Zbatimi i reformës në drejtësi, flet ambasadori i BE: Kalon përmes magjistratëve të rinj

25 Prill 2019, 11:26Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka komentuar konkursin për pranime në Shkollën e Magjistraturës.

Soreca thotë se zbatimi i reformës në drejtësi kalon përmes përzgjedhjes së magjistratëve të rinj dhe të motivuar.

“249 kandidatë për 75 poste për gjyqtarë / prokurorë / këshilltarë morën pjesë dje në fazën e parë të përzgjedhjes për pranimin në vitin akademik 2019-2020 të Shkollës së Magjistraturës. Zbatimi i reformës në drejtësi kalon edhe përmes zgjedhjes së magjistratëve të rinj të motivuar”, shkruan Soreca në rrjetet sociale. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje