Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka falënderuar përsëri Kim Jong-un, duke mbrojtur bisedimet e tij dypalëshe me udhëheqësin e Koresë së Veriut.
Trump tha për Fox News, një avokat i zëshëm i presidentit që Kim ishte “i mprehtë” dhe “një lider i vërtetë”.
“Disa njerëz thonë se nuk duhet ta pëlqej“, tha ai. “Po pse nuk duhet ta pëlqej?”
Takimi i dytë i Trump këtë javë në Vietnam me Kim përfundoi pa marrëveshje.
Presidenti tha gjatë intervistës së transmetuar vonë të enjten se kreu komunist i Koresë së Veriut, “është një personazh, është një personalitet i vërtetë. Ai është shumë i zgjuar”.
Trump është nën kritika para se të lavdërojë udhëheqësin e Koresë së Veriut.
Të enjten, republikanët dhe demokratët e kritikuan Trump për mbrojtjen e tij ndaj Kim për vdekjen e studentit amerikan Otto Warmbier, pas torturave në burgjet e Koresë së Veriut.
Nga ana tjetër familja e studentit reagoi me anë të një deklarate të shkurtër të premten duke dënuar lavdërimin për udhëheqësin e Koresë së Veriut, por nuk përmendi emrin e presidentit Trump.
“Ne kemi qenë të respektueshëm gjatë këtij procesi. Tani duhet të flasim,” shkroi Fred dhe Cindy Warmbier.
“Kim dhe regjimi i tij i keq janë përgjegjës për mizorinë dhe çnjerëzimin e paimagjinueshëm. Nuk mund të kuptoj asnjë justifikim apo lavdërim”, vazhdon më tej deklarata.
Warmbier, një student i Universitetit të Virxhinias, u burgos në Pyongyang në dhjetor të vitit 2015 gjatë një turneu të organizuar, i akuzuar për vjedhjen e një posteri të hotelit.
Autoritetet e Pyongyangit i kthyen 22-vjeçarin në SHBA në një gjendje kome në qershor 2017, dhe ai vdiq disa ditë më vonë në qytetin e tij të lindjes të Cincinnati, Ohajo.
Trump gjithashtu i tha Fox News se donte që Koreja e Veriut të denuklearizohej tërësisht, por Kim dëshironte vetëm zona të caktuara, gjë që ishte e kuptueshme.
“Unë nuk dua të heq dorë nga sanksionet, nëse nuk kemi një program të vërtetë dhe ata nuk janë të gatshëm për këtë dhe e kuptoj këtë plotësisht, me të vërtetë, dua të them se ata kanë kaluar shumë kohë duke e ndërtuar atë“, tha Trump.
Për shefin e Shtëpisë së Bardhë nuk është hera e parë që i del në mbrojtje liderëve që akuzohen nga vendi i tij. Tramp pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki në korrik 2018, ai tha se besonte se Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se zyrtarët e inteligjencës amerikane dolën në përfundim ndryshe.
Dhjetorin e kaluar, Trump mbrojti princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, pavarësisht bindjes së zyrtarëve të CIA-s se ai urdhëroi vrasjen e tmerrshme të gazetarit amerikan Jamal Khashoggi. (TemA TV)
Shkurt Trump morri te gjatin nga Kim i shkurter
Si heren e pare !
Asnje smerr vesh se cfare ndodh me politiken e USA. Eshte me te vertete mafijoze dhe mbahet gjalle me manipulime, kercenime dhe genjeshtera. Genjeshtera eshte se eshte pikerisht USA dhe Trump qe se do marreveshjen me Korene e V dhe jo e kunderta. Kercenimet te gjithe i dime dhe seshte e veshtire te permendet. Kush shtet seshte kercenuar nga USA?. Manipulimi? Edhe ketu marrim nje tjeter lajm. Spiuni cifut Otto u kap me te drejte nga Koreja pavaresisht nga propaganda. Si vdiq eshte ceshtje e komplikuar por cfare eshte fakte eshte, se famija e Otto ne nje kanguru gjyq ne USA e akuzon Korene per nje demeshperblim 501 miljon dollare. Vetem nga ky fakt cdo njeri e kupton se kush eshte perendia e cifuteve. Por ky fakt permendet ketu qe ne te ardhme te behet e pamundur marreveshja midis USA dhe Korese, sepse jo vetem problemet e shumta politike por nqs se ekziston nje mundesi e nje marreveshje, famija cifute do ngrihet te kerkoje shumen astronomike te 501 miljon dollareve. Kejo eshte arsyeja qe ky emere permendet ketu.