Deputeti i "fortë" i PD-së jep garanci për zgjedhjet vendore: Opozita do shkojë në kutitë e votimit, bojkoti s'është opsion

21 Shtator 2018, 08:23Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i cilësuar ndryshe si “i forti” i PD-së, garantoi për shqiptarët se opozita do shkojë në zgjedhje.

“Krahu i djathtë” i Bashës ka qenë i ftuar në në Ora News ku bëri me dije se aktualisht nuk diskutohet opsioni për bojkotin e zgjedhjeve nga partia më e madhe opozitare.

Sa për zgjedhjet, në 28 vjet ka treguar se kush ka qenë në pushtet dhe i është mbushur mendja se ka qenë i pathyeshëm, është rrëzuar aq keq.

Detyra jonë është që t’u themi shqiptarëve; do të kthehet Shqipëria në 45-n.

Opsioni për të mos marrë pjesë në zgjedhje, nuk është opsion që po diskutohet sot brenda Partisë Demokratike.

Jemi 9 muaj para zgjedhjeve”, u shpreh Murrizi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje