Renditja FIFA, Shqipëria mbetet në vendin e 60-të

29 Nëntor 2018, 15:31Sport TEMA

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Kuqezinjtë e Panuçit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 60 të renditjes, duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga renditja e shkuar, pavarësisht rezultateve jo të mira në ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar për mirë për përfaqësuesen e Kosovës të kualifikuar në play off-in e Ligës së Kombeve pasi kryesoi grupin e saj.

Djemtë e Shalond kanë rikuperuar 6 pozicione, duke u pozicionuar në vendin e 131-të, një pozicion i largët ky që vjen për shkak të anëtarësimit të vonuar të tyre në FIFA dhe UEFA dhe si rrjedhojë gjithçka ka filluar nga vendi i fundit.

Përsa i përket kryesimit të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, atë vazhdon ta mbajë Belgjika, duke lënë pas Francën me vetëm 1 pikë. Vendi i tretë shkon për Brazilin.

1 komente në “Renditja FIFA, Shqipëria mbetet në vendin e 60-të”

  1. Genti35 says:

    Dhe kjo eshte merite e Panuccit. Nje qelbesire e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje