Nga Carlo Bolino
Komedia e dialogut të Lulzim Bashës mbi lirinë e medias, organizuar dje në Tiranë, është një inskenim cinik dhe i rrezikshëm.
Të mbledhësh aleatë, militantë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe t’i ulësh ata rreth një tavoline ekskluzivisht me gazetarët kritikë ndaj kryeministrit e të përjashtosh gjithë të tjerët, është rruga e zgjedhur nga lideri i opozitës për të realizuar “lirinë e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë dhe interesit publik”.
Kujtoj, në vigjilje të referendumit kushtetues të vitit 1994, listën e hartuar nga Partia Demokratike mbi qendrimet e gazetave shqiptare: në një kolonë ishin mediat që ajo i konsideronte si “të pavarura”, domethënë gazeta dhe gazetarë që mbanin anën e PD-së në mbështetje të referendumit, ndërsa në kolonën e dytë ishin gazeta dhe gazetarë “armiq”, domethënë media të cilat kritikonin reformën kushtetuese që synonte Berisha dhe për këtë shkak duheshin luftuar.
Për fat të keq, pas 25 vjetësh nuk ka ndryshuar asgjë. Basha dhe partia e tij (duke kopjuar modelin shumë personal të “lirisë dhe demokracisë” të shpikur nga Sali Berisha) vazhdojnë të etiketojnë mediat mbi bazën e pozicionit politik që shprehin dhe jo mbi bazë të rolit që duhet të kenë në një demokraci pluraliste. Liria e shtypit është gjëja e fundit që i intereson Bashës: në të vërtetë, ajo që kërkon të marrë në strategjinë e tij të mbrujtur me hakmarrje, ofendime, kërcënime dhe pseudo-konferenca, është thjesht një shtyp nën kontrollin e plotë të tij, pra të privuar nga liria për ta kritikuar dhe të lirë vetëm që të kritikojë dhe demonizojë kundërshtarët e tij.
Është e vërtetë që edhe Edi Rama ka një marrëdhënie konfliktuale me mediat, por sarkazma që përdor çdo herë që flet për to nuk rezervohet vetëm për ata që e kritikojnë; thumbimi dhe ironia ndaj “kazanit”, ku ai fut të gjithë (miq e armiq) më tepër duket se tradhëtojnë pafuqinë e tij përballë çorbës mediatike, në të cilën çdo ditë e vërteta dhe gënjeshtra përzihen pa dhënë mundësinë që të dallohen dhe ku lajmet e këqia janë detyrimisht më të shumta se lajmet e mira. Ndoshta fjala “kazan” për ata të cilët nuk kapin sensin e dëshpëruar që fshihet në të, paraqitet fyese, por batutat mbi “Kadritë” janë 100 herë më pak kërcënuese për lirinë e shtypit se “black list”-at djallëzore të hartuara nga opozita dhe të maskuara me fjalë themelore, si “shtyp i lire” dhe “interes publik”.
Të sulmosh Edi Ramën si kryeministër, si politikan apo si njeri, nuk tremb askënd, madje edhe ca gazetare në fillim të karrierës e bëjnë këtë dhe mburren me një gjë të tillë. Por të kritikosh Berishën ose Bashën është një tjetër gjë: ne që e bëmë, kemi paguar dhe paguajmë çmime shumë të larta. Dhe, nëse PD është hakmarrëse dhe kërcënuese ndaj mediave kur është në opozitë, është e lehtë të imagjinohet se si sillet kur ka qenë apo kur do të kthehet në pushtet. Në momentin që po shkruajmë, Partia Demokratike, me një urdhër politik të Lulzim Bashës, ka ndaluar prej muajsh të gjithë përfaqësuesit e saj të marrin pjesë në debatet televizive në Report TV, ose që t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Shqiptarja.com. Kjo kishte ndodhur edhe deri në vitin 2005, në atë kohë me urdhër të Sali Berishës. Madje, për kolegë të mediave të tjera kritikë ndaj PD-së, punët kishin shkuar më keq akoma.
Tani pyetja është e thjeshtë: ç’lidhje kanë “black list”-at që harton PD-ja ndaj mediave të cilat nuk i kontrollon, me konceptin e “shtypit të lirë”, për të cilin flet Basha dhe për të cilin organizon madje edhe konferenca?
Në fund të fundit, Basha bën lojën e tij politike dhe shumë prej gazetarëve të ulur në krah të tij (për bindje reale, apo thjesht për inat ndaj indiferentizmit që kanë gjetur tek Edi Rama) dhe që zgjedhin të përdoren për t’i dhënë Bashës një fasadë demokratike, janë të lirë të veprojnë ashtu si mendojnë. Por ajo që përbën skandal, në takimin politik të organizuar dje nga PD-ja në emër të “lirisë së shtypit”, është pjesëmarrja e atyre shoqatave të gazetarëve, që duket sikur paraqiten aty në emër të një kategorie të tërë, por që në fakt përfaqësojnë dhe mund të përfaqësojnë vetëm veten e tyre. Semundja që kërcënon imazhin dhe besueshmërinë e mediave shqiptare rrezikon të përhapet në trupin e shoqërisë edhe nga këto shoqata (pasi de fakto jane thjesht OJF), që uzurpojnë emrin e mediave, që flasin për demokraci publike, por që realisht nuk praktikojnë as edhe formën më elementare të demokracisë së brendshme. Kush i ka zgjedhur? Kë përfaqësojnë? Kush i financon? Dhe ç’liri të shtypit mbrojnë kur paraqiten në takimet e një partie?
Shtypi në Shqipëri është në krizë, por është tepër e thjeshtë t’ia vesh fajin vetëm politikës për këtë. Shkaku i vërtetë i krizës jemi ne gazetarët, që nuk kemi kurajon të veprojmë mbi bazën e ndërgjegjes sonë dhe në interes të vendit, që nuk studiojmë dhe nuk kërkojmë të vërtetën, por që shpesh sillemi si dele, të gatshem për të reaguar për interes ose inat personal dhe për të ndjekur bariun e parë, jo pse është më i miri i mundshem, por vetëm se është i vetmi që na merr në konsideratë. Dhe pak rëndësi ka nëse pastaj ai bari, me joshjet e tij, në vend që të na çojë drejt një hapesire të gjelbër dhe mendjehapur, po na drejton sërish në thertore, duke tradhtuar kështu veten tonë dhe mbi të gjitha opinionin publik që duhet të mbrojmë.(shqiptarja.com)
NUK E DI SI MUND TE DEGJOHET BASHA NE TAKIME TE TILLA, ATIJ I MUNGON LLOGJIKA, GENJEN DHE MASHTRON SHUME, DHE HAJDE PASTAJ TU JAP MEND PER LIRI SHTYPI GAZETAREVE, DHE AQ ME PAK TI JAP BOLLANOS, LULI NUK KA LLOGJIKE, NUK DI TE BEJ ANALIZE TE GJERAVE, MJERE ATA QE HARXHUAN KOHEN PER ATE ALL KONFERENCE QE BERI PER TU DUKUR QE NUK BEN VETEM PROTESTA POR ESHTE NJERI DHE I LAPSIT!!!! SA OFENDUES PER GAZETARET ESHTE DHE SA QESHARAK. ASKUSH SE BESON, AI GENJEN VETEN ME SHUME.
Bukur Carlo.
Shumë e saktë. Sa shumë ndryshojnë gazetarët e vërtetë e objektivë nga ata të mbledhurit tek Luli. Mua më bëri përshtypje vetëm ai që quhet kryetar i unionit të gazetarëve, nuk e di nëse është i zgjedhur apo ka shkuar si individ, se mu kujtua emri tani…Aleksandër Cipa. Kisha tjetër mendim për të, por kur e pashë aty nuk po e kuptoja se c’bënte aty. Mbase dhe ai e ka kthyer pllakën si shumë. Është pikërisht ajo që shkruani ju, gazetarët nuk kanë kurajo të reagojnë me ndërgjegje dhe në të mirë të vëndit. Shkojnë dhe i vënë mikrofonin Lulit dhe nuk e pyesin fare, kur janë në protestë, pse s’ndërhyni kur dëmtohet prona? Pse nuk e ndaloni dhunën? Të vjen të ulërasësh kur vetëm i vënë mikrofonin, dhe ai flet si t’i dojë qejfi, dhe asgjë pastaj. cili është mesazhi që i jepet njerëzve të thjeshtë? Media ka luajtur e luan një rol të madh në shqipëri për të terrorizuar njerëzit, në cdo kafe ke TV që të nxjerr sytë me lajme për vrasje, vjedhje, dhe asgjë për ata që punojnë dhe përpiqen të jetojnë me djersën e ballit. S’ka gazetari në Shqipëri, përjashto disa si ju z.Bolino dhe ndonjë tjetër që di të bëjë gazetarinë. Edhe folësat në TV janë bërë megafonë të medias pa bukë. Faleminderit që na e mbani lart shpresën gazetarët e vërtetë. Respekt.
Të lumtë bre burrë !
Ja kalove shqiptarëve !
Te lumte Bolino….po kujt i thu……deleve te pd…..kur je i perlyer do ta hudhesh vallen deri ne fund se perndryshe pd ti nxjerr te palarat….ose te eleminon….
Analize e drejte mbi gjendjen reale ku ndodhet media shqiptare.Gazetaret Jane pafundesisht te lire te shkruajne si te duan dhe çfare te duan per te mbrojtur interesat e nje pjese oligarkesh qe preken nga reforma ne drejtesi dhe jo vetem kaq.Te shpresojme se eshte faze e tranzicionit te medias qe eshte shume larg te qenit e pavarur dhe profesioniste.
Le te organizoje lul-holandezi cfardo lloj komedie me mediat karagjoze ,me te cilat shqiptaret ne shumice bejne store. Influenca e tyre ka vite qe eshte zeruar ne opinionin publik shqiptar ,si pasoje e drejtperdrejte e e sherbimeve te
tyre te hapura ndaj djallit dhe si zhvatse ekzemplare te parave e pasurive publike.
Mediatkaragjoze+lul karagjozin=corbe karagjoze.
Respekt per Carlo Bollinon .
Bravo Bollino. Respekt x analizën e ftohte e me logjikë perendimore, më fakte e arsye e logjikë e jo me tifozllëk të sëmurë. Ka kohë që ju ndjek edhe në programet në tv ky çdo gjë që thoni apo analizoni është è argumentuar. Kjo gjë nuk vlen Bollino në “polveriera Albania o Balcani”, prandaj ne jemi aty ku jemi e nuk dalim dot si vënd, si komb, si shoqëri, si shtyp, si individ, sepse nuk mendojmë çfarë është më e mira x të gjithë, ose si thuhet në italisht “il bene comune”, por do flasim me si të ndarë në kampe, të mirë kundër të këqinjëve, më tifozllëk si x të mbrojtur skuadrën e zënrës. Nuk funksionon kështu në demokraci, prandaj shoqëria shqiptare nuk ecën përpara, sepse nuk Mendon dhe vepron me racionalitet. Çfarë më garanton njëra apo tjertra palë? Kur mé garanton properitet, integritet, drejtë si, Liri, të ardhme x fëmijët e mi, atëherë nuk më intereson ngjyra, shqiptarët janë lodhur me demsgogji, kanë që në vitin 1945 që gënjehen me lug ën bosh. Kur shqiptarët që jetojné në shqipëri të mendojnë, veprojnë si evropianë e ti japin shkelmin klasës politike që I gënjen x 30 vjet atëherë shqipëria dhe shqiptarët do hënë me të vërtetë në evropë.. Gjithsesi ju falenderoj x punën dhe kontributin që bëni x të zghuar koshencën è shqiptarëve.
IS
Jeni pë tu marrë shëmbull! I qartë e i drejtë edhe në këtë shkrim, pa servilizëm, me kulturën e të folurit hapur, sikurse e keni marrë këtë edukatë herët në vendin me demokraci reale ku jeni rritur! Neveri për kastën e gazetarëve që shkojnë pas dizinformimit, e që nuk kanë burrni të flasin hapur përgjithkënd!
Nuk besoj qe te kete njeri ne Shqiperi qe te mos e dije se PD eshte peng marrese e Vendit , Sado pak njohje politike qe mund te kene ata qe nuk e besojne kete fakt le ti referohen Vrasjeve brenda PD dhe shantazheve rrahje gazetaresh djegje te godinave te gazetarise vjedhjeve si rruga e kombit apo chez qe sot paguajne gazetaret e tyre dmth zagaret e tyre
Askush më mirë se sa një italian nuk shquan në një skenë të turbullt politike si ajo e sotmja shqiptare paralajmërimet e para të një neofashizmi në Shqipëri, të mishëruar në një person që kur zgjat krahun e tij të djathtë përpara me dy gishtërinjtë herë të hapur e herë të mbyllur, s’na kujton veçse Musolinin – një shfaqje të dikurshme të hidhur të atdheut të tij. Prandaj kur flet për lirinë e shtypit, kjo pjellë shqiptare e Arturo Ui-së, ka ndërmend linçimin e tij.
Të lumtë Karlo ,je gazetar e intelektual parimor ,por nuk shembet arti mafioz i plehrave të medjas një mur i kalbur propogandës Saliut e Lulit.
Vdiç Saliu ,por mbeti trazhgimia te komedia e Lulit.