të kërkoja falje nëse njerëzit në Zvicër e kanë ndier veten të sulmuar nga festimi im”.

I treti me radhë që kërkoi falje ishte Stephan Lichtsteiner, kapiten i ekipit, i cili tha se nuk kanë dashur të lëndojnë askënd, ndaj “kërkojmë falje për atë që kemi shkaktuar”.

Portieri Yann Sommer dhe mbrojtësi Manuel Akanji kërkuan më shumë respekt për lojtarët me dy shtetësi.

Sommer tha:

“I njoh Granitin dhe Shaqirin prej se jam 15-vjeçar. E di se çfarë kanë bërë ata dy për Zvicrën – dhe kam respekt për këtë”.

3 komente në “Gjunjëzimi i Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, për “shqiponjën””

  1. Santa Quaranta says:

    Petkovic??!!

  2. buj says:

    edhe ne themi pse tradhtoi ky e ai?!.. po edhe sikur te kishe bo noj xhest fyes ti e bere me vetdije, e kokulur i pautrp i paburre!

  3. Deti says:

    O sa bukure koken poshte e bythen larte keta patriotet e zvicres nuk ulet koka poshte dhe ngrifet bytha larte pere nje gje qe even me zemer pavarsishte pasojave po keta treguan dhe njehere tjeter qe para interesit vetjak bejne cdo gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje