Liverpuli ka arritur të marrë një fitore të vuajtur jo pak në shtëpi ndaj Bërnelit, duke e mundur me rezultatin 4-2. Takimi nuk ka nisur mirë për të besuarit e Jurgen Klop që kanë pësuar një gol mjaft të çuditshëm që në minutën e 6 të takimit.
Mesfushori Uestvud ka marrë përsipër ekzekutimin e një goditjeje nga këndi dhe ka krosuar në zonë duke i dhënë shumë trajektore topit.
Krosimi i tij, nuk ka përfunduar në zonë ku pretendohej por është ndalur në rrjetë, duke çuditur jo pak futbollistët dhe tifozët.
Sakaq, Liverpuli ka ditur të reagojë me anë të Firminjos që ka barazuar në minutën e 20 të takimit, ndërkohë që ka ende shumë minuta lojë deri në përfundim të ndeshjes.
Në pjesën e parë, ka pasur sërish minuta të mjaftueshme për të shënuar edhe golin e dytë dhe ka qenë Mane ai i cili ka përmbysur rezultatin.
Në pjesën e dytë, portieri i Bërnelit ka gabuar duke i dhënë mundësi Liverpulit për të shënuar edhe golin e tretë. Kur u duke se gjithçka po përfundonte, Gudmunson ka realizuar në minutën e 91, ndërkohë që 2 minuta më vonë ka shënuar sërish Sadio Mane.
Të kuqtë, që këtë sezon e shohin veten më pranë se kurrë me titullin kampion nuk duhet të gabojnë në ndeshjet e mbetura, duke shpresuar në hapa fals të Mançester Sitit.