Sikur të mos mjaftonte vonesa në stërvitjen në mesjavë dhe gjesti me fanellën e Acerbit, mesfushori i Milanit, Bakayoko, ka bërë edhe një tjetër gabim dje ndaj Bolognas.
Pas dëmtimit të Lucas Biglia, që e nisi titullar, Gattuso ka thërritur Bakayokon të futet në fushë, por ky i fundit ende nuk kishte nisur nxehjen teksa ishte lajmëruar prej të paktën 3-4 minutash…
Madje, shton edhe një “fuck off man!”, drejtuar trajnerit kuqezi. Pra, “ik q… burrë!”.
Gattuso nuk ka pritur dhe menjëherë ka thërritur Jose Maurin, duke e hedhur në fushë në vend të francezit.
Me këtë, Bakayoko thuajse ka djegur shanset për t’u blerë.
“Prita 7-8 minuta dhe ai nuk kishte veshur akoma palestrinat. Me të do të sqarohem në dhomën e zhveshjes, në gjuhën time, diçka që nuk e bëj dot në televizor”, tha trajneri Gattuso pas ndeshjes.
Pas orë pas ndeshjes Bakayoko ka reaguar me një deklaratë në rrjete sociale:
“Për javë me radhë në media kanë folur për mua, por unë vendosa të mos flas dhe të vijoj të punoj.
Por, ajo që ndodhi të hënën mbrëma dhe interpretimi që po përpiqen t’i japin më detyron të jap një përgjigje në mënyrën e duhur sepse nuk mund ta pranoj që të konsiderohem një lojtar që ka refuzuar të hyjë në fushë kur ia kërkon trajneri dhe si një lojtar që nuk respekton klubin e shokët e skuadrës.
E fillova nga stoli, por jam gati të jap 200% edhe kur luaj 5 minuta.
Kur Biglia u dëmtua më thanë që të bëhesha gati për zëvendësim. Kështu bëra, u bëra gati shpejt dhe bëra nxehje për 2-3 minuta.
Më vonë më thanë të kthehem në stol, gjithçka ndodhi mes minutës 23’ dhe 26’.
Kur u ula në stol trajneri mu kthye mua dhe unë nuk bëra asgjë, vetëm përsërita fjalët e tij, asgjë më shumë.
Ta keni të qartë një gjë: Kurrë nuk refuzova të zbres në fushë dhe kurrë nuk u vonova duke bërë nxehje, për mua pamjet flasin qartë.
Kam vetëm një dëshirë, të hyj në fushë dhe të ndihmoj shokët e skuadrës, ashtu siç kam bërë gjithmonë dhe si do të bëj gjithmonë deri në fund të sezonit”, me këto fjalë mbyllet letra publike e Bakayoko.