Shqipëria i është bashkuar qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke njohur liderin e opozitës Juan Guaidó, si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.
Në një psotim në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan:
“Në emër të popullit të Shqipërisë dëshiroj që Juan Guaidó dhe venezuelanët e guximshëm të kenë sukses në triumfin ndaj paligjshmërisë që e ka kthyer vendin në ferr për popullin e vet”.
Presidenti venezuelas Nikolas Maduro ka njoftuar se do t’i japë fund marrëdhënieve diplomatike dhe politike me Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, ai iu kërkoi diplomatëve amerikanë që të largohen nga vendi brenda 72 orëve.
E gjitha pasi presidenti Trump pranoi Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës dhe kreun e opozitës Juan Guaida, si “president të përkohshëm” të vendit.
Maduro tha se SHBA kanë organizuar një goditje kundër qeverisë legjitime në Venezuelë. Në rrugët e Karakas, mijëra mbështetës të Maduros dhe opozitës u derdhën në sheshe, ku nga përplasjet pati dhe katër të vdekur.
Guaida, lideri i opozitës në Venezuelë, u zgjodh për të drejtuar Kongresit më 5 janar. Ai ka thënë më parë se donte të zëvendësonte presidentin Nicolas Maduro në qoftë se kishte mbështetjen e ushtrisë.
Ndaj, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje ushtrisë dhe forcave të sigurisë në Venezuelë për të mbështetur demokracinë dhe për të mbrojtur qytetarët. Ai përsëriti se SHBA do të mbështesë Guaidan në përpjekjet e tij për të formuar një qeveri kalimtare dhe të përgatitet për zgjedhjet.
Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Maduro të japë dorëheqjen në favor të një “lidershipit legjitim që pasqyron vullnetin e popullit të Venezuelës.”
Presidenti i ri i Venezuelës ka njohur gjithashtu Organizatën e Shteteve Amerikane.
“Urime për Juan Guaidan, president i Venezuelës. Ai ka mbështetje të plotë për të nxitur rivendosjen e demokracisë në vend”, shkroi Luis Almagro, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës.
Një zyrtar i qeverisë kanadeze, i cili donte të mbetet i paidentifikuar, tha se dhe Kanadaja gjithashtu do ta njohë Guaidan si president të ri.
Po ne qofte se me 16 shkurt Basha e shpall vehten kryeminister ,a do ta njohe Rama ?.Dikush ne PS apo nga keshilltaret duhet ta kujtoje Ramen se servilizmi idiot nuk te jep fitime.Jo se duhet mbrojtur Maduro por si vend qe kerkojme ti bashkohemi Europes,le te mbajme te njejtin qendrim ,duke pritur reagimin e perbashket.Duket Rama akoma se ka kuptuar se protagonizmi vendet e vogla i le te varfera ndersa neutraliteti dhe maturia i ben te pasura…Ka bere ndonje deklarate Zvicra,Austria ,Finlanda…sigurisht qe jo ….Po ne se Maduro nuk bie ,cdo te beje Rama..?
200% Dakord me Spartak Ngjelen ! Bravo Avokat dhe Bjeru pas Koke HAJDUTEVE te paskrrupullt
O debil rama,shkaterrues i P.S
Po te i mbushet mendja Sali Kriminelit te zhduke per 24 ore.
E pastaj sipas teje eshte e drejte te njihet nderkombetarisht uzurpuesi Sali.
Me duket se paska te drejte dottoressa.
.. ja ku e nxori koken ..!