Vendi "zien" nga protestat, Maduro shëtitet me automjet në qendër të Karakasit: Unë kam qenë gjithmonë me popullin

24 Shkurt 2019, 11:52Bota TEMA

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilio Flores shëtitën me automjetin e tyre në qendër të Karakasit  dhe publikuan një video mesazh në rrjetet sociale.

“Nga Karakasi u shpreh mirënjohje qytetarëve të New Yorkut që dolën në rrugë për t’i bërë thirrje presidentit të SHBA-ve Donald Trump që të heq duart nga Venezuela”, ka thënë Maduro në video.

Ai gjithashtu në mesazh theksoi se doli nga pallati presidencial Miraflores për në qendër të Karakasit për të parë se si jeton populli i tij.

“Njerëzit janë në rrugë për të mbrojtur revolucionin dhe jetën. Unë kam qenë gjithmonë me popullin”, tha Maduro, duke shtuar se paqja do të triumfojë.

Venezuela u përfshi në protesta që nga 10 janari kur presidenti Maduro dha betimin për mandatin e dytë pas bojkotit të opozitës.

Tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës, Juan Guaido, më 23 janar u vetëshpall president i përkohshëm, i mbështetur nga SHBA-të dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine. Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika mbështesin Maduron.

Recorriendo las calles de Caracas, en calma, tranquila. Le envío mis saludos y agradezco al pueblo de Nueva York por su solidaridad activa, expresada en las calles, con Venezuela. ¡La Paz Vencerá! pic.twitter.com/eWsuVkAJde

— Nicolás Maduro (@NicolasMaduro) February 24, 2019

1 komente në “Vendi “zien” nga protestat, Maduro shëtitet me automjet në qendër të Karakasit: Unë kam qenë gjithmonë me popullin”

  1. IVONI says:

    keto jane skenaret e “flames” boterore ..!Edhe sikur Maduro te mos jete komunist , komunizmi nuk do vdese kurre ..! AI eshte endra e vertete , shpresa e pa shueshme per nje jete te lumtur , te barabarte me “boset” qe mend nuk kane , por mburen me parane , pasurine per te cilen format e fitimit te saj jane te pa moraleshme ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje