Lulzim Basha del në protestë tek Astiri: Këtu po bëhet autopsia e regjimit të Rilindjes, po vidhen xhepat e qytetarëve nga qeveria si bandë

2 Dhjetor 2018, 17:31Politika TEMA

Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të lagjes Astir.

Në një prononcim për mediat, Basha e cilësoi projektin e “Unazës së Madhe” si një aferë korruptive duke thënë se po vidhen xhepat e qytetarëve.

“Do të vlerëosoja nga fillimi, nevojshmërinë për qytetin, transportin urban, nëse do bindesha për vlefshmërinë do e konsultoja me banorët. 

Nuk ka patur tranparencë, është shkelur ligji për transparencë, është shkelur Kushtetuta, dhe po dhunohen banorët vetëm që të pasurohet agai i Surrelit. Pse nuk pati garë? Pse një nga kompanitë është regjistruar në parajsë fiskalë?

Kjo që po ndodh këtu nuk ka të bëjë thjesht me fatin e banorëve. Këtu po tregohet se si ka rënë shtetit. Kjo tregon se prokurorja është futur poshtë tavolinës, ka fshehur kokën.

Në vend që të mbahen si përgjegjës për këtë vjedhje, por kërcënojnë qytetarët.  Ai po nxjerr banorët në mes të katër rrugëve për të ndërtuar kulla, Ne jemi në krah tyre për t’ju dhëne forcë dhe kuarjo ndaj kësaj përballje.

Po qeveria po sillet si bandë, për t’i përçare dhe frikësuar banorët. Qëllimi i tij nuk është  zbatimi i ligjit, por vjedhja.

Ju e kuptoni se zgjidhjen duhet ta ofrojë qeveria. Ne jemi këtu që qeveria të sprapset. Këtu po vidhen xhepat e qytetarëve, dhe këtë do ta bëjmë duke qëndruar në krah të qytetarëve. ka një denoncim nga banorët. Këta e kanë denoncuar vjedhjen. Prokuroria është fshehur, ajo është vënë për të mbrojtur Damian Gjiknuri.  Ne duhet të kemi një drejtësi të pavarur.”, tha Basha.

5 komente në “Lulzim Basha del në protestë tek Astiri: Këtu po bëhet autopsia e regjimit të Rilindjes, po vidhen xhepat e qytetarëve nga qeveria si bandë”

  1. Manfi says:

    Ik o pirdhu, se na çave bythën ?

    1. mik says:

      Sa budallenj jemi ne Shqiptaret !! Parti Demokratike thote ai !! E ku asht Partia Demokratike ne Shqiperi more Jaran, ne letra ?
      Nje parti qe ne shenje ” proteste “, nuk merr pjese ne asnje seance parlamentare per aprovimin e ligjeve , nje parti qe i le krah te lire nje partie te vetme te aprovoje cdo ligj qe ata deshirojne , nuk asht parti demokratike, por asht nje parti e dekompozuar oeganikisht, e futur ne kavanoza per kompost ne shenje rrelikeje.
      Te gjithe ato ” ithtare te zjarrte ” te PD-se, nuk jane asgja tjeter vec, mjelse lopesh te PD-se. Aktualisht, Shqiperia nuk ka opozite me dinjitet, te justifikoje veten apo emrin e saj.
      Nqs Shqiperia do te kete opozite rracionale, PD – ja duhet te reformohet prej nivelit 0.

  2. Lennard says:

    O LUL-HAJDUTI je komplet i Pabesueshem.Nje Hajdut po bertet :KAPENI HAJDUTIN .!!! Dorezo paret qe ke vjedhur qe te shperblehen Banoret e mos na shit Dengela.

  3. Ed says:

    Niveli i ketij njeriu eshte shume I ulet! Fjalor I kufizuar, mungese koherence, analize hic! Me mire fliste ai 18 vjecari I akuzuar pet hedhjen e shashkes plasese ndaj polices! Mjeran njeri!!! Thote ,thote dhe asgje nuk thote !

  4. blerta says:

    Kush flet per vjedhje hajduti i 250 mil. eurove…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje