Jari shpjegon strategjinë e futjes fallco në zgjedhje

29 Prill 2019, 20:05Antena TEMA

Dy ditët e fundit janë shtuar zërat se opozita po bëhet gati të hyjë në zgjedhje, pasi është afër marrëveshja me Ramën.

Kjo gjë ka tronditur disi demokratët në gjithë vendin, pasi iu kujtohet marrëveshja e parë e Lulit.

Për të shmangur panikun, Jari vendosi të flaës:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

E vërteta e një marrëveshje të re për zgjedhjet ka të bëjë më një taktikë që Luli po përdor për të frenuar futjen në zgjedhje.

Për këtë kemi hartuar një plan të detajuar.

Pika e parë e planit është takimi i pesë xhuxhave, d.m.th pesë aleatëve të vegjël të PD.

Ata do shkojnë në takim me presidentin Meta pa Mronikën me vete, pasi ajo është grindur dy ditë më parë me të, pasi nuk i kishte hedhur vaj ulliri nga Jala sallatës, ngaqë Tit Vasili thotë që ai vaj nuk bën se ka origjinën nga ullinjtë e Netës së Edi Ramës.

Kështu që takimi është formal, sa për të krijuar idenë se diçka po bëjmë.

Lëvizja e dytë është me Kunatin.

Ai u ka çuar një email gjithë kryetarëve të bashkive të PD dhe atyre që janë candidate, që të përgatiten për fushatë.

Bashkangjitur kanë dhe faturën e majme që duhet të paguajnë.

Fatura është e ndarë në dy pjesë, në faturën për kandidim dhe faturën për fushatë.

Çmimet i ka vënë të kripura, me qëllim që të besohet se do ketë zgjedhje dhe të tremben kandidatët.

Kjo i bind ata që ka marrëveshje.

E treat, është përpjekja për të bërë listat e komisionerëve.

Kjo krijon idenë se zgjedhjet janë afër.

Këtu e besojnë dhe kandidatët tanë.

E gjithë kjo mund të na shmangë rrezikun e kandidimit si të pavarur të tyre.

Ndaj gjithë përpjekjet janë fokusuar tek ideja që do hyjmë në zgjedhje, për të mos hyrë.

Asnjë panik. Kini besim tek Luli.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari shpjegon strategjinë e futjes fallco në zgjedhje”

  1. Take Muhedini says:

    Luli bytha, Jari kaka, Sali muti, Edi kari, Like kafsha, Fate qeni, Dule plera, Idriz çamipabese, Alimadhi budala dhe Duka burzamani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje