Ish-trajneri i Shqipërisë, Ganni De Biazi, ka mësuar një detaj mjaft interesant në lidhje me mbiemrin e tij.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Soiree”, në Top Channel, ku gjatë një bisede me gazetarin Marin Mema, teksa flitej për patriotizmin dhe atdhedashurinë në Ditën e Pavarësisë, zbuloi diçka që e befasoi.
Mema tha se rreth 44 kilometra larg Peskarës, në Italinë qendrore, ka gjetur arbëreshë me mbiemrin De Biazi.
Faktin që edhe ai mund të jetë arbëresh, De Biazi nuk e ka mohuar, por e ka lënë çështje të hapur, për faktin se i mungon informacioni.
Gjithsesi, nuk mund të rrinte pa thënë diçka me rëndësi: “E dija që isha shqiptar”.
Hahaha i madh