Kim i tha Pompeos: Nuk dua që fëmijët e mi të mbajnë barrën e armëve bërthamore

24 Shkurt 2019, 09:30Bota TEMA

Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i tha sekretarit amerikan të Shtetit, se nuk donte që fëmijët e tij të jetonin me barrën e armëve bërthamore.

Këto detaje janë zbuluar nga një ish-oficer i CIA-s i cili ishte përfshirë në bisedimet diplomatike të nivelit të lartë mbi armët bërthamore që posedon Veriu.

Kim ia bëri këto komente të rralla Mike Pompeo gjatë një vizite në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Pyongyang, në prill të vitit të kaluar për të hedhur themelet për samitin e parë historik midis udhëheqësit të Veriut dhe presidentit të SHBA Donald Trump në qershor në Singapor, tha ish-zyrtar i CIA-s Andrew Kim, raporton agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut dhe Wall Street Journal.

Unë jam një baba dhe një burrë. Dhe unë kam fëmijë“, i tha kreu i Koresë së Veriut, Pompeos, kur u pyet nëse ai ishte i gatshëm t’i jepte fund programit të tij bërthamor.

Dhe unë nuk dua që fëmijët e mi të mbajnë armë bërthamore në shpinë gjithë jetën e tyre“. Kjo ishte përgjigjja e tij, tha Andrew Kim në një leksion të premten në Qendrën Kërkimore të Azis dhe Paqësorit në Universitetin Stanford, ku ai është i ftuar.

Para se të largohej nga CIA, Kim krijoi Qendrën e Misionit të Koresë së Agjencisë, në prill 2017, dhe shoqëroi Pompeon, që ishte drejtor i CIA-s, në Phenian vitin e kaluar.

Në samitin e tyre të Singaporit, Kim dhe Trump u zotuan të punojnë drejt paqes midis vendeve të tyre dhe për denuklearizimin e gadishullit Korean.

Por pak përparim është bërë që atëherë dhe ata do të takohen përsëri në Hanoi të mërkurën dhe të enjten. Ata pritet të përqëndrohen në hapat që Koreja e Veriut mund të marrë për denuklearizimin, në këmbim të asaj që është edhe kushti i SHBA.

Ish-oficeri i CIA-s tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut shprehu një dëshirë të fortë për të përmirësuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara si një mënyrë për të ndërtuar besim mes tyre, gjë që tha ai ishte e nevojshme për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut u nis me tren nga Pyongyang për vizitën e tij në Vietnam të shtunën pasdite, njoftoi agjensia e lajmeve TASS të Rusisë, duke cituar një burim diplomatik të Koresë së Veriut.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut duhet të konfirmojnë ose udhëtimin e Kim në Vietnam ose samitin e tij me Trump./TemA TV/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje