Nga Bedri Islami
Është krejt e mundur që dita e sotme, e hënë, 24 dhjetor, të jetë ajo e fillimit të formatimit të qeverisë së re të shumicës socialiste dhe e reflektimit të kryeministrit Rama.
Përse duhet bërë riformatimi i saj?
“Mallkimi” i njohur i mandatit të dytë nuk ka të bëjë fare me këtë ndryshim të domosdoshëm. Ai duhej bërë që më herët dhe tani, gjërat kanë ardhur në zgrip dhe nuk mund të mbajë më një vazhdim i tillë, përmes një ekipi , i cili, më shumë është i heshtur, i rrethuar me enigmën e një kabineti memec dhe që nuk ka ndër mend të lëvizë gjërat nga vendi.
Ndryshimet qeveritare ishin premtuar të ndodhnin në muajin shtator. Edhe vetë shefi i qeverisë, që i kishte paralajmëruar, e dinte se vendi kërkonte një ritëm tjetër, krejt ndryshe nga viti i parë i qeverisjes së dytë dhe se stanjacioni po bëhej i padurueshëm.
Edi Rama nuk do e ketë të lehtë të bëjë ndryshimet e duhura, jo se ai nuk e di se ku gjërat nuk kanë ecur mbarë, por sepse, mbi të gjitha, këto ndryshime duhen bërë në disa nga dikasteret më vendosës të qeverisë së sotme, duke lëvizur nga drejtimi titullarë që janë të lidhur me emërin e tij dhe janë gjetje pikërisht të shefit të qeverisë.
Largimi i tyre do të mund të krijonte edhe mendimin se, njëkohësisht me to, mund të binte edhe alibia e një vizioni qeverisës, i cili, kur bënte hartografinë qeverisëse, vendosi që të gjitha thirrjet të ishin të reja, të pa qena në drejtim, një ekip qeveritar, i cili, në qeverisjet e mëhershme kishte qenë jashtë strukturave, dhe, pra, edhe të pafjalë për lidhje korruptive dhe nepotike.
Si edhe në Rama 1, edhe tani, pas zgjedhjeve të vitit 2017, shefi i qeverisë thirri pranë vetes figura përgjithsisht të reja, me të cilët kishte punuar dikur, i kishte të njohur dhe të afërt, të cilët ishin bërë pjesë e socialistëve ose pas thirrjes së kryetarit, ose pasi ishin zgjedhur në qeveri.
Dy shembuj të domosdoshëm për të krijuar bindjen se duhej bërë ndoshta një ndërlidhje mes dy pjesëve të socialistëve, rastet e ministrit Xhafaj dhe Majko, të cilët njihnin më mirë, më saktë dhe me në detaje mekanizmin e shtetit dhe prirjet drejt së majtës, mund të shërbejnë tani në perceptimin e një qeverie me bazë më të gjërë brenda vetë rradhëve të së majtës, e cila më shumë se sa politologë të mirë apo teknicienë të ditur, thirri njerëz të bindur.
Pesë vitet e deri tashme kanë pasur një alibi justifikimi: gjendjen në të cilën filloi starti i qeverisë Rilindja: buxheti i rënë në greminë, borxhet e shumta, deri në 700 milionë euro, një ekonomi e asfiksuar qëllimisht, krijimi i një lidhje panpresidenciale me institucionet e pavarura për t’ju kundërvënë qeverisë, drejtësia e kthyer në pjesë e lojës së opozitës dhe e kriminalizuar deri në palcë, ku titullarët e saj, me ndonjë përjashtim , ishin bërë metastazat e këtij krimi; opozita e ndërsyer për të ruajtur statuskuonë e saj dhe për të ruajtur veten dhe familjet nga ndëshkimi dhe, mbi të gjitha, gjendja amorfe e një shteti pas zgjedhjeve, para së cilave ishin bërë aq shumë lesh e li politike, sa ishte e domosdoshme qetësimi i frymëmarrjes politike fillimisht e vazhdimi më tej.
Tani, asnjëra nga këto alibi nuk qëndron; gjendja e ekonomisë, sipas ministrit Ahmetaj, po rritet, megjithëse tregu po tkurret; investimet po zgjerohen, sidomos në rrugë, përmes së famshmes PPP, e për më tepër edhe përmes firmave fantazmë që bëjnë falsifikimet në mes të Tiranës, por që ministri Gjiknuri mburret ”se kanë ndodhur jashtë Shqipërisë”; institucionet e pavarura kanë hequr dorë nga kryengritja dhe mund të ëndërrojnë ndonjë “puç” institucional, por kjo nuk varet më nga ato; në presidencë është njeriu i zgjedhur nga vetë qeveria, me votat e tyre, bile duke e kërcënuar, “ose shko president, ose do të zgjedhim dikë tjetër”; opozita ka hallin e saj dhe gjuan rastin të gjejë degë ku të varë kauzat e saj, herë tek kuksianët, pastaj tek astirasit, tani tek studentët, ku t’i dalin.
Qeveria duhet lëvizur. Megjithëse është atribut i shefit të saj, ajo është e deleguar aty nga shumica qeverisëse, PS, e cila ka strukturat e saj jo për paraqitjet e jashtme, por si vend ku mandimi është më i gjërë dhe gjetja më e arsyeshme.
Në fakt, ministrat, sipas shembullit të shefit, janë vënë mbi strukturat e partisë që i delegon; ata janë të mbyllur nga çdo lloj mendimi; nuk i bën përshtypje edhe kur taksojnë të varfër, paga e të cilëve është tek 20 mijë lekë në muaj dhe lirojnë nga taksat milionierët; qeveria të dërgon në gjyq nëse nuk e ke shlyer tarifën e energjisë elektrike në disa muaj, ose në rastin më ngushëllues, të pret dritat; ndërsa biznesmenët milionierë, që nuk kishin paguar në vite devidentin e tyre prej 15 për qind, jo vetëm që nuk u rëndon, por u fal edhe vitet e prapambetura.
Qeveria duhet të ndryshojë dhe mbi të gjitha të ndryshojë perceptimi i saj: ajo nuk është qeveria e zgjedhur për të ledhatuar oligarkët, por shtresën e varfër dhe të mesme të popullsisë. Shumica duhet të sjellë për të qeverisur njerëz që kanë, të paktën, dhembshuri për njerëzit dhe dinjitet për t’i thënë “nuk e ke mirë” apo “e ke për dreq” shefit të qeverisë, e jo ministra që, edhe kur zbulohen skandale të turpshme për një qeveri me mend, bëjnë sikur çdo gjë është normalisht e rregullt. Të bësh katër tenderë, njëri pas tjetrit, për rreth 50 milionë euro dhe të jesh i qetë, si zoti Gjiknuri, do të thotë se i ke hipur në qafë qeverisë dhe të bën të mendosh se cili është kulari që i ke hedhur kryeministrit; të vendosësh për shtimin e taksës ndaj të varfërve dhe ta quash këtë si një politikë e së majtës, si ndodh me zotin Ahmeti, do të thotë të mendosh se populli është aq i pasur, sa të paktën, një e qindja e jote; të bësh lëshime në drejtimin e strukturave se dikush, një botë mafioze ka një video për bashkëshortin tënd, e pak muaj më pas , i deleguari yt të arrestohet , si ndodh në një dikaster, do të thotë ta trajtosh shtetin si pronë private; të shpërthejnë protesta të mëdha studentore dhe zonja Nikolla, me gjithë respektin, të flasë vetëm për kontributet e saj, është pak të jesh jo në vendin e duhur.
Duhet riformatim për të sjellë njerëz të dinjitetshëm, pavarësisht nëse kanë ardhur nga bota e partisë apo janë nga bota e shqiptarisë. Kjo e fundit është shumë herë më e dobishme, në akt, është e vetmja e dobishme. Shefi i qeverisë duhet ta mendojë këtë, si ndodh në rastin e zotit Lleshaj; duhet të bëjë edhe më tej përqëndrime kompetencash në duart e njerëzve kurajozë dhe të ditur, që nuk kanë pikëmbështetje të jetës së tyre dëshirën e kryeministrit, që nuk tremben nga e ardhmja.
Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk mund të ketë.
Kushdo e di se tashmë gjërat kanë ngecur, ekonomia po lëviz më ngadalë se në katër vitet e para; ministrat po janë më të vetkënaqur dhe nuk dua të ju a kujtoj një skicë të Migjenit; precedentët enigmë sot dhe të pamëshirshëm nesër, PPP-të, nuk mund të jenë kudo dhe për gjithçka; mbi to duhet të vendoset një kontroll i fuqishëm, i pavarur, pasi spekullimi nuk është për disa qindarka, por për miliona.
Me ekipin e tashëm nuk mund të bëhen gjërat që janë premtuar dhe ajo tepsi e famshme e pushtetit do u mbesë në derë. Nëse dhjetori do të jetë “dhjetori i vazhdimësisë”, atëherë edhe përfundimi do të jetë i dhimbshëm.
Edi Rama e ka kohën për të bërë një fillesë ndryshe në një të katërtën e mandatit të tij të dytë. Duhet të vendosë pikat mbi “i” dhe të çlirojë zingjirët me me të cilët lëviz qeveria e tashme.
Për të bërë këtë ai duhet të dijë një të vërtetë të madhe: socialistët, nëse dështon qeveria e tij, mund të bëjnë edhe pa Edi Ramën, por ky nuk bën pa socialistët.
Pse duhet qe shefi i qeverise te riformatoje kabinetin?
Apo qe te filloje “loja e kungulleshkave “ me presidentin per mosdekretimin e ndryshimeve, me bindjet dhe mosbindjet e tij, ( per perfitime personale)si ne rastin e zotit Lleshaj, gje e cila do te krijonte me te vertete paqartesi dhe nje klime mosbesimi ne publik.
Duket sikur pena brilante e zotit Bedri islami ka ndryshuar, sikur po i paguan haraçin dikujt.
Ndoshta LSI?
Eshte e rendesishme qe Rama te lyeje mu tin me shurr e!….ose ti japi ngjyrime si pikturat e Rames
O Bedri
Le te supozojme se Edi Rama e ndryshoi komplet kabinetin e tij, Le te supozojme se Edi Rama jep doreheqjen nga pressioni i studenteve,Le te supzojme se zgjidhet perkohesisht nj Kryeminister tjeter i ngjyrave PD-PS ????
Atehere kush do te vije ne pushtet ?? , i nderuar Bedri do te thoshin anglezet “The same old story”, do te thoshin italianet “la stessa minestra riscaldata” do te thoshin shqiptaret “i njejti avaz”.
Per Shqiperine asgje s’do te ndryshonte,i njejti korrupsion, te njejtat vjdhje dhe grabitje,i njejti universitet i korruptuar si dyqan diplomash, e njejta mafje e droge, e njejta, e njejta ……..Ky vend nuk ka mundesi te civilizohet sepse nuk prodhon dot qenie njerzore te civilizuara. Prandaj bertisni sa te doni,shkruani sa te doni “KY VEND S’BEHET”
Vetem nje njeri qe e di te Majten me zemer dhe ka luftuar ne ditet me te veshtira te saj shkruan mendje kthjellet e me zemer. Degjoje Edush se ndryshe breket ke me I mbush.
Analize populiste. Asgje e re.
Une mendoj qe riformatimin me te mire e ben kallashi
dhe ne balle e meriton Edirama.
Ahahahahahaha……!!! Oh sa copa kari qe jeni ju komunistet, nuk ka!! Por kur ka qene hera e fundit qe komunistet kane devijuar nga rruga qe ka percaktuar partia per ta?!!! Ose me mire te themi, kur ka qene hera e fundit qe Edi Rama e ka care trapin per komunistat pidh ropsha?!! Edi Rama, duke qene nje krye moterqire per vete, gjate 5 viteve te mandatir te tij ka qeverisur me te njejtet njerez qe ka qeverisur Berisha, pra: Kastrati, Gener 2, Samir Mane, Sander Frangaj etj!! Pra praktikisht nuk e ka care rrocken fare ( po fare) se ca kane menduar Rilindasit, socialistet ( pra komunistet) dhe cdo cope kari tjeter qe mendoji qe ky kurv njeri do bente dicka ndryshe nga Berisha. Ajo qe eshte me patitike te shkrimi i Bedri mavrise ( pervec Bedriut vete ) eshte fakti qe autori mundohet ti therrase ndergjegjes se kryemoterqirit qe kemi per Kryeminister, qe vetem. Dergjegje nuk ka se e ka treguar. Dhe ne mungese te nje reflektimi te udheheqesit te partise mbi ballet e popullit kar dhe liridashes socialist, atehere ky i fundit do te marre fatin e vete ne dore dhe do bej ndryshimet e nevojshme!!! Po kur ka qene hera e fundit qe komunistat moterqira kane marre fatin ne duart e tyre o Bedri kari!!! Komunistave dhe ropt po tju qish dhe parimet nuk i ndrojne!!! Dhe jo vetem komunistat, por dhe demokratet e PeDe njesoj jane!! Megjithese keta karat e fundit me ardhjen e Lulit ne kryer e kane humbur entuziazmin e dikurshem! Pra, fatkeqesia e ketij populli dhe vendi eshte se njerezit e kane te veshtire te bejne ndryshimin e nevojshem per te miren e tyre sepse mendojne qe po tradhetojne partine, dhe zgjedhin te mbeten moterqira per jete, duke marre ne qafe femijet e tyre!! Dhe pse… sepse ju pelqen Edi, Saliu, Iliri etj!!! Aq e rruan Edi per mendimin tend dhe te kllases puntore te pakenaqur o Bedri kari, saqe emeroi Ridvan Bode si anetar te bordit te ankes se Shqiperise, pasi beri president Liken, dhe bashkeqeverisi me Bashen per 6 muaj!! Ta gezosh qeverine qe deshe o Bedri kari!!!
.. me pelqen mbyllja e ketij shkrimi ..!.. c`do gje eshte mese e qarte .. ! Keta politikane 30 vjecare e dine vete se ku e kane vendin , pa asnje perjashtim ..! Per deputete apo politikane “qorra” apo ” memece ” nuk ka nevoje vendi ..!
Bedri, ti e di ne c’shina leviz kjo qeveri: ne shinat e nje korrupsioni te jashtzakonshem. Sa per shembullin qe sjell per ardhjen ne qeveri te nje gershetimi si me “Xhafa- Majko, njohes te shtetiti me me te rinjte”, duket nuk heq dore nga Xhafa, hajdut e mburoje e hajdutve. Cthua keshtu Bedri. Prandaj, i ndjeri, babai yt, u sakrifikua? Qe ketij populli ti prijne hajdutet, maskarejte si Xhafa? Kurre. Apo qe ministrite ti drejtojne Ahmetet, Gjiknuret e te thone populli eshte i lumtur, na do, ndersa parate e tyre te vjedhura zgjedhesve te vet te zeje paraja parane.
Vlonjati je njeshi ke thon te gjitha komunismi fara me e keqe e njerzimit sgqiptaret e gjithe hajdeni ne europe 3 miljon jena jeyoni ktu komunistet edhe ushtaret e tyre le te rijne ne shwiperi pas tre brezave nipat ndryshojn mentalitet e ti rezojn komunistet ai vend tash eshte nen virusin e kuq komunist te gjitha partite jane ps lsi pd= ppsh