Nga Ledi Shamku
Shkova sot me e gjerb nji kafe e nja dy hurba raki rrushsafì me Liun e Cakut. Kisha kohë pa e taku se, helbete, unë i kam vu “themrat ka mojat” si thotë Liu dhe ky s’do me mbajtë celular “t’natarrum” e nuk flas dot me te n viber o ku di unë.
Liut ja ka qejfi içik me u tall me t’gjithë, edhe me mu, pavarsisht se jena dora jonë, tironsa të dy e merrna vesh e n’fund merrna n’qafë (përkthej: përqafohemi). Po Liu nuk tallet dosido, jo mër jo! Si tirons katërqindërhemsh, Liu ka ca lojna fjalësh me ju bo marak çdo gjuhëtar.
Doli e m’priti sot aty ke avllia edhe hymë n’oborr: karriken per tavolinë ene shkomat (stolat) për karrike, ene: “Ja ke baba ‘ri goc se u bomë për t’u shkrujt me letra! (Liu s’di me shkru).
E mora n’qafë edhe un dhe ja shtrum aty cipër shkomit e faqe dillit të dy.
Liu: – A t’ra siraja me e pa demostratën dje ër babë?
Unë: – Protestën thu, babe?
Liu: – Çëre proteste pash Zotin! Kjo kaptina ime m’thot qi me protestu osht me fol e me u hongër me llafe.
Demostrata osht me huj! (edhe ktu, me kët dallim të hollë semantik jemi: 1 me 0 për Liun e më rroftë shkolla mu!).
Liu (prapë): Lene mo, sa m’osht rrëmys ai Sala mo, i dor rob ishte bo, e mur m’qafë dera! Babe, mos qesh, për Zotin atij ja fiku derën dera!
Unë qesh. Qesh me lojën e fjalëve: me ta fik derën dera. Po s’kam kuptu gjë akoma dhe e cys muhabetin.
Unë: Babe, po nuk shkoi Sala ke dera. Ishin tjerë. E kush e prishi le ta majë babe se si thu ti s’bohet me “mshoja si n’mall t’senjefit”.
Ai: Ori goc, a t’kena çu anej me na u ftillu a me na u letu? Dera qi s’ju thy po t’thomi, dera qi s’ju thy ja fiku derën Sal vorfnit! Ai kishte bo hesapin që dera do u thyjte, robt do hyjshin mrena, me vojgurna e me shkrepse mo, njato qi kishin mor me vete kastile. Ene do ja vejshin zjermin binosë qeverisë. Do detyroheshin polict me reagu se helbete i kishin hy mrena.
E do bohej larg o Zot lufta modhe, ene sherrit nuk i dihet. Nji kto ishin llogaritë e atij t shkreti babe, po ka ta dite ai që nji derë xhomi paska qenë kalu derë kalaje paska qenë. Fut e bjer e veç ca cifla. Ene s’pat mo çëre me bo i shkumi kot, hec e hikim tha, ene i qajshin sytë mo! I pat mledh ata rob me i shti mrenë e masnej le t’i njelte kapili qeverisë. Po ja fiku derën dera që s’ju shem!!!
Kisha ngri e rrisha tu e vrejtë Liun e Cakut. M’i kishte hap sytë me syqartësinë e mendjes së vet.
Paskan kërku komën për gjemb dje domethënë. Veçse gjembi qenka kallxu i mençëm. Tashti që i ngeli çakmaku n’dorë, zjerm për zjerm, ka bërtit sot plak-vorfni me djeg mandatet…
O sa kam qesh ! E madhe kjo!
perralla me lesh deveje
Ledi,
Nuk ke gabuar asnje presje ne dialektin tiranas, por nuk e kuptoj kete mani te koheve te fundit te shkruash ne dialekt.
Ti je “ene goc e shkollume”!
Por Liu mu duk personazh i vjedhur nga Daj Ceni, i Shqfqet Musarajit. Megjithese ti nuk pretendove te ishte origjinal i yti.
Megjithate, kjo qe the eshte fatkeqesisht e vertete, dhe te tjerat nuk kane rendesi. Forma nuk e cenon permbajtjen. Turp PD-ja ku ka perfunduar – vegel e ish-sekretarit te Partise se Punes, Sali Katunar Berisha.
Ledi osht nji prej promovuseve ma te mdhoja te dialekteve o Grigoro. Ka pas bo nji debat t’ fort kur i doli m’ krah Jozefina Topallit se fliste shkodrance… Un menoj se o mir me fol noiher m’ dialekt se s’bohet nomi ?
DOLE TI MOJ RRUSPI TNA TREGOSH PRRALLA PTU TE SHKERDHEVSHA ROBT
Si te erdhi, o kungull. O sovjetiku i xhaxhait. Po shko ne shkolle nje here mor djale, pastaj merru me “pulatike”.
Po ti dreqin, ta kishe mbaruar ate klasen e peste se nu k u be qameti. Jo dhe jo ti. “Rri si mut nashti” – thote Nasi.
Bravooo! ????✌✌✌✌??????
Shume e bukur! ?
dhendrin belind kellicin mos e shaj moj !
E bukur….dhe respekte……
dhendrin belind kellicin mos e shaj moj !
Bukur. …
Ledi nuk te kam pas qef atehere kur te shifja me Edin në fushat,që i rate cep në cep Shqiperise,në mos gaboj në 2009-n.Kjo ndodhi sepse maloku nuk e kish nxjerre në shesh fytyren e tij te dhjerë prej hajduti.Bundja ime u forcua kur shpertheu Gerdeci dhe ai dhe ai turiqeni i tij ishin perfshire në korrupsionin e municioneve per në Afghanistan.Erdhi me pas 21 Janar ku me urdherin e tij u pushkatuan 4 qytetarë jasht gardhit te kryeministrise dhe kur ishin duke u larguar.Mbi ate plak te ndyre,kriminel,te korruptuar që molepsi gjithe sistemin e drejtesise,shkaterroi arsimin,ekonomine e gjithçka që i thone shtet.Ai e beri vendin nje shpellë ku kryeshpellari ishte vet.Mendoj dhe gjykoje se ti je nje vajzë e mrekullushme dhe intekektuale e shquar,por politika në vendin tonë ka fytyren e atij egersires,qenit te vjeter plak,te cilit I ka ardhur ngordhja.Te pershendes nga Londra
Ledi vajza juaj ka nje pozicion keshilltari ne ministri qe 25and vjec.Jepni shembullin qe nuk jeni si te tjeret. Ate pozicion nuk e ka me merite.Te pakten mos na bej moral.
Eksentrike, me burr vjedhacak, eksentrik, i zoti per cdo gja ne fubnksion te lekut.Me mire dera, idiote.Zemerimi i popullit e verbon.Kush e di c do kish ndodh.Qe kumon, idiote, kumone per te gjatin,Te mbledh menjen, te iki nga koka komet.E shboni ket shtet.Ngado qe ta paksh, te njel m dore.S ka shtet.Dyrt e myll>Mrena militant me diploma e doktoraTURA t bleme.Asnji pune s dine me bo.Poplli jashte vjen verdalle si pordha mneper breke.Turp idiote.Ka PS tjere.Ta nderroi kalin karroca.T bohen nji here zgjedhje te lira.Mos u ma ke dera e blindume.S ka dere qe ta mbaj popllin.E ka tregu historia ketena.Enveri ka ngordh.
Ore ti BRSS. Emrin e ke komunist. Duket ta ka vene Saliu. Po trute e kokes nga i ke marre, se Saliu te gjithe te veteve ua ka hequr trute, dhe ju jep tru budallai, por i kane mbaruar edhe trute e budallaut. I ka ngelur kosherja bosh.
E keqja me e madhe e ketij vendi kjo eshte se e besojne verberisht edhe kur vret njerez i japin te drejte. PD eshte fatkeqesia me e madhe kombetare.
Te lumte Znj. Shkreli, nje shkrim letrar i shkelqyer dhe me humor te holle per protesten e fundit dhe dialektin Tironos .
Kujt i djeg le ta kruaj me mishtritke misri !
Fantastike, kaq bukur sa nuk behet!
A ti ta nref oj goce.
Respekte ,…………….me shume kulture ne dialekt Tironas,………….qe kurre ne historine e saj eshte demonstruar forca e dhunes e rrugacerise e shkaterrimit.Kjo eshte ideologjia dhe kultura qytetare. Urime zonja Shamku,te kujtoj si sot kur vije per vizite ne feminine tende sebashku me Nenen tende tek Tirana e re ,Nona Dylbere kushurira e gjyshit tend te mbrekullueshem Riza.
Nuk kam ndonje simpati per kte karagjoze por me sa di une kjo nuk eshte tiranse por me origjine kam ndegju qe eshte dibrane..ndoshta.