Një apel për të zhdukur nga faqja e dheut murtajën e abuzimeve në kishë. Për Papa Françeskun, pedofilia mbetet një fenomen i neveritshëm që i ka rrënjët te e keqja. Në fjalimin e tij që mbylli samitin 3-ditor në Vatikan, me temë “Mbrojtja e fëmijëve në kishë”, Papa Françesku premtoi një luftë të ashpër për të çrrënjosur monstruozitetin e abuzimeve seksuale nga kisha dhe bëri të ditura 8 praktika të reja që do të ndiqen sot e tutje, mes të cilave edhe ndalimin e fshehjes së këtyre rasteve.
Ati i Shenjtë renditi keqpërdorimin e pushtetit dhe klerikalizmin si shkaqe të pedofilisë priftërore, por ai kujtoi se kjo “sëmundje” nuk është e përhapur vetëm në kishë, por edhe në mjedise të tjera dhe se shumica dërrmuese e priftërinjve e kryejnë detyrën e tyre në besnikëri të plotë me ato që predikon Ungjilli.
Duke iu referuar priftërinjve abuzues, Papa tha se këta, “njerëz të shenjtëruar, të zgjedhur nga Perëndia për të udhëhequr shpirtrat drejt shpëtimit, nëse e lejojnë veten të bien pre e dobësive njerëzore, bëhen instrument i djallit”. “Në abuzime shohim dorën e së keqes që nuk kursen as pafajësinë e fëmijëve“, tha Françesku.
Samiti u mbyll me meshën që u celebrua në sallën Regia, në Vatikan.
“Ka ardhur koha t’i jepet fund kësaj gjëje të shëmtuar. Është koha për të gjetur ekuilibrin e duhur të të gjitha vlerave në rrezik dhe për të dhënë udhëzime të unifikuara për Kishën, duke shmangur dy ekstremet e gjykimit, të shkaktuara nga ndjenja e fajit mbi gabimet e së shkuarës, nga presioni i botës mediatike dhe vetëmbrojtja që çon në mospërballjen me shkaqet dhe pasojat e këtyre krimeve të rënda. Kisha, pra, nuk do t’i kursejë përpjekjet, duke bërë çdo gjë të nevojshme për të çuar para drejtësisë ata që kanë kryer krime të tilla. Kisha kurrë nuk do të përpiqet të mbulojë apo të nënvlerësojë asnjë rast. Për bindjet e kishës, mëkatet dhe krimet e njerëzve të saj kane tone akoma më të errëta pabesie dhe turpi. Ato deformojnë imazhin e kishës dhe minojnë besueshmërinë e saj. Në të vërtetë, edhe vetë kisha, së bashku me bijtë e saj besnikë, është gjithashtu viktimë e këtyre pabesive”, tha Papa.
Megjithatë, për Atin e Shenjtë plaga e abuzimeve të të miturve shtrihet përtej mureve të kishës. “Teatër i dhunës dhe abuzimit nuk është vetëm ambienti i brendshëm, por edhe lagjja, shkolla, sporti, për fat të keq edhe kisha. P.sh. kemi fenomenin e trishtë të turizmit seksual dhe atë akoma më të rëndë të pedopornografisë. Por kjo nuk mund të jetë ngushëllim. Krejt e kundërta. Jemi përballë një problemi universal që fatkeqësisht e hasim kudo. Por duhet të jemi të qartë në një pikë: përmasa universale e kësaj plage të shoqërisë tonë nuk e zbeh monstruozitetin e rasteve brenda kishës”.
Tetë praktikat e rekomanduara nga Papa
1. Mbrojtja e fëmijëve. Objektivi kryesor i çdo mase është mbrojtja e fëmijëve dhe parandalimi që të bien viktimë e ndonjë abuzimi psikologjik dhe fizik. Prandaj është e nevojshme të ndryshohet mentaliteti i deritanishëm i mbrojtjes së institucionit, duke u dhënë përparësi viktimave të abuzimit në çdo kuptim.
2. Serioziteti i patëmetë. Asnjë fshehje e rasteve. Të gjithë ata që janë përgjegjës do të shkojnë para drejtësisë.
3. Një pastrim i vërtetë. Pavarësisht nga masat e marra dhe progresi i bërë në terren për të parandaluar abuzimin, është e nevojshme të imponohet një angazhim i përtërirë dhe i qëndrueshëm i priftërinjve
4. Trajnimi. Kriteret për përzgjedhjen dhe formimin e kandidatëve për priftërinj duhet të shmangin personalitetet problematike, por edhe të ofrojnë një proces të balancuar formimi për kandidatët e përshtatshëm.
5. Forcimi dhe verifikimi i udhëzimeve të Konferencave Ipeshkvnore. Theksohet nevoja për unitetin e peshkopëve në zbatimin e parametrave që kanë vlerën e rregullave dhe që nuk janë thjesht udhëzime.. Asnjë abuzim nuk duhet mbuluar (siç është zakonisht në të kaluarën) dhe nënvlerësuar, pasi mbulimi i abuzimit favorizon përhapjen e së keqes dhe e çn skandalin në një nivel tjetër.
6. Asistimi i viktimave të abuzimit. E keqja që ata kanë përjetuar shkakton plagë të pashërueshme, që manifestohen edhe zemërim dhe tendenca drejt vetëshkatërrimit. Prandaj Kisha ka për detyrë t’u ofrojë atyre të gjithë mbështetjen e nevojshme duke përdorur ekspertë të fushës.
7. Bota dixhitale. Mbrojtja e të miturve duhet të marrë parasysh format e reja të abuzimit seksual dhe abuzimit të çdo lloji që i kërcënon ata në mjediset ku jetojnë dhe përmes mjeteve të reja që përdorin. Seminaret, priftërinjtë, punonjësit fetarë dhe të gjithë të tjerët duhet të ndërgjegjësohen se bota dixhitale dhe përdorimi i mjeteve të saj shpesh ndikojnë më thellë sesa mendojmë. Ne duhet të angazhohemi që të rinjtë dhe gratë, sidomos seminaristët dhe klerikët, të mos bien pre e varësisë që bazohet në shfrytëzimin dhe abuzimin e të pafajshmëve, në çfarëdo forme.
8. Turizmi seksual. Për ta luftuar këtë fenomen, nevojitet ndihma e drejtësisë, por gjithashtu mbështetja dhe projektet për riintegrimin e viktimave të këtij fenomeni kriminal. Komunitetet kishtare thirren për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve të shfrytëzuar nga turizmi seksual. Autoritetet qeveritare duhet të përcaktojnë prioritet dhe të veprojnë urgjentisht për të luftuar trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve për përfitim financiar. Për këtë qëllim është i rëndësishëm bashkërendimi i përpjekjeve në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe puna me organizatat ndërkombëtare për zbatimin e ligjeve që mbrojnë fëmijët nga shfrytëzimi seksual i kësaj natyre dhe për të çuar para drejtësisë kriminelët. (TemA TV)
yshttttttttttt rrac e felliqur bythqirash bastarde, pederaste pedofile lesbike e gjitha te zezat rrenjet te ju i kane mizerje.