Arrin në 133 persona numri i të vdekurve nga alkooli toksik

24 Shkurt 2019, 11:42Bota TEMA

Të paktën 35 viktima të tjera janë shtuar në verilindje të Indisë pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar, duke e rritur bilancin e këtij helmimi masiv në 133 të vdekur, njoftoi sot policia.

Ndërsa të paktën 200 persona të tjerë vazhdojnë të jenë të shtruar në spital.

Kjo dramë ka ndodhur më pak se dy javë pas vdekjes së qindra personave në veri të vendit në rrethana të njëjta.

“Bilanci i tragjedisë nga alkooli ka arritur 133 të vdekur në rajonet e Golaghat dhe Jorhat”, deklaroi Mukesh Agarwala, përgjegjës i lartë i policisë.

“Janë arrestuar 10 persona. Kemi dërguar provëza të pijes në një laborator mjeko-ligjor dhe presim përgjigjen e tyre”, vazhdoi ai.

1 komente në “Arrin në 133 persona numri i të vdekurve nga alkooli toksik”

  1. Alkoli ben cudira says:

    O gazetar kazan…. po cpune kemi ne golharat e sakikat mor qen muti. A ske lajm se brendeshmi more legen. Kush po i din se ku bie golharati more zuzar!
    Te ngre tjetri nervat qe ne mengjes. PTU!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje