Nga Arsen Hoxha, Ish arbitër i FIFA-s
Pothuajse ne te gjitha javet ka raste te vecante, ku opinionet e specialisteve jane te ndryshme. Nese do ta quajm keshtu, qellimi i kesaj mini kronike, nuk eshte qe te sulmoje as arbitra dhe as ekipe te vecante edhe kur mund te qelloje qe objekt diskutimi te behen edhe per dy apo tre jave rradhas, te njejtit ekipi.
Vendimi qe nga arbitrat , mbi bazen e asaj qe kane pare dhe dalluar ne fushe, nga pozicioni ku kane qene eshte perfundimtari, pra analizat tona nuk synojne te ndryshojne rrezultate apo opinione.
Ato synojne qe arbitrat te formohen ne menyre te tille qe vendimet e tyre te jene sa me te unifikuara dhe brenda rregullave te lojes si dhe futbollistet te kuptojne me mire se deri ku eshte kufiri i veprimeve te rregullta, nga gabimet. Ne kushtet ku pjesmarrja e ekipeve tona ne aktivitetet nderkombetare eshte jo i vogel, ata duhet te formohen ne menyre te tille qe te evitojne sa me shume qe te jete e mundur , ato gabime naive qe jane shprehur ne mjaft ndeshje dhe qe na kane penalizuar jo pak.
Diskutimet me te shumta, nga ndeshjet e javes se kaluar ishin per prekjen e topit me dore nga nje mbrojtes i Flamurtarit ne ndeshjen me Partizanin. Pa analizuar disa element te vecante, nuk mund te arrijme dot ne perfundimin e drejte se dora e majte e mbrojtesit, u perdor apo jo si nje rritje e siperfaqes se lejuar per te penguar depertimin e topit ne drejtim te portes.
Eshte e drejte e çdo lojtari qe me trupin e tij te pengoje topin e gjujtur nga kundershtari me çdo pjese, me perjashtim te duarve.
Ne rastin konkret nuk kemi te bejme me ato lloj prekjesh qe konsiderohen si te pa qellimshme apo si te pa mundura per ta evituar kontaktin me topin.
Se pari: Distanca midis mbrojtesit dhe sulmuesit ne momentin qe ai do te beje goditjen e topit eshte rreth 5 metro, pra justifikimi se distanca midis tyre ishte e vogel, dhe mbrojtesi nuk kishte mundesi te vendoste duart ngjitur me trupin apo pas tij, bije. Kemi pare ne mjafte raste ku mbrojtes te nivelit te larte ne aktivitet evropiane apo boterore, kur kundershtari gjuan ne drejtim te tyre, ata duart nuk i mbajne te hapura, por i vendosin prapa apo ngjitur mer trupin.
Pozicionin e duarve te mbrojtesit tone, shikojeni te figura nr. 1
Se dyti: Po keshtu bie edhe justifikimi se mbrojtesi i kishte duart ne pozicionin natyral sepse me pozicion natyral nenkuptojme ate levizje apo reagim te nje futbollisti, kur ai e ben ate brenda kuadrit te natyrales, pra te levizjes se tij fiziologjike. Nuk mund te konsiderohet si pozicion normal pra fiziologjik i duarve te nje futbollisti, kur kendi midis trupit te tij dhe duarve eshte ne kufijt e rreth 25- 30 gradve.
Shiko te gjitha figurat.
Se treti: Nuk duket asnje lloj tentative e lojtarit mbrojtes per eleminuar apo minimumi per te zvogeluar, duke shkuar keshtu ne siperfaqen e lejuar, per te penguar topin te shkoje ne rrjete. Lojtari mbrojtes duket plotesisht i fiksuar ne pozicionin e duarve te tij, qe nga momenti i gjuajtjes se topit nga sulmuesi e deri ne pengimin e topit me doren e tij te majte. Ne figuren 3 dhe 4 duket se dora e hapur eshte aqe e fiksuar sa topi pasi perplaset ne toke ,ngrihet rreth 2 meter ne lartesi.
Ne keto kushte, nuk mungon asnje element qe arbitri te akordoje nje 11 metersh.