Dhuna në stadium, Rama propozon ndryshime në kodin penal: Minimumi 3 vjet burg kush shkel tapetin e gjelbër dhe përjashtim për jetë

11 Mars 2019, 11:29Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në kodin penal lidhur me dhunën në futboll.

Shefi i qeverisë thotë se kush hynë në stadiume do të dënohet me 3 vjet burg dhe do të përjashtohet përjetë nga stadiumet.

“Ne do të ndërhyjmë në kodin penal. Futja në tapetin e gjelbër do të dënohet me 3 vjet burg. Kush kalon vijën e bardhë dhe shkel në tapetin e gjelbër është kërcënim për ata që ushtrojnë detyrën.

Kështu që kemi domosdoshmërinë që ta diskutojmë me shpejtësi dhe ta aplikojmë këtë dënim. Minimumi tre vjet.

Ndëshkime më të rënda sesa 3 vjet u praktikuan në 1989 në Angli për ti dhënë përgjigje përfundimtare dhunës si sport më vete.

Burgimi dhe përjashtimi përjetë nga stadiumi i atij që shkel vijat e bardha do të jetë hapi i parë që do bëjmë me parlamentin”, shprehet Rama. (TemA)

5 komente në “Dhuna në stadium, Rama propozon ndryshime në kodin penal: Minimumi 3 vjet burg kush shkel tapetin e gjelbër dhe përjashtim për jetë”

  1. mario says:

    Edhe per futbollin propozoi ky lideri suprem, dmth edhe ne futboll ky do jape mend dhe do ta ndrisi lideri global.

    1. Roberto says:

      Po more Mario ja do te pyesim ty tani se si t’ja bejme. Po te ishe ti arbiter apo lojtar a do kishe deshire qe te hynin tifozat ne fushe dhe te dhunonin kedo qe ju thoshte mendja?? Ne fakt ti meriton ta provosh njehere dhe pastaj te flasesh.

  2. TURI EMIGR says:

    io futia ne tapet por ne stadium prekia e cdo lloj individi\lojtar,gjyqtar trajner\ e deri ne daljennga kufiri i rethit 3vjet per keta ndyresira eshtepak. por zoti RAMA kryesore eshte per ta zhdukur krye ndyresiren qe ka shkateruar sportin shqiptar.ME FAL PER FJALORIN,a ke BYTHE PER TA ZHDUKUR KETE HIJENE NGA TE FUNDIT E PA PREKSHMIT

  3. Dash Pacja says:

    Ja dhe nje njeri me shume ment me emrin, mario.

  4. Kim says:

    Mario eshte thjesht nje trap…kryeministri eshte Lider suprem Mario ne te gjithe boten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje