SHIFRAT/ Në Vlorë 80 të zhdukur brenda 3 vitesh? Reagon Policia dhe Prokuroria: Janë veç 23 të larguar

1 Dhjetor 2018, 11:06Kronika TEMA

A janë në Vlorë 80 të zhdukur brenda 3 vitesh?  Policia e Vlorës dhe prokuroria hedhin poshtë shifrën dhe thonë se në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.

në 2016 – 4 shtetas të larguar

në 2017 – 6 shtetas të larguar

ne 2018 – 13 shtetas të larguar

“Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer” thotë policia e Vlorës në një njoftim për shtyp duke shtuar – Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.

Gjithashtu, përsa i përket veprave penale kundër personit,policia bën me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:

Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.

Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.

2 komente në “SHIFRAT/ Në Vlorë 80 të zhdukur brenda 3 vitesh? Reagon Policia dhe Prokuroria: Janë veç 23 të larguar”

  1. Edkari says:

    Vendi ku doli deputet Edi Rama po jeton denim.
    Po shterpezohet mitra qe polli Edi Ramen si politikan.
    Vlora qe hapi depot e ushtrise ka shume gjera pa paguar dhe
    e keqja akoma ska ardhur.

  2. Ledio says:

    Po te doni e te zgjidhni problemet ne Vlore edhe kudo, mos lejoni police, prokurore apo gjykates te jene nga zonat perethe si Vlore, Tepelene, Fier etje sepse jane te gjithe koke e kembe te lidhur me njeri-tjetrin edhe rrjedhimisht edhe me krimin. Bota po mban qytete me nga 10+ milion , edhe ne nuk mbajme dot nje qytet me 300 mije banore edhe te mendosh qe jane jo me shume se 500 veta qe jane ose mund te paraqesin rrezikshmeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje