Kukësi nis spastrimet, largohet dy futbollistët e parë

24 Dhjetor 2018, 15:52Sport TEMA

Vangjel Zguro dhe Dino Shpehar janë dy largimet e para nga skadra e Kukësit.

Përmes një njoftimi për shtyp, klubi verilindorë ka konfirmuar largimet e dy lojtarëve të saj të cilët iu bashkuan skuadrës në merkaton e verës.

Zguro u aktivizua në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Po kaq ndeshje luajti edhe kroati Shpehar, duke arritur të shënojë 4 gola.

Kukësi e mbylli në vend të dytë gjysmën e parë të sezonit me 34 pikë të grumbulluara, tre më pak se Partizani që renditet në vend të parë me 37 pikë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje