Jari ofrohet si ndërmjetës për programin e qeverisë së tranzicionit

1 Maj 2019, 17:58Antena TEMA

Pas takimit të fundit mes Lulit dhe Monikës, ka pasur shumë debate për përbërjen e qeverisë së tranzicionit dhe programin e saj.

Kontradiktat kanë qenë të forta, aq sa opozita është ndarë në tre grupe.

Grupi i parë dhe më me rëndësi është PD -LSI.

Grupi i dytë janë “pesë xhuxhat”, dhe i treti, që ka mbetur varur në mes, është Shpëtim Idrizi, i cili lëkundet mes dy grupeve.

Pas kësaj, Jari vendosi të ofrohet si ndërmejtës:

“Të nderuar democrat,

Jari ju sqaron!

Problemet me qeverinë tranzitore janë të shumta.

Pikësëpari, është problemi i programit, i cili na ka gjetur të papërgatitur, pasi programin që na ka bërë ky gjermani që e paguajmë për këshilltar, nuk na e jep, se thotë nuk është për qeveri tranzitore, por për të përherëshme. Pra, ajo punë pret.

U përpoq Kunati t’i hapë kompjuterin mos ja merrte, por nuk e hapi dot.

Po ashtu, janë të forta problemet për përbërjen e qeverisë.

Sot kam vendosur t’u prezantoj vetëm problemet e përbërjes.

Në ditët në vazhdim do vazhdojmë dhe me programin.

Kriza më e fortë është se “pesë xhuxhat”, nuk pranojnë që qeveria të bëhet pa u pyetur ata, pasi dyshojnë se Luli e bën si qeveria e para dy viteve, që futi njerëz me lekë te Kunati.

Ndaj kanë vendosur kushte.

Mediu ka kërkuar Mbrojtjen, se thotë ‘më ka mbetur merak që nuk i çova dot deri në fund punët që nisa me Zenin.’

Ndoka kërkon shëndetësinë, se kur ka qenë ministër ka dhënë një koncesion për qiranë e parkimit tek spitali, dhe i mbaron sivjet.

Kërkon ta rinovojë përsëri, pasi ja ka marrë dorën parkimit.

Dulja thotë dua Ministrinë e Punës, se ka harruar ca gjëra në zyrë Spirua kur ka qenë herën e fundit.

Gonit i ka ngel merak ajo punë e bujqësisë.

Ai e ka vazhduar dhe privatisht atë punë, por mirë është ta bëjë me shtet.

Dashi është modest dhe njeri me këmbë në tokë, por thotë që duhet t’i vihet dinjiteti në vend, duke i kthyer gruan aty ku ishte.

Unë e di vetë çdo të thotë të kesh sherr në shtëpi, për punë shteti.

Këta të tjerët duhet t’i minimizojnë kërkesat.

Nga ana tjetër LSI këmbëngul se i takon 25 për qind e qeverisë.

Në këto kushte, Lulit i mbeten vetëm 6 ministra.

Por meqë është qeveri tranzitore, duhet t’i lëmë dhe ndonjë ministri socialistëve.

Prandaj më lini të shikoj këtë punë me qetësi dhe të jap një zgjidhje.

Propozimi im është që socialistët të mbajnë këta ministrat e Shtetit, se këta kot janë.

PD të marrë pjesën më të madhe të ministrave, ndërsa Shpëtim Idrizin ta vëmë në vend të Kostandina Bezhanit, se asaj do t’i falim ca tokë në Sarandë dhe nuk bën zë.

Pasi të krijohet klima e besimit tek njëri- tjetri do operojmë më pas me programin.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari ofrohet si ndërmjetës për programin e qeverisë së tranzicionit”

  1. Sali Trimi says:

    Per te ndertuar nje qeveri tranzicion, me fjale te tjera qeveri koti, Jari eshte eksperti numer nje ne Shqiperi. Jari mbart nje praktike jetesore per te qene njeri koti.
    Ashtu kot se koti u be komunist, por zoti e ndihmoi dhe Jari u be nje nga figurat me te medha ushtarake ne vendin tone. Thone qe shkolles Skenderbe do ja vene emrin Shkolla e Jarit. Ashtu kot se koti u be demokrat, por me mbeshtetjen e Sales u be Presidenti me i sukseshem i gjitha kohrave ne Shqiperi. Megjithese me te meta mendore dhe fizike
    arriti te dekoroje figura te ndritura te kombit tone qe lidhen me qokat e tij katunare. Shume vete keto figura i quajne figura kot persekoti, por per Jarin nuk ka dallim midis te bardhez dhe te zezes. E mira dhe e keqja jane moter dhe vella. Duke u bazuar ne filozofine e tij te tranzicionit, Jari kohet e fundit beri djalin Austriak me synim qe edhe vet te behet Austriak. Jo se kjo ka ndonje rendesi, por Jari eshte merzitur se qeni Shqiptar dhe mendon ta provoje edhe te qenit Austriak. Asgje nuk eshte e perhershme ne kete bote per Jarin. Cdo gje eshte loder per te tallur (k)Jarin.

  2. Cudia says:

    Mero vellai! Ate pozicionin e Idrizit mes dy gruoeve e je qare fare.
    Hahaha…ckam qeshe
    Hallall pena!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje