Kryeministri Edi Rama tha se sot vendet e punës në shtet janë vende në dispozicion janë të atyre që kanë mbarur universitetin me nota 9-10.
Në kuadër të takimeve të “Paktit për Universitetin”, Rama tha se programi “Kombëtar dhe Praktika e Punës” për të rinjtë dhe të rejat në administratë është një mundësi e mirë, e cila në thelb iu shton studentëve aftësitë dhe eksperiencën e duhur.
Më tej shefi i ekzekutivit pohoi se kjo iu jep mundësi studentëve që të prekin nga afër një praktikë pune, ndërsa shtoi se kjo strategji do të reflektojë në përthithje dijesh dhe kualifikim të lartë.
“Më vjen mirë që i kushtojmë vëmendje Paktit për Universitetin, që besoj e dini se janë një eksperiencë e krijuar nga presidenti Kenedy në fillim të viteve ’60. Ai hapi derën për studentët e shkëlqyer dhe kjo u bë praktikë në SHBA dhe më pas u hap në të gjithë botën.
Pas praktikës, çdonjëri që e kalon këtë proces, do mund të futet në konkurrim për një vend pune në administratë. Të paturit avantazhin e praktikës, kjo ndihmon hendekun e krijuar. Kemi hyrë në një fazë të re në marrëdhënien mes qeverisë dhe universitetit.
Nga ana tjetër është krijuar mundësia për futjen e drejtpërdrejtë të studentëve më të mirë në administratë. Sot vendet e punës në shtet janë vende në dispozicion janë të atyre që kanë mbarur universitetin me nota 9-10.
Kjo krijon kushtin që çdo kush që ka mbaruar me këtë rezultat të këtë mundësi zgjedhje dhe të hyjë në administratën publike pa konkurs.
Do të vazhdojë ky proces, duke rihapur thirrjet për aplikime dhe është bërë një thirrje e re së fundmi dhe një tjetër do të bëhet në gusht. Me kalimin e viteve, këta njerëz fitojnë eksperiencën dhe do jenë aty për shkak të meritës së tyre.”-tha Rama. (TemA)
Genjeshtar ekselent.Ti ke pushuar nga puna ekselentet e ardhur nga Europa.Ke dale nga Blloku dhe genjeshtrat i ke marr me vete, i ke ne gjuhe.
.. PRANDAJ DHE SHTETI PO PERPARON KAQ SHUME ? DUHET DIPLOME DHE MEND ,ZOTI K/ MINISTER ..!
Ky ka maru met gjitha sbon mo lajm. Ime qe doli dhe nderkombtarisht si fake hajdut rrenacak, kriminel, shtetshkaterrus te haj sa te haje sa ti vjelli te gjitha.
Ka ekselente ne mature,pra pa diplome universitare.punesoi edhe ata,nhesoj jane-pa diplome.ekselente.te rinj e te reja.miq sa te duash.specialiste te diplomuar?nuk jane ekselente.
Ore mjeshtëri I madh! Po ata qe kane experience pune nuk do ti marrësh në pune? Me duket se paske rrjedhur apo do ca te rinj qe te te bejne ty temenara! Ne cdo vend të botes, o rush, ka disa vende për studentët që duan të futena në ” Public Service” por jo te gjitha vendet e.punës. Kështu është edhe ketu ne SHBA. Por shumica e aryre që marrin 10ta në Shqipëri o molomen I marrin ato me hatër apo duke paguar? Mund ta besoj nese i kane notat ne perndim dhe nese kalojne intervsitat. Nga e di ti qe vetem ai me dhjeta është I pritur për punë në qeveri?Mjere aI i shkreti që I ka notat 8 dhe 9 sepse nuk ka miq apo para të paguaj profesorët. Kështu e kishte edhe Enveri apo e harroj e? Gjatë gjithë kësaj kohe të kam përkrahur por tani e shoh që e ke mendjen seprapthi! Do.besh mirë ta terheqesh këtë vendim se nuk do ta kesh te gjate. Mjere Shqiptaret qe nuk kane as pozitë edhe as opozitë të sakte.