Një tjetër investim paralel me kantierin e madh të “Arenës Kombëtare” është edhe kompleksi që përfshin Selinë e re të FSHF-së, si edhe mini-stadiumi në shërbim të ekipeve kombëtare, apo dhe të futbollit shqiptar në tërësi.
Punimet vijojnë edhe këtu me ritme të larta, teksa parashikohet që brenda muajit prill të vitit të ardhshëm, të ketë përfunduar godina e selisë së re, sipas projektit përkatës.
Momentalisht janë ezauruar punimet për katin përdhe, në një kohë që ka nisur puna për ngritjen e katit të parë. Ndërkaq, brenda tetorit që sapo ka hyrë do të nisin punimet edhe për ndërtimin e mini-stadiumit dhe dy fushave përkatëse.
Fillimisht, sipas inxhinierëve që ndjekin punimet do të nisë ndërtimi i tribunës multi-funksnionale në të dy krahët, ku do të jenë të dy fushat, dhe ku mund të ndiqen dy ndeshje në të njëjtën kohë.
Eshtë parashikuar që tribunat do të përfshijnë të gjithë sektorët e domosdoshëm, si në çdo stadium, përfshirë tribunën e medias për të dy anët.
Po kështu, në ambjentet e brendëshme është projektuar dhe do të ngrihet një sallë e madhe fizioterapie në dispozicionin të futbollistëve të të gjitha moshave.
Ambjentet e brendëshme do të jenë njësoj si në stadiumet e ndryshme, me dhomat e zhveshjeve të skuadrave, dhomën e arbitrave, zyrtarëve, kontrollit anti-doping, etj. Pas përfundimit të tribunës funksionale në të dyja anët, puna do të vijojë me fushat.
Rritja e intensitetit të punës në ngritjen e godinës së re të FSHF-së ka bërë që punimet për tribunën të nisin këtë muaj.
Sipas inxhinier Arben Dervishajt, njëherësh edhe anëtar Komiteti i FSHF-së, referuar edhe ritmit dhe ecurisë së deritanishme të punimeve, Shtëpia e re e Futbollit Shqiptar, me zyrat e reja të Federatës, dhe mini-stadiumin me dy fushat përkatëse të jetë gati në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm.
Punimet e këtij kompleksi kanë nisur në fillim të këtij viti, në një kohë që mini-stadiumi pritet të jetë tërësisht funksionabël edhe për ndeshje zyrtare e miqësore të kombëtares së moshave, apo edhe sfida të tjera brenda vendit.
Po pse keto zyrat e FSHF nuk mund te ishin ne kullen gjigande te stadiumit a- RRENA fashiste?
Apo ato do jepen me qera ku te vilen miliona euro?
, nuk po ta marrim parasysh çfarë ke thënë sepse je shvejku dhe si idiot klinik ke thënë dhe debilizma të tjera dhe je edhe kushuri me zenin
Prinderit e shvejku jane edhe moter e vella, prandaj mos ja vini re se eshte mbarsur brenda familjes ai.
Ku po ndertohet ky kompleks, apo nuk ka rendesi?
Pikerisht ?
Gazetaret e kazanit e kane te veshtire te na japin lajme te plota dhe te sakta.
Te ish Kompleksi I Klubit Dinamo, prane diges se Liqenit Artificial
Ky trapi me pseudonimin Shvejge duket qe eshte malok RRK….
Ja rrufsh RrK ne
Futbolli pasja qene pa shtepi.
Qindra mijera shqiptare marrin rruget e botes, Ramuti nderton e merr miliona neper tendera e koncesione pa kuptim dhe pa asnje vlere per popullin.
Investime te planifikuara, te vjedhura nga politika. Humbje per shqiptaret.
Borxhi publik vazhdon rritet.
Ketej thone sjane leke te riparojne rruget, dhe i kalojne nga kontraktore te private qe do i vjelin taxat dyfish.
Normal se edhe bordellos qe quhet FSHF i duhej nje shtepi..publike.Kulla e arenes eshte private ashtu si edhe stadiumi.Nuk ka me prona shteterore,por vetem prona te hajduteve te pasurise publike.Zoti i pafte ata dhe femijet e tyre sic thote edhe B.Asqeriu.