Për organizatën e njohur të medias ”Gazetarë pa kufij” (RSF), gjendja e medias dhe niveli i gjuhës së urrejtjes në Serbi janë më të rëndat krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.
“Kam pasur takime me përfaqësuesit kryesorë të organizatave që merren me lirinë e medias dhe kemi konstatuar se gjendja e medias në Serbi është shumë më keq se sa në vendet e tjera të Ballkanit’’, theksoi për të përditshmen e Beogradit ”Danas”, Pauline Ades-Mevel, përgjegjëse e RSF-së për Ballkanin, raporton ata.
‘’Gjuha e urrejtjes ka arritur nivele shqetësuese dhe rastet e poshtërimit të gazetarëve janë të shumta’’, theksoi ai.
“Praktikisht nuk kalon asnjë javë pa një gazetar serb që të ndihet i ofenduar, i sulmuar ose i poshtëruar nga zyrtarët dhe autoritetet shtetërore’’, shtoi për ”Danas” Pauline Ades-Mevel.
Ofenduan Francën pse ftoi Vuçiçin.