Ish- kryeprokurori Adriatik Llalla ka qënë në Tiranë dhe më saktë në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, përballë Liceut Artistik tek “Rruga e Elbasanit”.
I kollarisur sikur të ketë qënë në ndonjë takim të rëndësishëm zyrtar, Llalla ka dalë nga lokali përballë Liceut ku e priste makina e tij e ndezur.
Ish- kryeprokurori ka qënë i shoqëruar nga ish- ministri i Drejtësisë dhe ish- deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili tre orë më vonë doli në konferencë shtypi për të shpjeguar “Babalen”.
Vetëm një minutë pasi u largua Llalla bashkë me një mikun e tij me makinë, dhe Alibeaj në anën tjetër vetëm, nga i njëjti ambient ka dalë ish- drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe ish Drejtuesja e Dekriminalizimit, Rovena Gashi.
Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me bisedën që kanë pasur mes tyre, por fakti është se ish- kryeprokurori Adriatik Llalla ka një kallzim penal për katër akuza të rënda dhe është nën hetim.
Akuzat ndaj tij janë ato të refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim; mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi; pastrimit të produkteve të veprës penale(pastrim parash) dhe shpërdorimit të detyrës.
Dhe menjëherë sapo u njoh me akuzat e rënda ndaj tij, Llalla lëvizi në drejtim të Gjermanisë, ku është sistemuar familjarisht, duke blerë banesë dhe regjistruar fëmijët në shkollë.
Pasi kërkoi me insistim por pa sukses nga ambasada gjermane në Tiranë zgjatjen më tej të lejes së qëndrimit në Gjermani, Adriatik Llalla qëndroi për një kohë të gjatë në këtë vend të BE, por duke tentuar të përcjellë tek organet ligjzbatuese dhe qytetarët alibinë, se po jeton në Turqi.
Duke qënë se asnjëherë nuk është paraqitur në Prokurori për të dëshmuar për akuzat e ngritura ndaj tij si person nën hetim, Llalla përmes prokurave në gjuhën turke ka arsyetuar jo vetëm mosparaqitjen e tij para organit të akuzës, por ka tentuar të ngrejë dhe alibinë se po jeton në Turqi.
Megjithatë ish- kryeprokurori, i cili është nën hetim për akuza të rënda, të cilit edhe i janë sekuestruar nga organet ligjzbatuese 1 miliardë lekë pasuri, e ndan jetën mes Tiranës dhe Gjermanisë.
Dje Lalla ka qënë në Tiranë, ndërkohë që Prokuroria shqiptare për akuzat që ka në ngarkim, asnjëherë nuk e ka thirrur, por ka vendosur një raport komunikimi përmes avokatit.
Mësohet që dhe në ditët në vijim ish kryeprokurori do të qëndrojë në Tiranë, por nga organi i akuzës dhe Arta Marku nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se do ta thërrasë Llallën për të dëshmuar, si person nën akuzë për pastrim parash dhe vepra të tjera të rënda penale.
Do të ishte e udhës që komunikimi përmes “telefonit të prishur” mes Prokurorisë dhe Llallës nën hetim të merrte fund, pasi do ishte një sinjal i qartë që, përballë ligjit janë të gjithë të barabartë.(Pamfleti)
sunito/peshku ne alb.tall topet kur ne evrope do te perfundonte ne keli………..
Kesaj radhe i ke goditur te dyja , si nickname ashtu dhe komentin ……nuk e kupton asnje se per cfare shteti behet fjale ,ku mbizoteron babalja , vjedhjet , prostitutacioni ,droga , mosdenimet , anarkia , dhe eshte veshtire te gjej dikush nje arsye se perse duhet te futet Shqiperia ne EU , po cu fut ?????
Treshe fshati
I korruptuari i seli blu. Me shokun sali krimineli
Si keshtu ! Sikur na kishit garantuar qe do arrestohej,apo bet shaka edhe kesaj radhe….
Keta po tallin trapin me turkoshaket trushplar, me qeverin me drejtesin dhe me edi ramen qe pretendon te bej shtet duke mbrojt hajdutet e saliut.
Keta duan ligjet e enverit qe i conte ne spac
Sa te jete Edi Rama keshtu do shkoj,shtet leshi,shtet me i thene e shtet mos me u be,terhiqe e mos e keput,Edi eshte frigacak dhe ka dosje pervetsimi
U MBLUDH MAFJA…..
Ça lesh shteti eshte ky ?
Sikur thane se fshatari-Llalla ishte ne kerkim ?
Derisa nje cope katunari tallet me ligjin dhe drejtesine,
mos thoni se po bejme shtet.
Rrace me e felliqur se muti i thare ne diell.
Çdo gje e shkruar mire por kur e shkruan panfleti dhe e merr tema per ribotim…keq puna.
Panfleti!? Pasi mori leket nga ky “arabi” i ora news,harroi qe shkruante perdite per emrin e ndyshuar.
Me ben shume pershtypje te keqe panfleti-tema.
Mjafton ky lajm per te besuar se ky vend nuk behet kurre!
undefined
Taleban Albanistan?
E kishte pikur malli per Rovenen te shkretin, prandaj kishte lidhur dhe kollaren. Eshte bela kur fshataret bien ne dashuri, ndaj bejuni nje nder , futini te dy ne nje qeli.
Nqs.se ky Idiot Adriatiku ka ne.dore prova per drejtuesit dhe ish drejtuesit.e shtetit.Keta te.fundit te jene te sigurte se jane te vdekur.Ky gagac hajdut vezesh jo vetem nuk i shpeton nga.burgu perkundrazi.e.shpejton ekzekutimin.E shihni cben me perverse e putana do ti beje karshillek drejtesise.Gjoja eshte trim.Hajde shpreso te mbroje ky lloj.Ata qe.do.ta hane.te mos jene pishman.Kush fle me.qen.zgjohet me pleshta.