Mali i Zi: Nis kërkimi i naftës në kufi me Shqipërinë

15 Nëntor 2018, 21:30Rajoni TEMA

Anija norvegjeze “Polar Empress”, 117 metra e gjatë, e specializuar në kërkim nafte dhe hidrokarburesh në det, mbërriti gjatë në portin malazez të Barit, ku do të qëndrojnë për rreth një muaj, mes këtij qyteti dhe Ulqinit, pra afër kufirit detar shqiptar, për të testuar burime të mundshme nafte. Operacioni do të ndërmerret nga konsorciumi italiano-rus “Eni-Novatek”.

Mali i Zi bëri nje ftesë publike për eksplorimin e hidrokarbureve në fund të korrikut 2013 dhe e mbylli marrëveshjen më 15 maj 2014. Vendimi për dhënien e koncesionit konsorciumit italian-rus “Eni-Novatek” është bërë në dhjetor 2015.

Marrëveshje përcakton se koncesioni është 30 vjet dhe që i referohet katër blloqeve që janë të vendosura në jug të detit të Malit të Zi, në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Njoftimi i ardhjes së anijeve për të kërkuar burime të mundshme të naftës dhe gazit në Malin e Zi ka shkaktuar protesta nga një numër organizatash mjedisore në atë vend.

Ndërsa ambientalistët kërkojnë futjen e një moratoriumi mbi kërkimet për shkak të ndikimit në mjedis dhe rrezikun për tërmete potenciale, qeveria malazeze ka pohuar se efektet do të jenë të papërfillshme.

2 komente në “Mali i Zi: Nis kërkimi i naftës në kufi me Shqipërinë”

  1. ????? says:

    Flente gjum Mali i Zi kur e kontrolluam ballkanin para 2000 viteve.(zgjodhëm Shqipërinë).

  2. Vedat Shehu says:

    Nisja e kerkimeve ka rendesi te madhe per te zbuluar formacionet dhe strukturat gjeologjike. Por eshte fakt se origjina e hidrokarbureve s’eshte e lidhur fare me origjinen e karbureve dhe as me porozitetin e formacioneve qe funksionojne si udhe te rrjedhjes se hidrokarbureve per ne strukturen-kurth ku akumulohet rezerva qe kerkohet. Pasi kerkimi te perfundoje do te perpilohet raborti nese ne strukturat perkatese hidrokarburet kane infiltruar. Pavarsisht se sipas te dhenave, ne ate zone nuk mund qe te kete udhe per penetrimin e hidrokarbureve ne struktura relativisht te cekta, kerkimet hapin nje horizont te gjere per njohjen e struktures dhe proceseve aktuale te levizjes tektonike. Gjeologet kerkojne strukturat qe jane kurthet qe kapin dhe mbajne te mbyllur nafte-gazin, por s’kane idene se ku e si formohen, perderisa me hidrokarbure jane mbushur mbulesat e gazta te planeteve te larget dhe henave te tyre. Pra, origjina e tyre eshte kozmike. Une kam konkluduar qe procesi kozmik i transformimit te materies vazhdon si thelb i nerthames qe nga epoka e formit te Tokes dhe prodhon energjine dhe grimcat qe perbejne atomin. Keshtu lidhjet molekulare te tere perberesve formohen nga ky trasformim, perfshire dhe molekuat e lidhjeve te hidrogjenit me karbonin te hidrokarbureve. [Mund te kerkoni ne Web: “earth’s core, an energetic cosmic object by vedat shehu” per te kuptuar si funksionon formimi i shkembinjeve dhe i nxehtesise ne Toke].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje