Sherefedin Shehu: O demokratë! Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip!

18 Maj 2019, 16:52Blog TEMA

Nga Sherefedin Shehu

“Bindja Demokratike” mund t’ju krijojë dilema për momentin e krijimit por jo për atë që ajo përfaqëson. Ajo është produkt i mungesës së demokracisë dhe dobësisë së lidershipit në PD.

Aty janë demokratë me kontribute dhe vlera për PD-në dhe demokracinë shqiptare. Prandaj kursejini insinuatat, sharjet dhe ofendimet.

Historia e PD-së është histori e ndarjes dhe bashkimit. Kujtoni se çfarë nuk kemi thënë për Partinë Aleanca Demokratike dhe ajo u bë aleatja e fitores në 2005 dhe lidershipi i saj ishte ose edhe është pjesë e lidershipit të PD-së. Të njëjtën gjë bëmë edhe me Partinë Demokratike të Re dhe lidershipi i saj tani dominon lidershipin e PD-së.

Por edhe aleatët tanë më luajalë, Demokristianët dhe LZhK-istët, kanë qenë dikur pjesë e lidershipit të PD-së dhe na kanë dalë disa herë edhe kundër.

Kështu edhe PDIU që na ka marrë edhe lidera dhe vota.

Megjithatë këto janë lëpirjet më të vogla të pështymës tone. Tani kemi aleat edhe LSI-në për të cilën lideri ynë ka thënë shumë gjëra si: “shushunja”, “kurrë koalicion apo pazar me LSI-në”, “vota për LSI -në, vota në det dhe në gjol”, “parti tipike klienteliste, që i bënte fresk (Ramës) nga mëngjesi deri në darkë”, “sapo mbyllte pazarin me Ramën dhe merrte thelën e tepsisë, dridhe Like”, “ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër,”, etj.

Prandaj të mos nxitojmë por të durojmë sepse është më mirë që edhe “Bindja” një ditë të bëhet pjesë e PD-së apo koalicionit të saj.

Eksperienca tregon se lufta kundër “Bindjes“ është luftë brenda llojit. Le të përpiqemi të gjejmë urat e bashkimit se vetëm bashkimi ka sjellë fitore për PD-në.

11 komente në “Sherefedin Shehu: O demokratë! Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip!”

  1. NNP says:

    Dibra i shumezon me zero plehrat si ky karabushi.

    1. Mona Cizmja. says:

      Kush muti je ti qe perfaqson Dibren????

  2. Shkodrani says:

    Lëpini, lëpini se edhe kët temin do ta lëpini një ditë. Aq më shumë që Lulit i pëlqen ylberi!!!

  3. R kush nuk po lepin ketu more shero efendi sheh turkoshaku.
    Ju me keto lepirje e keni shty keto 30vjet dhe u bet milioner.
    Po ky popul budalla akoma nuk po i shikonleipirjet dhe lapanjozet e 120 partive.

  4. GAZETARJA says:

    Shume i mencem ky burre , e di tan Dibra kete !

  5. Dashi says:

    Ti shrefedin je plehra me e madhe dhe njeri i ndyr badhk me ate karakurven qe ke per gru.

  6. sokol Gogo says:

    Po ik o Shero se late nam. Sa more pushtet gruan tende nga shitese buke e bere drejtoreshe Auditi ne Ministrine e Jashtme qe auditonte te gjitha ambasadat tona neper bote. Talleshin te gjithe diplomatet.

  7. Maloku says:

    Nuk eshte e vertet qe bashkimi ka sjelle fitore te PD pasi ajo bashkimin e ka bere per te justifikuar vjedhjen e votave ne te gjithe legjislacionet!Ndaj o kujtesshkurter beje nje retrospektive dhe do te konstatosh e PD asnjehere nuk ka fituar zgjedhje por i ka vjedhur ato dhe nje here qe nuk u la i humbi keqazi!Ndaj sistemi duhet prishur e ne kete vend duhet te jene dy parti respektivisht e majta dhe e djatha,duke i hedhur ne plehera ata qe kontribuojne ne vjedhjen e votave!Vetem me kete sistem zgjedhjesh do mund te behet e mundur moskontestimi i zgjedhjeve nga pala qe ka qene edhe vjedhesja me e madhe e tyre!LSI- e futi ne kualicion per te blere vota se ajo per ate shquhej por Toto Likes i rane dhembet e shprehja e tij “he vella”nuk pine me uje pasi s’ka me lojra fati,nuk ka me drejtorite ku qarkullonte paraje nga instiucioni shteteror tek LSI per te bere banjo te veçanta per macen e Monikes!Ndaj jo te bashkoheni por edhe sikur digjni shqiperine kur me skeni per te fituar e jo me edhe te qeverisni perserisa ju jini regresi i ketij vendi!Saliu,Luli,Likja,Monika Mediu kane filluar e nxjerrin pronat ne ankand per te bere te mundur sadopak uljen e deminit nga SPAK si vjedhes e tjetersim te pronave shteterore deri ne ngritje blloku te ri ne gjirin e kurvave!

  8. Roni says:

    Ka te drejte ky po atje ku ka ngrene se kane ushqyer mire.

  9. leko says:

    O Sheme fol troc O DEMOKRATE BOLL U BETE VIKETIMA TE SALIUT…..
    Se sa per Lulin ai do te iki njelloj si ai plera i Maqedonise….

  10. andy says:

    shkrim perfekt.duhet te dini dicka ju qe shani ketu ,,, sherefedin Shehu eshte nje nga me te miret qe ka shqiperia per financat….eshte nje njeri qe nuk shkel me kembe askend edhe kur ka pushtet.. matini mire fjalet kur flisni per te,
    respekte sherefedin shehu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje