VIDEO: Gol “magjik” i Malës, Partizani nuk ndalet as me Kukësin dhe ngjitet në krye

8 Tetor 2018, 15:37Sport TEMA

Partizani është fituesi i super sfidës së javës së 8-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur në “Elbasan Arena” skuadrën e Kukësit.

Një fitore e madhe për të besuarit e trajnerit Skënder Gega, që marrin kryesimin të vetëm të tabelës së renditjes, duke mposhtur në këtë duel një rival të drejtëpërdrejtë në luftën për titullin kampion siç janë verilindorët.

Nën një orar  jo të përshtatshëm dhe me një stadium të boshatisur ku shumë pak tifozë kishin mbërritur nga Tirana, të kuqtë triumfuan me rezultin e ngushtë 1-0.

Heroi i fitores për 15-herë kampionët e vendit është talenti që vendosi edhe derbin e kryeqytetit Esat Mala.

Një gol spektkolar i realizuar nga mesfushori 20-vjeçar në minutën e 19-të të takimit duke konkretizuar me një klas të lartë asisin perfekt të marrë nga shoku i tij Jurgen Bardhi.

Fitore e merituar për te kuqte qe marrin fitoren e gjashte rradhazi ne kampionat si dhe nuk kane pesuar prej 7 ndeshjes asnje gol.

Me këtë sukses Partizani ngjitet në krye të klasifikimit me 19-pikë të grumbullara, i ndjekur nga Skenderbeu në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Kukësi klasifikohet në vendin e katërt me 13-pikë.

Më poshtë goli i shënuar nga Esat Mala dhe klasifikimi i Kategorisë Superiore pas javës së 8-të. (TemA)

Goli i Males

Klasifikimi i Kategorise Superiore pas javes se 8-te. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje