Zidane, Pochettino dhe Conte, kandidatët për të zëvendësuar José Mourinho tek Man United

18 Dhjetor 2018, 16:48Sport TEMA

Zinedine Zidane, Mauricio Pochettino dhe Antonio Conte janë kandidatë të mundshëm për të qenë pasardhësi afatgjatë i José Mourinho

Këtë të martë klubi i Manchester United vendosi që të shkarkojë nga detyra trajnerin portugez Jose Mourinho.

“Manchester United njofton se Jose Mourinho do largohet nga klubi. Ne duam të falënderojmë atë për punën e tij në këtë periudhë dhe urojmë atij çdo sukses në të ardhmjne”, shkruhej në njoftimin zyrtar të “Djajve të kuq”.

Menjëherë kanë qarkulluar dhe emrat e parë që mund të zëvëndësoje Mourinhon të cilët janë, Zinedine Zidane, Mauricio Pochettino dhe Antonio Conte.

Zinedine Zidane

Ish-trajneri francez i Realit të Madridit aktualisht është i lirë pas largimit nga “Los Blancos” verën e kaluar ku arriti që të fitonte Champions Leaguen. Ky ishte triumfi i tij i tretë rradhazi në këtë kompeticion në vetëm dy vite e gjysmë në krye të stoli madrilen. Nuk ka të ngjarë të bashkohet me një klub deri në verën e ardhshme dhe mund t’i përshtatet Unitedit.

Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino është një ndër trajnerët që ka bërë një punë të jashtëzakonshme me skuadrën e Tottenhamit. Ish mbrojtësi i Espanyol dhe Paris St-Germain u bashkua me Spurs në 2014 dhe ka bërë disa sezone mjaft të mira në Premier League me Tottenhamit pavarësisht se vepron me një buxhet shumë më të vogël. Tek United kanë një konsideratë për Pochettinon i cili është një ndër kandidatët për të zënë vendin e Mourinhos.

Antonio Conte

Italian kishte një ecuri fantastike tek Chelsea, duke arritur që të fitojë edhe titullin e Premier League në sezonin e tij të parë si trjaner i Bluve të Londrës, duke zëvendësuar në mënyrë efektive José Mourinho. Chelsea gjithashtu arriti në finalen e FA Cup në 2017, por ata humbën ndaj Arsenalit dhe marrëdhëniet e Conte me lojtarët u përkeqësuan gjatë sezonit të dytë duke u larguar nga klubi verën e kaluar dhe prej një viti është pa skuadër.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje