Rama-Berishës: Bastet vdiqën Sali, opozita ka mbetur peng i një politike shterpësie të ububushme

17 Tetor 2018, 15:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, i është përgjakur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit në një postim në Facebook hidhe akuza se bastet nuk do mbylleshin.

Rama në një postim në Twitter shkruan se  bastet kanë vdekur, po ashtu hedh akuza kundër opozitës.

Postimi i Ramës:

Saliu u del për zot basteve, partia e vet i del kundër kontrollit mjekësor bazë FALAS. 

Këto janë dy fytyrat kuptimplota të një opozite që ka humbur bastin me të ardhmen dhe ka mbetur peng i një politike të dëshpëruar dyfytyrësie e shterpësie të ububushme.

Bastet vdiqën Sali!

Ja postimi i Berishes:

Denoncohet familja mafioze Rama: po krijon monopolin e vet te lojerave te bixhozit!

Mbyll 9 mije pika dhe hap online me celular 1000000 pika te reja bixhozi. Tmerr!

Qytetaret dixhital denoncojne Vellezerit Rama. Lexoni mesazhet e tyre! sb

Pershendetje Zoti Sali ! Uroj qe fundjava tju kete gjetur mire . Une jam nje punonjese administrate dhe dua ndaj me ju kete gjurulldine e diteve te fundit. Zerat dhe bindjet jane per Monopolin e basteve qe po krijon Edi Rama per te vellain Olsi Rama . Eshte kaq arbitrare mbyllja e kesaj industrie per ta perqendruar ne duart e familjes mbreterore . Ndoshta ju mund ti jepni ze dhe te ndaloni koncensionet qe do rrenojne ekonomine shqiptare dhe qe jane bere model monopolizimi nga familja kryeministrore . Kaq shume te papune sa shtohen perdite vetem qe njerezit te luajne bixhoz online me Olsin . Dite te mbare

pershendetje doktor. me gjithe kete lojen e mbylljes se pikve te basteve, mbrapa fshihet vangjush dako, olsi rama dhe gaz demi. dritan jeminaj eshte figura qe kane vene per administrator te kompanise me. nipt L71904512F, dhe disa ortakeve kukulla nga turqia. po zhduken nga tregu te gjithe biznesmenet, jo per te shpetuarbpopullin nga lojrat e fatit, po per ti perqendruar parate vetem ne xhepat e edi rames dhe te vellait. ju lutem perpiquni te na kuptoni se na ka shku thika n asht. rrespekte

Pershendetje dr edi rama do me mbyll lojrat e fatit dhe bastet sportive qe te eci kompania e olsi rames baste arena

Pershendetje Doktor ! Piktori deshtak po ben teater dhe me lojrat e fatit u dha urdher qe te te hiqen nga cdo portal te gjitha por vetem bast arena ne pronesi te olsi rames nuk u hoq . Uroj qe shqipetaret mos ti besojne asnje nga cfare thot ai sepse po i jep tregun e basteve te afermve dhe per 63 mije te papune nuk mban pergjegjsi . Te lutem ma pyet pak per bast arenen !! Te uroj shendet dhe respekte te perzemerta per ty dhe familjen tende

Pershendetje dr Pas mbylljes se basteve sportive dhe kazinove ne shqiperi qendron nje kompani turke, e quajtur basarena e cila ka vetem 1 muaj qe eshte licensuar ne shqiperi, kompania ka dhe nje websportiv eduasportin qe po namin me reklama, pronaret e bastarenes jane te gjithe turk por nuk ka shum iformata, mbas 1 janarit kompania ne fjal do ketë monopolin e plot te basteve

6 komente në “Rama-Berishës: Bastet vdiqën Sali, opozita ka mbetur peng i një politike shterpësie të ububushme”

  1. h says:

    I ligu kerkon sebep te grindet.
    A.shopenhauer.

  2. Goni says:

    Po ç’ merresh me llaxoren z.Rama.

  3. Loi says:

    Edo,jepi, je i pari ne fb per ndjekes,kallashi e dyta ,

  4. Tironsi says:

    As Saliu ste shpeton me kete zullum qe bere

  5. MH says:

    Po c’merreni me Berishen.
    Berisha asht i kohes se plugut,parmendes e kam muhabetin.Ky asht fut si trumcak,si zhol ndermjet pelikanve.Asht aq shterpe qe nese do ishte ne kohen e tije ne lulzimin feudal do e kishte cue me garanci perparimin e shoqerise ne skllaveri.Dhe mbahet dhe e mbajne te zgjuar.Ky asht kokrra e idioti shterpan ne njohjen e zhvillimit te cdo shoqerie.Keti duhet ti vejne dyzinat e kalit per te ece normal rruges se dhive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje