David Izazola është goditja e radhës te Kamza.
Skuadra ka periferia e kryeqytetit ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin, i cili ka firmosur për një sezon e gjysëm me kamzalinjtë. Izazola vjen pas eksperiencës në Spanjë te Salamanca.
Akordi me meksikanin ishte arritur prej ditësh nga skuadra e Kamzës, por vetëm sot është hedhur e zeza mbi të bardhë.
Izazola është firma e dytë te Kamza në këtë merkato, pas mbrojtësit të huazuar nga Drita, Arbër Shala.
27 vjeçari i lindur në Meksiko City vjen si përforcim për skuadrën e Ernest Gjokës, i cili shpreson që të shpëtojë skuadrën nga rënia një kategori më poshtë.
Sulmuesi është produkt i shkollës së UNAM, ndërkohë që në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Atlanta, Pumas Morelos dhe Salamanca.