Jurgen Klop nuk del nga vetja: Barcelona shënoi, ne jo. Jam shumë i kënaqur, bëmë një ndeshje të madhe

2 Maj 2019, 09:47Sport TEMA

Humbja që Liverpuli pësoi ndaj Barcelonës me rezultatin 3-0, duket se nuk e ka mërzitur shumë trajnerin Jurgen Klop i cili ka mbetur në fakt i kënaqur nga paraqitja që skuadra e tij ka bërë.

Me përjashtim të rezultatit, Klop tha se i ka pëlqyer ky takim.

Në një prononcim pas ndeshjes ai nuk foli gjatë duke pranuar se “kështu është futbolli”, shprehje të cilën e përdor shpesh herë pas rezultateve jo të pëlqyeshme.

“Ky është futbolli dhe është të shënosh gola. Ata realizuan 3, ne nuk shënuam asnjë por paraqitja jonë ishte shumë e mirë.

Futbollistët bënë një ndeshje të madhe dhe jam shumë i kënaqur për këtë, me përjashtim të rezultatit.

E pranojmë dhe njëherë rezultatin dhe bëhemi gati për ndeshjen e kthimit”, tha Klop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje