Skandal para ndeshjes në Fushë-Krujë, dhunohen futbollistët e Skënderbeut

2 Shkurt 2019, 13:09Sport TEMA

Kur të gjithë po prisnin ndeshjen mes Kastriotit dhe Skënderbeut, në stadiumin ‘Redi maloku’ ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar duke qenë se persona të paautorizuar kanë dhunuar futbollistët e Skënderbeut duke i goditur. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit korçar në ‘Facebook’.

Nga incidenti i ndodhur pak minuta më parë, të dhunuar kanë mbetur disa nga futbollistët e klubit korçar. Ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga ky incident, ndërkohë që forcat e policisë nuk kanë qenë të pranishme në stadium për të shmangur këto probleme. Pak orë para ndeshjes, ishte klubi krutan ai i cili njoftoi se hyrja në stadium për ndeshjen ndaj Skënderbeut, ishte falas gjë e cila ka afruar më shumë tifozë në stadiumin ‘Redi Maloku’.

Reagimi:

“Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti – Skënderbeu. Reth 25 persona të paautorizuar brenda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç

Asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes”, shkruan klubi korçar.

1 komente në “Skandal para ndeshjes në Fushë-Krujë, dhunohen futbollistët e Skënderbeut”

  1. Kryetari i mafjes says:

    Haaaa…
    Ja edhe besa dhe mikpritja shqiptare e proklamume nga Besjana Kadare n Amerik mes hebrenjsh!
    Haaaa..
    Ne stadjumin “Bes Maloku”….
    Kurva dhe maloku kan nji t perbashket.
    Ashtu sikurse:
    Kurva ka nder
    Maloku ka bes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje