"Këshillat" therëse të Përparim Kabos që vendosën në siklet presidentin Armand Duka!

10 Mars 2019, 15:58Sport TEMA

Gjate dites se sotme u organizua nje ceremoni e posaçme kushtuar legjendes se futbollit shqiptar dhe te Partizanit, Panajot Panos, ne rastin e 80 vjetorit te lindjes se tij.

Organizatori i kesaj ceremonie ishte profesori i njohur, Perparim Kabo, i cili falenderoi ne menyre te veçante presidentin e Partizanit Gaz Demi per mbeshtetjen e tij.

Ne kete event ishin te ftuar personalitete nga fusha e sportit, politikes, etj.

Nuk mungoi edhe presidenti i FSHF-se, Z. Armand Duka, i cili mbajti dhe nje fjalim ku deklaroi:

“Duhet të jemi të privilegjuar që jemi këtu. Gjithë Shqipëria do vinte po të ftohej. 7 marsi 1939 është ditë më fat për futbollin tonë. Ishte një talent që sot mijëra skautë nuk e gjejnë dot. Ai ishte talent dhe u rrit, duke u bërë futbollist i madh.

Aty i dolën në pah edhe cilësitë e tjera. Duhet ta lartësojmë emrin e tij dhe të rritim breza me shembullin e tij. Ata përballë duhet të bëhen si Pano dhe do t’u dalin në pah cilësitë e tyre. E kam njohur në vitet e fundit të jetës dhe ndihem me fat”, tha Duka.

Megjithate, thumbimet therese ne drejtim te tij nuk munguan dhe ai qe ia beri ishte nje kritik i tij, si Perparim Kabo.

Ndersa, e komplimentoi per fitoren e tij si anetar i Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s, Kabo i beri nje keshille Dukes ku i kerkoi qe gjate takimit te neserm qe do te kete me kreret e qeverise te propozonte qe emri i stadiumit “Arena Kombetare”, te kishte emrin e Panjot Panos.

Gjithashtu, Kabo i tha presidentit Duka qe ne katin e pare te selise se UEFA-s ne Gjenevr, te krijonte muzeun e historise se futbollit shqiptar, ne menyre qe ta mbyllte ne menyre dinjitoze karrieren e tij te gjate ne drejtimin e FSHF-se.

Nje moment qe krijoi ilaritet ne salle duke vendosur ne siklet presidentin Armand Duka, i cili u mundua ta kalonte me duartrokitje. (TemA)

1 komente në ““Këshillat” therëse të Përparim Kabos që vendosën në siklet presidentin Armand Duka!”

  1. Isuf kapertoni says:

    O fation , i tha per ta ndertuar muzeun tek arena kombtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje