Edi Rama në konferencë: Djegia e mandateve nga opozita, akt i paprecedentë. I bëmë zgjedhjet bashkë, dhe u kujtuan në vjeshtë të ankohen

21 Shkurt 2019, 18:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp, pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Pjesë nga fjala e Ramës

Opozita parlamentare ka konsumuar një akt të panjohur në histori, të të gjitha vendeve, që nga demokracitë perëndimore, deri tek regjimet hibride.

Jam zgjedhur kryeministër dy herë, pas tetë vjetësh në opozitë.

Herën e parë në koalicion, ndërsa herën e dyte më vete, në një qeveri të përbashkët me opozitën.

Kujtoj që i dhamë Ministrinë e Brendshmë, KQZ-në dhe çfarë kërkoi.

Kjo, për të mos pasur justifikime për humbësit.

Ndaj dhe firmosëm marrëveshjen e parë.

Herën e parë zgjedhjet nuk u kontestuan dhe fajin ia lanë popullit, për një milionë shuplakat.

Edhe herën e dytë zgjedhjet nuk u kontestuan, por kjo zgjati deri në vjeshtë, kur nisën kontestimet.

Shqipëria e sotme ka plot halle e problem.

Unë s’jam as i rënë nga qielli dhe s’jam i pagabueshëm.

Kam bërë gabime, por kam ditur të tërhiqem dhe kam kërkuar falje.

Por unë jam stërmundur për t’i dëgjuar të gjithë, nga ora 7 e mëngjesit, deri në orën 2 të mëngjesit tjetër, çdo njeri.

Jam tërhequr kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që kanë protestuar kundër kësaj qeverisje.

Për mua nuk është qejf, as nevojë për të shtyrë kohën, se ajo më mungon shumë, por është pjesë e detyrës sime, t’i përgjigjem kujtdo, edhe me replika në rrjetet sociale.

Sulmohem përditë e përnatë jo vetëm nga gojëpërdalët e opozitës, por në çdo kanal e çdo portal, me fis e farë, dhe kam hyrë në një borxh të madh me fëmijët, gruan e nënën, por edhe miqtë e mi, që merren nëpër gojë.

Por kurrë nuk e kam menduar të përdor pushtetin ndaj atyre që më kanë goditur me fjalë, dhe jo vetëm, e jo më t’i kem bërë.

Ua kam kthyer me fjalë, është e vërtetë, por kurrë nuk do të gjeni në asnjë arkivë, që Saliut t’i kem thënë kriminal me duar të përgjakur, Ilirit t’i kem thënë hor, Monikës hajdute me çizme, apo Bashës.

(VIJON)

13 komente në “Edi Rama në konferencë: Djegia e mandateve nga opozita, akt i paprecedentë. I bëmë zgjedhjet bashkë, dhe u kujtuan në vjeshtë të ankohen”

  1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    E fillon me fjali habitore, e vazhdon me fjali viktimore te shohim si do e mbylli….. vijon

    1. AM says:

      Skishte viktime? Brilant e kokelart gjithe kohen!

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    E fillon me fjali habitore, e vazhdon me fjali viktimore te shohim si do e mbylli…… vijon

    1. Pjatalaresi kompetent says:

      Ik mer trap shko la pjatat

  3. Adi says:

    Ti i vlla kujton se detyra kryeministerit eshte te rrish ne fejsbuk dhe uotsap nga ora 7 me 2/3 te nates nderkohe qe ata qe ke verdalle vjedhin e grabisin. Program s’ke (se pa program te zgjodhen shqiptaret), ide ske, investimet pertoke, infrastruktura ka ngel akoma te by-pas i Fierit dhe 2 km unaze, borxhi kacafiu per ppp. Shkurt muhabeti je komplet kot, hajdut dhe i paafte.

    Per ata te opozites nuk po flas hic se nuk ia vlen. Jane ata qe mos qofshib pa je ti

  4. Zigur Qarri says:

    Ti pergjigjesh per gjera pa vlere,por per problemet qe shqetesojn vertete shqiptaret(jo militante e PS),median e pavarur dhe
    opoziten,nuk pergjigjesh kurre.Te kujtohet ajo gazetarja ne Rinas,kur erdhe nga Bullgaria,nuk ju pergjigje,u largove,sepse s’doje te ballafaqoheshe me te verteten.Kur nuk te pelequ e verteta e Zotit Marku,bere presion se do largoheshe nga emisioni,duke luajtur
    kllounin.Perse u la te iki Geron Xhafaj,deshmitari kryesore i “Çeshtjes Xhafaj”,me pare se te merrej ne pyetje nga drejtesia shqiptare?
    Perse deklarove per audiopergjimin se eshte i manipuluar pa e thene drejtesia fjalen e saj?Kush fshihet mbas Avdjol Dobit,dhe perse
    nuk u arrestua menjehere pasi u denoncua?Perse premtove per rritjen e buxhetit per arsimin,dhe mbas 5 vitesh pretendon se nuk
    realizohet?!Po me 613 kg kokaine qe u kap ne Portin e Durresit,çfar u be,kush ishin porositesit e kokaines? Ketyre pyetjeve jepi pergjigje
    ti.Perse nuk ju pergjigje kurre akuzes se F.Lubonjes,kur te akuzoi si i korruptuar,sepse deklarata e tij ishte me fakte te dokunetuara?
    F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanë në
    mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndom-
    kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës. Kur u bë ministër Kulture
    në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS,
    Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë të
    kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur
    gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmoste
    Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e
    nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD
    në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!

    1. Alb says:

      Zigur, po shko o tu mbylltene prokurori. Ne shish punon ti mo?

  5. artan kurti says:

    Respekte gjeja e pare qe duhet te beni ju si Qeveri dhe ne te gjitha Bashkite ku eshte PS te largohen nga punet dhe zyrat pasi ky eshte gabimi Nr.1 qe sot keta tallen me popullin.Urgjent te zhbllokohen dosjet e Rruges se kombit.Gerdeci .CEZ etj.Pa hapur dosjet dhe pa larguar militantet e PD dhe te LSI dije se ne zgjedhjet e tjera nuk do fitosh.Filloje me Bashkite TANI

  6. Llaman says:

    Kisha kohe qe nuk desheroja te degjoja fjalimet e politikaneve shqiptare, dhe per kuriozitet u ndala te degjoj kryeministrin Rama. Nuk fsheh se artikulimi i tij me magnetizoi, gjuha e pasur me argumente, me llogjike te hekurt me beri per vete. Urimet e mija per te ndjekur trendin e stabilizimit te shtetit ligjor.

  7. Flutura says:

    Artan ke te drejte, po Edi Rama eshte si Fan Noli, kerkon te bej shtet me shpellare nga veriu ne jug. Ai nuk vret, as heq njerez nga administrata, ben reforma dhe ligje, i nderon faqen qyteteve dhe fshatrave, flet vete me njerezit e thjeshte, nderton shtepi per te varferit, rregullon imazhin e Shqiperis ne bote e plote faje si keto…
    Noli shkruante:
    Kush kerkon Republik’
    Me statut e me logjik’
    E ka pisk e ngordh si horr
    Ne konop si yradhetor
    Me kuptove?

  8. AM says:

    Ky eshte thjesht brilant ne mes nje lukunie derrash qe vetem duke i pare te behen pis syte!

  9. Rajmonda says:

    Mos e vri mendjen zoti Rama, mos u dorzo je krenaria e vendit, te gjithe jemi me ju. Kafshet ate pune kane le te lehin si qent rrugesh. Injoratet nuk mund te qeverisin vendit.shqiperia ka ndryshuar dhe ndryshon cdo dite.perpara zoti Rama

  10. Raj says:

    Mos e vri mendjen zoti Rama, mos u dorzo je krenaria e vendit, te gjithe jemi me ju. Kafshet ate pune kane le te lehin si qent rrugesh. Injoratet nuk mund te qeverisin vendit.shqiperia ka ndryshuar dhe ndryshon cdo dite.perpara zoti Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje