Pse Gruevski zgjodhi Hungarinë për azil dhe miqësia e tij me Orban!

15 Nëntor 2018, 18:47Rajoni TEMA

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán është i lidhur me miqësi me ish-homologun maqedonas, Nikola Gruevski. Arratisja e Gruevskit në Budapest e vendos Orbánin tani para problemeve të mëdha.

Historia mund të përdoret për një melodramë politike. Në fakt ajo është reale. Ajo ka të bëjë me rënien e madhe të një ish-kryeministri kriminel dhe se si një vend i BE, bëhet bashkëpunëtor i tij. Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski, që ka qeverisur vendin e tij nga 2006 në 2016 me metoda autoritare dhe mafioze dhe është dënuar me dy vjet për korrupsion, ka fluturuar për në Hungari megjithëse i është konfiskuar pasaporta dhe ka kërkuar aty azil politik.

Mbetet e paqartë se si ka arritur ai të largohet. Që Gruevski ndodhet në Hungari, e ka treguar vetë ditën e martë me një postim në facebook. Ai shkruante: “Do i mbetem besnik Maqedonisë. Nuk dorëzohem kurrë.”

Shkupi konfirmon largimin

Konfirmim zyrtar nga autoritetet hungareze për kërkimin e azilit nga Grueski nuk është bërë. I pyetur nga Deutsche Welle, një zëdhënës i qeverisë hungareze bëri të ditur se as nuk e hedh poshtë as nuk e konfirmon njoftimin për Gruevskin. Për procesin e azilit qeveria nuk mund të japë të dhëna deri në fund të procesit.

Konfirmimin për arratisjen e Gruevskit në Hungari e bëri dje në mbrëmje Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, e cila bëri të ditur se është informuar nga pala hungareze se Gruevski ndodhet në Hungari. Autoritetet maqedonase nxorrën njëkohësisht një urdhërarresti ndërkombëtar. Po ashtu Ministria e Jashtme e Maqedonisë thirri ambasadorin hungarez në Shkup. Megjithatë deri tani qeveria hungareze vazhdon me këmbëngulje të heshtë.

Për të kuptuar dimensionet e rastit, duhet kujtuar historia e Gruevskit dhe miqësia e tij shumëvjeçare me kryeministrin hungarez, Viktor Orbán. Ish-kryeministri maqedonas ka qeverisur deri në largimin e detyruar prej një revolucioni të shoqërisë civile më 2016, me metoda që vëzhguesit politikë i krahasojnë me kriminalitetin e organizuar. Kjo dëshmohet nga mijëra dokumenta, inçizime audiosh, të vlerësuara dy vitet e fundit nga Prokuroria maqedonase. Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë përgjuar në masë kundërshtarët politikë dhe i kanë kërcënuar ata sistematikisht. Ata kanë fallsifikuar rregullisht zgjedhjet dhe kanë futur një sistem të përgjithshëm të korrupsionit politik.

Çështja me limuzinën – një nga shumë rastet

Në maj të këtij viti Gruevski u dënua për marrjen e padrejtë si trashëgimi të një limuzine luksoze. Dënimi është dy vjet burgim. Megjithatë disa procese të tjera gjyqësore janë duke u përgatitur për raste më të rënda. Meqenëse dëshmitë janë të shumta, Grevski duhet të presë dënime të tjera shumëvjeçare.

Megjithëse vitet e fundit të tij në qeverisje ai ishte i izoluar ndërkombëtarisht, kryeministri hungarez Orbán ishte një nga të paktët që vazhdoi t’ i qëndronte në krah, edhe pas largimit nga posti. Një vit më parë, Orbán doli në fushatë zgjedhore në Maqedoni së bashku me Gruevskin dhe me ish-kryeministrin slloven Janez Jansa, po ashtu të dënuar për korrupsion, në një kohë që Gruevskit i ishte konfiskuar pasaporta. Në atë kohë mediat hungareze bënë spekulime nëse Orbán i kishte premtuar Gruevskit azil në Hungari.

Shërbimi i fundit publik i Orbánit për Gruevskin ndodhi me rastin e referendumit për çështjen e emrit në Maqedoni, në fund të shtatorit, ku në një mesazh të dhënë me video për partinë e Gruevskit VMRO-DPMNE, një mesazh me shumë kuptime që mund të interpretohej edhe si refuzim për kompromisin e arritur për çështjen e emrit me Greqinë. Por, marrëdhëniet midis Orbán dhe Gruevskit janë shumë më tepër se kaq. Kështu për shembull biznesmenët e partisë së Orbánit, partia Fidesz kanë investuar në Maqedoni në mediat e afërta me VMRO.

Miqësi burrash me kuptim më të thellë

Në përgjithësi është pjesë e strategjisë politike të Orbánit dhe qeverisë së tij, të mbështesë udhëheqësit autoritarë të Ballkanit dhe të mbrojë integrimin e shpejtë të rajonit në BE. Orbán shpreson forcimin e planeve të tij për reformimin e BE-së, që ka so synim sovranitet më të madh për shtetet dhe heqjen e proceseve të shtetit të së drejtës. Orbán ka raporte miqësore të mira me presidentin serb, Aleksandar Vucic dhe atë malazez, Milo Gjukanovic.

Por rasti i Gruevskit e vendos tani Orbánin si dhe qeverinë e reformuar të kryeminstrit maqedonas Zoran Zaev, para problemeve serioze në politikën e brendshme dhe të jashtme. Sepse ai shtron pyetje të shumta. Pse nuk u ruajt Gruevski më mirë nga autoritetet maqedonase? Ose a është policia dhe shërbimi sekret i Zaevit në gjendje të kontrollojë si duhet? Sidoqoftë prej javësh ka qenë ditur se në fillim të nëntorit ish-kryeministri duhet të fillojë të shlyejë dënimin. Edhe për largimin e Gruevskit ka pasur pika dëshmuese.

Problem për Orbanin

Në rastin e Hungarisë pyetjet janë: Si mund të futej Gruevski në Budapest pa pasaportë? Hungaria është vend i BE, kufijtë e të cilit ruhen me metodat më të mira. Sipas ligjeve hungareze në fuqi, Gruevski duhet të jetë duke qëndruar në një zonë tranziti për azilkërkuesit. Nëse ai është futur nga Serbia, atëherë sipas ligjeve hungareze, ai duhet të dëbohet dhe kthehet mbrapsht në Serbi, sepse Serbia shihet nga Hungaria si vend i sigurt dhe futja e azilkërkuesve nga Serbia, shihet si arsye për refuzim automatikisht të kërkesës së azilit.

Deri tani kryeministri hungarez ka vlerësuar në praktikën e tij politike respektimin e rregullave demokratike dhe legalitetin. Organ ndodhet para dilemës më të madhe të jetës së tij. Ai duhet të vendosë nëse do të ndihmojë hapur një njeri të dënuar në mënyrë korrekte apo do të respektojë ligjet në fuqi dhe të drejtën ndërkombëtare.

4 komente në “Pse Gruevski zgjodhi Hungarinë për azil dhe miqësia e tij me Orban!”

  1. sit back and relaks says:

    Deutsche Welle duhet ta kishte mesuar ne keto 30 vitet e fundit sesi funksion Ballkani, habitem me habine e DW, vertet te jene keta gjermanet kaq naive?!! Nqs gjyqtari hungarez vendos bazuar ne gjykimin e tij qe Gruevskit i rrezikohet jeta dhe siguria ne Maqedoni ai do ti japi atij azilin pamvaresisht denimit qe eshte ne fuqi. Maqedonia akoma nuk konsiderohet shtet stabil, me nje politike te qendrueshme, pa korrupsion etj etj pra hyn tek lista e shteteve me probleme me demokracine, rendin dhe ligjin si dhe marredheniet me pakicat etinke. Nqs keto arsye merren ne konsiderate nga gjykatesi ath Gruevski e fiton azilin. Pa permendur faktin qe e gjithe kjo te jete orkestruar nga vete pala maqedonase e cila ka me shume interes tek nje Gruevski ne azil sesa nje Gruevski ne burg. Jane te gjithe ne tave, si qeveria aktuale e maqedonis, si opozita ashtu dhe qeverite e vendeve nepermjet te cilave Gruevski arriti te dale ne Hungari pa asnje shqetesim. Ja pyesni Ramen dhe shikoni po nuk qe keshtu.

  2. dita juaj says:

    Ky azil nenkupton katerciperisht se ne demokraci nuk vepron shteti ligjor, por diktatura demokratike qe eshte shume here me e rrezikeshme per jeten e qytetareve se sa diktatura proletare. Ne diktature proletare po fole kunder saj te pret koken dhe e di e nuk flet, veç kujt i kruhet, por shteti mban pergjegjesi per jeten e qytetarit deri ne nje, ndersa ne diktaturen demokratike fol sa te duash e zgjidhi si te duash problemet se nuk pergjigjet njeri, veç per eliten kudoqofte jane pergjegjes.

    1. temp says:

      “dita juaj” ngaterron fjalen demokraci me nje sistem demokratik. Cdo sistem politik ne bote, sado diktatorial qe eshte, e konsideron veten si nje sistem i mirefillte demokratik. Jo vetem kaq, por sa me diktatorial te jete, aq me shume trumbeton qe eshte nje demokraci e mirefillte. Vendet e ballkanit, qe politikisht disi me zgjedhje pseudo te lira, kane zgjedhur sistemin demokratik nuk kane realizuar as nje nga karakteristikat kryesore te tij, qe pak a shume jane nje treg i lire, njerez te lire, pushtetit ligjevenes, ligjezbatues, dhe ligje kontrollues te pavarur, media te lira. Shtetet e ballkanit karakterizohen nga nje sistem mafioz qeverisjeje. Kapjen e pushteteve dhe mediave.

  3. Baton KITA says:

    ORBAN na del një sharlatan.

    Le të ketë, cka të ketë, therrat nga këmbët nuk do i hiqen Orbanit, resp qeverisë, por edhe shtetit Hungari.
    Më mirë të shkonte Grujkeqi atje ku shkoi e mori azil Idi Amin Dada.
    Entusiasmi i arratisjes së suksesshme gëzon edhe pafytyrët shiptarela të BDI së për integrim në HALE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje