Pas një reagimi të Mulit kundër Patozit, Jari ka marrë një sërë reagimesh që flasin se shumë demokratë janë të kënaqur që Muli ka arritur të sulmojë Patozin për formimin e partisë re.
Në reagime theksohet fakti që Muli me këtë reagim ka treguar që nuk është budalla.
Jari vendosi të shpjegojë pse Muli nuk është budalla:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Kam marrë sot me dhjetra reagime në të cilat shprehet admirim, por dhe habi, që Muli ka formuluar akuza ndaj Patozit dhe partisë së tij.
Jam shumë i impresionuar nga fakti që shumë demokratë më shkruajnë që ky reagim tregon se Muli nuk është budalla, siç thonë armiqtë e tij.
Kjo në fakt është një shpifje e armikut.
Muli e ka treguar dhe më parë me vepra që nuk është budalla.
Një nga krye-argumentat pse Muli nuk është budalla, lidhet me karrierën e tij.
Kur unë u bëra president në vitin 2012, Muli u bë ministër i Brendshëm, në kulmin e akuzave që ai ishte budalla.
Fakti që Doktori e ka zgjedhur atë si pasuesin tim në Ministri të Brendshme është një tregues i qartë i vlerave të tij dhe i inteligjencës së tij.
Kur Doktori e prezantoi në mbledhje të qeverisë, theksoi se ky post ka nevojë për vazhdimësi dhe vlera të shtuara pas ikjes sime.
Dhe këto vlera dhe këto aftësi më së miri i plotësonte Muli.
Do të mjaftonte kjo arsye, që askush të mos dyshonte tek inteligjenca e Mulit.
Nga ana tjetër, Muli është i vetmi që nuk i kursen kurrë miqtë e tij, kur vjen puna tek partia.
Ky nuk është rasti i parë.
Kur Sokol Olldashi doli në garë përballë Lulit, ndryshe nga çfarë pritej, Muli u rreshtua fort me Lulin dhe hodhi akuza ndaj Sokolit se po i shërbente armikut me atë që po bënte.
Dhe këtë e tregoi me vepra, duke u përfshirë në fushatë kundër tij.
Kjo tregon se ai nuk është budalla, por një njeri i zgjuar, që e di si duhet të sillet për të forcuar besimin tek partia.
Edhe qëndrimi i tij i fundit tregon të njëjtën gjë.
Ndaj të nderuar demokratë hiqni çdo dyshim që ai është budalla.
Po të ishim ende në pushtet, ai do ishte pasuesi im në Presidencë, por mafia e trafikut dhe drogës na e ndërpreu këtë ëndërr.
Por pamvarësisht kësaj, ai në çdo rast ngelet pasuesi im i denjë.
I juaji, Jari!”
Me vjen keq qe PD, partia ime tek e cila vara shpresat dhe fuqine time ne vitin 1990 u be parti çyryke. Me keta çyryke nga koka tek kembet si Berishakafsha, Bashaqefulli, Mul Noka, Salianjikaragjozi, Grida Dumazuskahajdute, Paloka, Strazobytha, Klevis Balliumuti, Nishankoqja, Spaholeshi, etj ne nuk vime kure ne pushtet o shoku? Populli yne ka nje fjale te urte shume domethenese per kete rast :po ndenje me pulat m.. do hash!
Me vjen keq qe PD, partia ime tek e cila vara shpresat dhe fuqine time ne vitin 1990 u be parti çyryke. Me keta çyryke nga koka tek kembet si Berishakafsha, Bashaqefulli, Mul Noka, Salianjikaragjozi, Grida Dumazuskahajdute, Paloka, Strazobytha, Klevis Balliumuti, Nishankoqja, Spaholeshi, etj ne nuk vime kure ne pushtet o shoku? Populli yne ka nje fjale te urte shume domethenese per kete rast :po ndenje me pulat m.. do hash! Tani rrugen gjejeni vete….
Po eshte e vrtet njumur uon
Burri me shpirtzi, në pd është Flamur Herman Geringu komandanti i naziskineve të Mamurrasit dhe e ka të shkruar në ballë shpirtin e tij prej naziskini