Hetimet për 3.4 milionë eurot në “Toyota Yaris”, vjen letër-porosia nga Gjermania dhe Belgjika për dy kushërinjtë

1 Maj 2019, 20:00Kronika TEMA

Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat e dyshuar si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, ku rreth 1 vit më parë u kapën 3.4 milionë euro rezultojnë të pastër penalisht në Belgjikë dhe Gjermani.

ABC News ka siguruar përgjigjet e letërporosive e të ardhura nga këto dy vende pas kërkesave të drejtuara nga prokuroria shqiptare për informacion.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë informacionet e ardhura nga autoritetet belge dhe gjermane për dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të dyshuar për aferën e 3.4 milionë eurove që u gjetën në makinat “Toyota Yaris” e sekuestruara rreth një vit më parë në portin e Durrësit.

Nga përgjigjet e kthyera nga drejtësitë e dy shteteve europiane rezulton se Elvis dhe Alfred Vladi janë të pastër dhe pa precedentë të mëparshëm penalë në këto dy shtete.

Burime për ABC News theksojnë se në letërporosinë e kthyer nga autoritetet belge është e zbardhur edhe dëshmia e shitësve të makinave që janë marrë në  pyetje për këtë ngjarje. Në deklarimet e tyre thuhet se ata kanë bërë një kontratë shitje të rregullt dhe se nuk disponojnë asnjë informacion në lidhje me paratë e gjetura brenda makinave.

Po ashtu, organi i akuzës shqiptare, nëpërmjet letërporosive i ka kërkuar informacion autoriteteve britanike në lidhje më këta dy persona.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se “Toyota Yaris”, ku ndodheshin paratë ishte porositur nga Alban Mollaymeri, që është i arrestuar. Mollaymeri, në deklarimet para grupit të hetimit, ka pohuar se ka një servis privat me makina dhe se “Toyotat” i ka porositur nëpërmjet të njohurit të tij, Alfred Vladit.

Nisur nga dëshmia e tij, prokuroria ka dyshime se “Toyota Yaris” është blerë nga Alfred Vladi dhe në rrethana ende të pazbardhura prej tyre, në dyert e makinës është fshehur edhe shuma e parave.

Për 3.4 milionë eurot që vinin në Shqipëri përmes portit të Durrësit janë arrestuar babë e bir Edi dhe Klevis Lika, Agim Caka, Alban Mollaymeri. Ndërsa kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi janë të shpallur në kërkim.

2 komente në “Hetimet për 3.4 milionë eurot në “Toyota Yaris”, vjen letër-porosia nga Gjermania dhe Belgjika për dy kushërinjtë”

  1. KD says:

    Eshte koha qe Basha te japi hollesra se nga e dinte qe Tojotat Yaris ishin mbushur me dollare. Historia e tij se e ka marre te dhenen nga burime te sigurta, por qe nuk mund ti dekonspirije, eshte qesharake. Me i besuar per mua eshte version qe paret jane te Bashes nga kompanite ruse dhe Basha beri dekonspirimin sikur ato ishin te Balles kur, kuptoi qe policia kishte te dhena per kete larje parash. Ketu lind pyetja per se dyti. A ishte polici spiun i Bashes, antar i bandes selarjes se parave, qe e lajmeroi Bashen…Basha duhet te pergjigjet….

  2. Deep State says:


    Toyto Yatis ka vetem nje emer:
    Tualet Palla

    ky ekselenti bandit gangster prej Berzhdice t’Librazhdit….jo shume larg nga Cepani dhe Gramshi i Adriatk Llalles.


    Mjaftu me idjotizma si me siper…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje