Safet Gjici: Partizani reziston deri në mars, pastaj fillojnë dhe i bien gjunjët

22 Janar 2019, 17:40Sport TEMA

Safet Gjici nuk është ndierë mirë kur ka lexuar gazetën në mëngjesin e të hënës. 9 nga 12 trajnerë që kanë fituar kampionate me skuadra të ndryshme në Shqipëri në këto tri dekadat e fundit mendonin se Partizani do të marrë titullin këtë sezon.

Megjithatë, vetë Gjici për “Panorama Sport” jep një përgjigje për ata që ndoshta e nënvlerësojnë më shumë se duhet Kukësin e tij. Presidenti i klubit verilindor beson rivalin për titull, Partizanin do e mbajnë gjunjët deri në mars.

Zoti Gjici, shumica e ishtrajnerëve që kanë dalë kampionë në tri dekadat e fundit dhe që aktualisht nuk janë pjesë e ndonjë skuadre në Superiore, mendojnë se Partizani do të fitojë titullin këtë sezon. Ju bën përshtypje?

Shikoni, nëse dilet kampion përmes sondazheve apo mendimeve të disa ish-trajnerëve që kanë dalë në pension apo të atyre që kanë dashur të fitojnë titullin me Partizanin dhe nuk e kanë arritur kurrë, atëherë le ta gëzojnë.

Unë di që kampionati vendoset në fushë dhe përgjigjja më e mirë për të gjithë do të jepet në fund. Kam një histori të freskët, pikërisht kur Kukësi shkoi për herë të parë në Europë.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Në debutimin tonë në Superiore, fillimisht na injoronin duke thënë se Kukësi nuk shkon dot në Ligën e Europës. Pastaj thoshin se nuk do të kalojë asnjë tur. Mirëpo, ne kaluam tri ture dhe ishin po këta analistë dhe të tjerë në studio televizive që na nënvlerësonin. Parashikime të këtij lloji më bëjnë shumë çudi.

Nuk i druheni aspak Partizanit?

Partizani mund të rezistojë deri nga mesi i marsit, pastaj fillojnë dhe i bien gjunjët avash-avash dhe në fund do të shikojmë cili merr titullin. Nuk ua presim qejfin atyre që duan Partizanin kampion.

2 komente në “Safet Gjici: Partizani reziston deri në mars, pastaj fillojnë dhe i bien gjunjët”

  1. ashtu posi! says:

    Pa më të voglin dyshim Gjici është shkatërrues i kryesor i futbollit shqiptar me blerjet që u bën gjyqtarëve!
    Ai gjithë stafin e mban vetëm nga halli.Pasi stafi është krejt formal.Ndeshjet i fiton Gjici me dallaverat me gjyqtarët.
    Keni për të parë kur ta fundosë Partizanin duke ja blerë gjyqtarët nëpër ndeshjet që do luajë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje