Më shumë se sa të vetëm, socialistët duken të vetmuar në qeverisje

29 Dhjetor 2018, 18:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Viti 2018 ishte viti i parë në historinë e pluralizmit, kur një parti qeverisi e vetme Shqipërinë. Prej vitit 1990, edhe kur një parti i ka pasur votat, siç ka qenë viti 1992, 1996, 1997 etj, askush nuk ka formuar i vetëm një qeveri.

Eksperimenti populist i Edi Ramës për të qeverisur me qytetarët, është një eksperiment social, por jo një produkt politik. Shoqëria nuk kënaqet duke zgjidhur halle, por duke mbyllur konflikte politike. Dhe sado halle që të zgjidhë bashkëqeverisja me popullin, njerëzit janë të prirur të vazhdojnë të kërkojnë edhe më shumë në formën e pakënaqësisë, dhe jo të pushojnë të kënaqur.

Ndaj dhe eksperimenti i parë i Edi Ramës për të qeverisur i vetëm, krijoi dy probleme.

Problemi i pare, është agresiviteti politik kundër qeverisë, që rrit perceptimin e një konflikti permanent politik. Kori anti-qeveritar forcohet nga çdo zë i përjashtuar nga qeverisja.

Perceptimi se ti ke shumë faktorë kundër qeverisë, në rrugë, në shtyp, apo në shoqëri civile, natyrisht që nuk përfaqëson nivelin e kundërshtimit që ke në shoqëri, por prodhon tension.

Në historinë e qeverisjes, rrallë ka ndodhur që një qeveri të ketë kaq shumë shtyp kritik, thuajse 90 për qind kundër saj, kaq shumë zëra politikë kundër, kaq shumë elementë të shoqërisë civile kundër, dhe mbi të gjitha, kaq pak përfitime nga puna e saj në komunikimin me qytetarët.

Qeverisja vetëm nga ana tjetër ka shtuar orekset e socialistëve për pushtet, dhe ka prodhuar pakënaqësi të reja nga pamundësia për të pasur pushtet, në një sistem i cili prodhon më shumë bejlerë të vegjël brenda tij, se sa qendra pushteti.

Ndaj, nga pikëpamja politike, qeverisja vetëm ka prodhuar më shumë tensione politike, se qeverisja në koalicion.

Problemi i dytë, është bashkëqeverisja populiste me qytetarët. Është shumë e vërtetë, biles e mahnitshme, sa shumë qytetarë komunikojnë me platformën e qeverisë për të zgjdhur problemet e tyre. Dhe po ashtu, është e pabesueshme sa shumë halle zgjidh qeveria në këtë formë.

Por kjo nuk është një rrugë produktive politike. Biles, është një veprimtari ilegale. Kontakti direkt i qytetarit me qeverinë, është një formë parapolitike e komunikimit, një demokraci direkte, që nuk konsolidon institucionet, por konsolidon institucionin e ankesës, atë të letrës anonime, të tensionit mes zyrtarit dhe qeverisë qëndrore dhe në një farë mënyre, është më shumë një instititucion presioni mbi administratën, se sa një element i vërtetë i reformës së administratës shtetërore.

Qytetarët që zgjidhin hallet në këtë mënyrë, mund të jenë të lumtur, por shteti i orientuar dhe diktuar nga ankesat e qytetarëve, nuk është një shtet modern dhe i reformuar, por një shtet populist.

Ky stil qeverisje nuk prodhon kurrë mbështetje popullore, por rrit dhe më shumë pritshmëritë e qytetarëve që të zgjidhin hallet direkt me qeverinë, dhe në shumicën e rasteve mbeten të zhgënjyer, duke e adresuar pakënaqësinë direkt tek qeveria qëndrore.

Në këtë aspekt, qeverisja vetëm dhe qeverisja direkte me popullin, nuk e ka bërë më të mirë qeverisjen. Ajo ndoshta e ka bërë më të lehtë përcjelljen e direktivës politike, por jo funksionimin e institucioneve.

Edhe pse përmes bashkëqeverisjes me qytetarët, qeveria duket sikur komunikon me mijëra njerëz, në finale ajo është më pak e pëlqyer prej tyre. Më shumë se sa vetëm, socialistët duken të vetmuar në qeverisje.

36 komente në “Më shumë se sa të vetëm, socialistët duken të vetmuar në qeverisje”

  1. Zambi says:

    ..90 perqind e mediave kunder…
    Me kete standart i bie qe dhe Tema eshte te 90%!!!!!
    Ik e bej nje vizite te okulisti o shoku Mero.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    PS të qeverisë vetëm
    deri sa t’ja ketë takati e mandati
    siç thotë edhe fjala e urtë:
    Meglio da soli che male accompagnati!
    .
    .
    .

  3. Zorro says:

    Mero!
    Sic duket ti nuk ke ndeshur me padrejtesite dhe e korrupsionin e administrates qendrore dhe sidomos ate vendore prandaj thua i habitué se sa shume ka zgjidhur qeveria Halle me te ashtuquajturen bashkeqeverisje .
    Bile ti ke qene mbeshtetes i Rames ne shkaterrimin e shtetit ligjor per deri sa nje shkrimin tim denoncues me fakte per pa aftesine dhe korrupsionin e administrates publike,te kryebashkiakut Veliaj dhe vete Rames ti nuk e botove nga frika.
    Ti di sa halle ka zgjidhur Rama me portali por nuk shkon ne gjykate te verde sa qindra konflikte kane njerezit me administrates deve per me fjale come.
    Ti nuk e di se vete Rama e ka pranuar se sot nuk ankohesh dot ne asnje zyre se nuk ta vershellen njeri .
    Rama e ka rrenuar shtetit ligjor perfundimisht prandaj duhet te shporret nga qeveria!

    1. shqipe says:

      Rrofte shqiptari i madh Rama qe po e ben kete vend dhe pse i rrethuar nga hienat dhe nga keta zorret e b…

  4. Lil Toronto says:

    Rames i duhet te marre teknicene nga jashte te te gjitha fushave nga me te miret mqq te ndertoje strukturat e duhura, te perpiloje dokumentacionet e duhura per t’ju a lene te tjereve t’i vazhdojne..
    SHQIPTARET PER SHQIPTARET.

  5. Përsa kohë është jashtë saliu këto punë të liga kemi. says:

    Po çtë bëjnë o Mero? ta ndajnë pushtetin me hajdutët dhe çakallët lsi-pd, që të mos kenë problme me popullin? Jo le të torturohen socialistët dhe ti shërbejnë popullit mirë dhe jo në emër të qetësisë të lejojnë lsi-pd të vjedhin dhe të shlyejnë copat e Shqipërisë.

  6. sali says:

    Mero do te kete dhene nanje lige corbe te prishur Likja ose Mona ty.Po me ke te bashkeqeverise ,me monen,Lulin,Ndoken ,Gjej nje plehre njecike plehre nga keta

  7. emer says:

    s’ka per t’u habitur, ne pluralizem eshte rregull socialistet mbeten te vetmuar se me te sakrifikuarit. Asnje grupim djathtas nuk ben cfare realizone e majta socialiste.
    Ndersa per bashkeqeverisjen ia ke futur kot Baze jo qeverisje parapolitike jo ilegale: edhe ne administrate e institucione idealisht te shendosha, eshte e nevojshme marrdhenia e drejtperdrejte e popullit me to ne nje mase te caktuar.
    populizmi mund te jete si i majte ashtu dhe i djathte. Ai s’eshte e thene te jete negativ domosdoshmerisht. Ne ket rast qeverisja mbi baza populiste kompenson per burokracine, ineficiencen, korrupsionin e administrates ne veshtrim afatshkurter.

  8. met allkurti says:

    bashkeqeverisja eshte fasade per te mbuluar korrupsionin e nepotizmin. Administraten e ka marre lumi ti mero trego perralla. Ia pame hajrin tepsise,timonit e bashkeqeverisjes si dhe mashtruesit Edi Rama,te gjitha pasuruan nje klan nepotik dhe i moren frymen ketij populli fukara.

  9. Komentuesi says:

    Zoti Mero! Kame lavderuar gjithmon shkrimet e tua,se njeri inteligjent,por kete radhe nuk jame me mendimet e tua qe ç’faq ne kete shkrim.Ne e pam shume mire kalicionin me lsi-n,ku Ilir Met i kerkoi si kusht Rames Fasonet dhe beri kerdin duke mashtruar njerzit me punesime.Kjo qe beri Meta ishte nje nga perfitimet personale,ne dem te tjereve.Prandaj Rama sot drejton me mire vendin me qeverin e ti socialiste,direkt per ineresat e popullit.Dhe ne si popull kete do votojme persweri,se boll te zeza hoqem nga Berisha e Basha.Mos e beft zoti kurre te vijne ata ne pushtet,se pastaj shqiperine e mori lumi.Rama nuk te vret,por te therret ne dialog per te bere me te miren.

  10. Bilbilenjet says:

    Mero! Ajo qe thoni ju ase 90% e medjave jane kundra Rames eshte e vertete.Berisha dhe Basha kane aq shume para kesh sa blejn gjithe shqiperine dhe jo me medjan.Pra ne nuk kemi nje medja te mirefillt,analist me tru,por njerez qe shiten per pese aspra te Berisha dhe Basha,apo dhe Meta.Megjithe keto,Rama po ecen perpara dhe kjo eshte per tu lavderuar.Ai nuk ka mbeshtetjen e medijave,por ka besimin dhe mbeshtetje mbare popullore.Ti thuaj sa te kesh qejf populiste.

  11. s.g. says:

    Qeveria Rama do të kujtohet për diçka të pa presedanë që ate e ndoqi që nga dita e parë ajo është destruktiviteti Berishë dhe neoberishë numër rekord protestash, bojkotesh ,aferash artificiale ,bariera … që ishin pengesa serioze për punë normale në një gjendje anormale ku për 20 v.ishte katandisë vendi dhe populli

  12. Kris says:

    “Është shumë e vërtetë, biles e mahnitshme, sa shumë qytetarë komunikojnë me platformën e qeverisë për të zgjdhur problemet e tyre. Dhe po ashtu, është e pabesueshme sa shumë halle zgjidh qeveria në këtë formë.”
    A nuk është kjo një qeverisje direkte? A nuk është ky qëllimi I qeverisë. Logjika jote Mero nuk punoi këtë radhë .

      1. Arber says:

        Under figa della tua madre.Coglioneeer

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim I mire Mero. Ja ku qendron problem nga nje kendveshtrim I jashtem duke pare nga afer rrjedhojat e ish qeverrise dhe qeverrise te tanishme ne nje afat kohor 12-13 vjecar une si person.. Edi Rama premtoi shume sepse deshte te vinte ne pushtet. Megjithese njerzit e dinin qe gjysmat e programit ishit te pakapshme nga mungesa e thelle dhe abuzimi I atyre sektoreve nga ana financjare qe Rama premtonte zgjidhje, nga ish qeverria e Sali Gelbazes, ata prape se prape votuan per PS-ne (per ndryshim). Rama gjeja e pare qe beri prishi murin e kryeministrise. Ajo nuk ishte thjeshte nje prishje hekurash e muresh, por nje sinjal DEMOKRACI E PLOTE E TE FOLURIT DHE TE SHPREHURIT PER KEDO.. Mediat u afruan te Rama per lepirje dhe Rama ne ate kohe kishte mbeshtetjen e njerzve dhe I perbuzi (mediat).. Mediat ne fillim u tremben, sepse ISHIN TE NJEJTEN PERQINDJE SA JANE SOT KUNDRA RAMES QE I LEPIHESHIN SALI KOLERES.. Por ka nje ndryshim.. Rama i la ne treg te lire.. Mediat nuk ishin mesuar me treg te lire.. Mediat shqiptare e di vet ti Mero si ishin e si jane ke shkruajtur artikuj per keto.. Kur Rama filloj aksjonin e pagesave te dritave dhe duke I dhene presjon nje pjese te popullates DHE ASAJT TREGETARE qe ishin ABUZUESIT ME TE MEDHENJ, media perfitoi nga rasti (duke injoruar qe keta ishin hajduta te taksapaguesve) dhe qe Rama nuk I futi ne payroll dhe jipnin lajme se si futeshin te varferit ne burg. Opozita doli nga shinat.. Shpifje qe ne perendim te fusin ne burg.. Fjalor degradues.. Policet u futen ne Lazarat, Sali Kolera I quante bandat e shtetit.. Partia Socialiste ka ngelur vetem sepse ajo beri reforma qe ngriti zgupthi gjyqtar, prokuror, etj etj njerez ne payroll qe ishin sherbetoret e tyre. Mjeket e majmur atehere ku spitali ishte rrum palle u merziten nga ndryshimet dhe klinikat ku te conin ata u ra xhiroja. Po keshtu dhe sistemi arsimor. Njerzit duke degjuar median, opoziten, lepirsat e humbur me nje fjalor banalieteti, u mesuan dhe gradualisht harruan qe kishin nje diktator (ne opionionin tim, qe vidhte zgjedhjet (fakt), te rrihte (fakt), te vriste (fakt) dhe kane filluar te sulmojne nje qeverri te bute.. Sic the Mero, njerzit kerkojne edhe qiellin po ti lesh, dhe sjellja e kesaj qeverrie duhet te ndryshoj dhe te behet me eficiente ne zyra se sa ne facebuka.. Qeverria duhet te shohi ne imtesi drejtorat, harxhimet tek personeli. Kush I vendos per ke ato rroga.. A eshte harxhimi efficient.. Jo te majmen personat ne post me celulara e sms-ra por ne zyra. A po distributohet leku ne nje menyre qe e gjithe shoqeria kolektive po perfiton nga pagesat, nga buxheti. Sa efektiv je ne ate qe qeverria te ka hapur si administrata.. Ne ata qe i administrojn keto administrata.. Ne qoftese te duhen administrata te reja ku rryma ne sektore te rendesisheme jane tejet mase te ngarkuara dhe pothuajse te bllokuara. Hap sektor per bujqesine.. Krijo tregun e blerjes te prodhimit te fshatareve. Hap disa institucjone ku kontrollohen institucjonet se si shkojne leket.. Hap zyra qe nuk degjohet se c’fare thote shefi.. Ata duhet te jene ne terren dhe eficiente te shohin rrealitetin. Ke plot rini te papune qe kerkojne nje pune serjoze. Jipi pergjegjesi rinise.. Pajisi me fuqi te plote ligjore te kerkojn llogari.. Te raportohen ileqaret, matrapazet, hajdutat, genjeshtaret, kafexhinjte… Mos prisni c’fare rraporti do nxjerri KLSH-ja si ballanc.. Ate duhet ta MAJKROMENAXHONI JU.. Rregullo bujqesine dhe infrastrukturen e hekurudhave te lutem.. Fut njerzit ne pune.. Have to think out of the box.. Mos I rrini atij sistemi dhe shpenzoni kot sepse keshtu ka qene. Pyetja qendron: C’FARE BERE TI ?!?! C’fare po ben me portet ?!?! Po I germon per tonelata me te medhaja ne zbarkim dhe ngarkim ?? I keni update vinxhat e ngarkim-shkarkimit for cargo ?!?! Come on man.. Hap tregun konkurues .. Boll ngelet ne administraten dixhitale dhe fut rinine vet pergjegjese ti hapi rruge te ardhmes se saj.. Beje celularin TE NDALUAR NE ZYRAT E SHTETIT SIC KE BERE DUHANIN.. Beje administraten eficiente…

  14. pokeristi says:

    Z.Mero!
    Normalisht Edi Rama eshte nje amator diletant qofte ne politike qofte ne qeverisje.
    Duke e pare me lente jo zmdhuese por zvogeluese,atij i mbeten perseri mjaft vlera.Ajo qe mund t’a qujme mbivlere te tij,eshte vlera negative e parardhesit te tij.

  15. O sa mire me ken Shqiptar says:

    Mero keq me vjen por ne kete rast nuk ke te drejte.Mirefunksionimi i shtetit do te thote qe te gjitha hallkat e shtetit te jene ne funksion te plote.Kur ty te mungojne Organet e Drejtesise,si mund te funksionoj shteti ?Kur ketu bertet me te madhe hajduti kapeni hajdutin,dhe Drejtesia rri si spektatore,edhe pse ka te gjitha provat.Reformimi i sistemit te Drejtesise dhe veprimi funksional i tij,venia para pergjegjesise ligjore kush ka vene dore ne pasurine publike,qofte i majte apo i djathte,jo vetem ul tensionin politik ne vend,por hap perspektiven per nje qeverisje me te ndergjegjeshme.Pa u bere pastrimi politik nga ana e Drejtesise se pa kapur nga politika ,nuk mund te mare fryme zhvillimi i vendit.Eshte ajo qe po kerkojne Nderkombetaret ,se e dine me mire se ne ku çalon gomari.Shtetet perendimore kane me pak tension polikik,sepse kane te konsoliduar shtetin ligjor,dhe nuk u shkon ndermend te sajojne telenovela ala babale,qe bejne te meret nje shtet i tere per gjysem viti,nderkohe qe do te harxhonte ato energji per halle te tjera,qe nuk mungojne.

  16. Aliu says:

    Eshte 10000000000000 hete me mire kjo qeveri e vetme dhe Edi vetem se da te bashkepunoje e te qeverise me kriminelet e grabitqaret e partive te tjera

  17. Varja says:

    Bashkqeverisje eshte Jepu luge te pangopurrve te LSI shto me shume kaosin ,

  18. Ilo says:

    Se ku e sheh PS ne qeverisjen e te gjatit vetem ti Mero i di, ne socialistet jemi te paret qe mezi e presim rrezimin e te gjatit me kete qeveri klientelistesh jo duke shkuar te Mona por me nje indiferentizem te madh.Shkofte ne te s’emes sic na e ka bere neve socialisteve 5 vite dhe harram voten dhe besimin qe i dhame.

  19. a.f. says:

    Meroja vazhdon ti bjere fyellit ne nje vrime..
    Eshte aq i zgjuar qe ta kuptoje se eshte bere bajat,
    por … “keshtu i do mushka drute” …

  20. Qytetar says:

    Vitin 2019 ,qeveria duhet ta filloj,me paisjen e qytetarve me numerin e punes,si dhe numrin e llogaris per cdo punonjes.
    Te kerkoj qe subjektet private te nderveprojne nepermjet pagesave bankare.
    Ketu fillon shteti.

  21. drini says:

    Bravo Mero per kete analize brilante. Plotesisht dakord me vezhgimet dhe konluzionet e tuaja Profesionisti eshte profesionist.

  22. Zigur Qarri says:

    Dhe kur mendon qe”eksperimentin social”e drejton nje skizofren si Rama,eshte i qarte rezultati i ketij eksperimenti.
    “Eksperimenti social i qeverisjes me popullin”,ne fakt,eshte nje produkt politik,por produkt i politikave jo demokratike,
    qe ka si qellim vetem lidhjen emocionale me popullin(sidomos te udheheqesit autokrat),si silazh per propaganden e tyre
    demagogjike.Dhe kjo propagande ka efekt ne pjesen me vulgare te shoqerise!Jo më kot Ramen e perkrahin interesexhinjt
    dhe llumi i shoqerise shqiptare.Por,kur kete”eksperiment social”(gjithmone jo etik) e bën nje Adolf Hitler apo Edvin Rama,
    skizofrene dhe piktore deshtake,eksperimenti social merr formen e nje eksperimenti me minj laboratori,me pasoja
    katastrofale per nje shoqeri.Perkrahja e Rames nga shume militante(injorante,peverse,hajdute dhe drogaxhinj)tregon,
    se shumkush e pranon rrolin si mi laboratori me deshire,dhe ky depersonalizim i individt deri ne kete derexhe,tregon
    se ku e ka katandisur “rilindja” kete popull.As 1% te halleve nuk zgjidh “qeverisja me popullin”,por qe propaganda e “rilindjes”
    e shet si sukses.Ku te shpie ky mashtrim,ku te shpie degradimi i çdo proteste(megjithese paqsore),ku te shpie perbaltja
    individeve te ndershem,ku te shpie publikimi i korrupsionit,por kurre padi ndaj tij?-te shpie ne zvetenim moral,ne
    injorimin institucioneve shtetrore,ne zhberjen e Shtetit.Me,apo pa dashje,Rama po ndjek kete politike antikombetare.

  23. Zigur Qarri says:

    Dhe kur mendon qe”eksperimentin social”e drejton nje skizofren si Rama,eshte i qarte rezultati i ketij eksperimenti.
    “Eksperimenti social i qeverisjes me popullin”,ne fakt,eshte nje produkt politik,por produkt i politikave jo demokratike,
    qe ka si qellim vetem lidhjen emocionale me popullin(sidomos te udheheqesit autokrat),si silazh per propaganden e tyre
    demagogjike.Dhe kjo propagande ka efekt ne pjesen me vulgare te shoqerise!Jo më kot Ramen e perkrahin interesexhinjt
    dhe llumi i shoqerise shqiptare.Por,kur kete”eksperiment social”(gjithmone jo etik) e bën nje Adolf Hitler apo Edvin Rama,
    skizofrene dhe piktore deshtake,eksperimenti social merr formen e nje eksperimenti me minj laboratori,me pasoja
    katastrofale per nje shoqeri.Perkrahja e Rames nga shume militante(injorante,peverse,hajdute dhe drogaxhinj)tregon,
    se shumkush e pranon rrolin si mi laboratori me deshire,dhe ky depersonalizim i individt deri ne kete derexhe,tregon
    se ku e ka katandisur “rilindja” kete popull.As 1% te halleve nuk zgjidh “qeverisja me popullin”,por qe propaganda e “rilindjes”
    e shet si sukses.Ku te shpie ky mashtrim,ku te shpie degradimi i çdo proteste(megjithese paqsore),ku te shpie perbaltja
    individeve te ndershem,ku te shpie publikimi i korrupsionit,por kurre padi ndaj tij?-te shpie ne zvetenim moral,ne
    shperberjen e institucioneve shtetrore,zhberjes se Shtetit.Me,apo pa dashje,Rama po ndjek kete politike antikombetare.

  24. Korkodili says:

    mero !
    Arsimin universitar e ka LSI dhe PD pasi ZV .miniustr-i=ja e arsimit ka qene per 8 vjet e LSI dhe 8 vjet e PD.
    ata nuk çahen .

  25. moderni says:

    Thembra e akilit eshte kapja e klases drejtuese here nga nje pakice biznesmenesh her nga narkotrafikantet. Klasa drejtuese te ne vazhdon te mjele pushtetin ne kurriz te taksapaguesve dhe shoqerise qe trajtohet si mase sklleverish jo si burimi i legjitimitetit. Vazhdojne te na bejne per leshko. Z. Rama eshte si dita me naten me qeverisjen e Sali shpellarit, po prap nuk ka bere mjaftushem ne permiresimin e raportit shoqeri-klase drejtuese. Shpresoj qe protestat e studenteve dhe te Qorrave mos te degjenerojne ne populizem injorantesh dhe antisistem, po qe te parandalohet ky rrezik sistemi duhet te permiresoj veten. Pastaj, ne analize te fundit, eshte per tu pare nese shoqeria shqipatare do ishte ne gjendje te shprehte nje klase drejtuese me te ndritur dhe me te ndershme se kjo e sotmja. A eshte pjesa tjeter e shoqerise me e ndershme dhe e zonja se drejtuesit e sotem apo keta qe kemi na pasqyrojne me se miri dhe i meritojme?

  26. Jim says:

    Te fusesh familjen kriminalo-feudale-anadollake Bode komplet ne Banken e Shqiperise mban ere m…. dhe kete e ben Rama. Bode eshte nje spiun i Sigurimit famekeq te shtetit. Ne ndaloheshim nga taboret e tij te propagandonim demokracine ne fshatin e tij ne kohen e lindjes te PD e pregatiteshim per zgjedhjet dhe ne ‘91 dhe ne ‘92. Bodja foli dhe vendosi ate murtajen pe allcie kur ne rrezuam ate statuje qe shemtonte Korcen, te diktatorit. Bodja “u zgjodh” nga Saliqeni. PD ishte partia e spiuneve te sigurimit te shtetit…Futja e Bodes me largoi perfundimish nga shoresat e vaketa qe kisha mbi Ramashtetin dhe zbuloi surratin e tij te vertete. Ai eshte nje Sali tjeter qe largon perfundimisht Shqiperine nga demokracia. Ai eshte nje ish spiun i debuar i ish sigurimit dhe vegel zevendesuese e bllokqeneve te cilet kur pane babezine dhe profilin kriminal te Saliut, e permbysen ate duke e zevendesuar me Edvin Ramen, fishekun rezerve te pistoletes se tyre drejtuar mbi koken e Shqiperise. Eshte familja kriminale hoxha qe kurre nuk u denua per krimet monstruze qe ju beri shqiptareve. Cfaqjet qe bejne Edvini dhe Saliu, po dhe familja kriminale Meta hane te gjitha cfaqjet e oborrit Hoxhist qe argetohet me kotelet e tij dhe i ndeshkon sa here mundohen ti dalin nga komanda. Eshte Mafia shteterore shqiptare qe duhet permbysur e denuar. Por shqipraet e perdorur be ‘91, ‘97 e me gjate nuk mund te besojne me sepse cdo proteste e mundeshme dhe e drejte zaptohet dhe asgjesohet nga kjo mafie qe po shkateron Shqiperine e shqiptaret.

  27. Sit back and relaks■●▪ says:

    Vetem Sulltani i zgjidh hallet e nje Mileti prandaj dhe platforma e llafosjes direkt i ben mire forcimit te Dovletit. Nje popull qe ka dhjere gjithe jeten allaturka nuk mund te mesoje ne 20 apo 30 vjet te dhjesi allafrenga.

  28. Sit back and relaks■●▪ says:

    Vetem Sulltani i zgjidh hallet e nje Mileti prandaj dhe platforma e llafosjes direkt i ben mire forcimit te Dovletit. Nje popull qe ka dhjere gjithe jeten allaturka nuk mund te mesoje ne 20 apo 30 vjet te dhjesi allafrenga..

  29. Sit back and relaks■●▪ says:

    Vetem Sulltani i zgjidh hallet e nje Mileti prandaj dhe platforma e llafosjes direkt i ben mire forcimit te Dovletit. Nje popull qe ka dhjere gjithe jeten allaturka nuk mund te mesoje ne 20 apo 30 vjet te dhjesi allafrenga…

  30. Sit back and relaks■●▪ says:

    Vetem Sulltani i zgjidh hallet e nje Mileti prandaj dhe platforma e llafosjes direkt i ben mire forcimit te Dovletit. Nje popull qe ka dhjere gjithe jeten allaturka nuk mund te mesoje ne 20 apo 30 vjet te dhjesi allafrenga….

    1. Arber says:

      Sic duket moma jote do kete degjuar per bemat e Sulltanit.Qafirja ka pare ender sikur ishte ne haremin e Sulltanit.Te ka ven si detyre me shkrujt mirre per osmanet ndoshta permbyset dynjaja.Aferim momes sate o bir i kurves plake.

  31. Arber says:

    Sic duket moma jote do kete degjuar per bemat e Sulltanit.Qafirja ka pare ender sikur ishte ne haremin e Sulltanit.Te ka ven si detyre me shkrujt mirre per osmanet ndoshta permbyset dynjaja.Aferim momes sate o bir i kurves plake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje