Beteja e jetës për Ilir Metën dhe Sali Berishën!

22 Maj 2019, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ja nisur punës bashkë me Sali Berishën, për të bllokuar mekanizmat e ngritjes së institucioneve të reformës.

Në fakt, për plot tre vjet, ata arritën të fusin plot stërkëmbësha në ngritjen në kohë të institucioneve, duke përdorur dhe tymuese në Parlament kur zgjidhej Prokuroja e përkohshme e Përgjithshme. Dhe nuk është se nuk kanë patur sukses. Një lloj vonese e kanë arritur dhe sot mund të krenoheshin me të.

Por ajo që kanë penguar me atë që po arrihet, është shumë e vogël, dhe tani nuk janë krenarë dhe as të kënaqur që e kanë penguar, por janë nervozë, se ajo më në fund po bëhet.

Dhe për këtë, sot Presidenti ka bërë një propozim të jashtëzakonshëm dhe të padëgjuar ndonjëherë, që kërkon të vërë nën hetim një foshnjë që ende nuk ka lindur.

Kërkesa e presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Misioni Monitorues për reformën në drejtësi, është në fakt një kërkesë e dëshpëruar për të ndaluar fillimin e reformës në drejtësi.

Reforma në drejtësi do të nisë të funksionojë ndoshta për disa muaj, kur të vihet në funksionim SPAK, dhe të plotësohen dy gjykatat kryesore të vendit, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Përmbushja e kësaj procedure është në hapat e fundit, çka do të thotë që reforma nuk u ndal dot.

Tani për ta bllokuar zbatimin e saj, teza e re e kundërshtarëve të reformës është pikërisht ngritja e një misioni të ri monitorues, që të hetojë reformën, e cila në fakt akoma nuk ka filluar.

Dhe këtu palët janë të ndara dhe janë njësoj si gjatë procesit për ngritjen e institucioneve, pra në një anë Berisha dhe Meta, dhe në anën tjetër shumica, së bashku me SHBA e BE.

I gjithë konteksti politik ku Ilir Meta e vendoste propozimin e tij, ishte i mbushur me ngjyrimet që ai i jep krizës politike, anësisë që ai ka marrë në krizë, duke qenë në anën e molotovëve dhe dhunës mbi 30 qershorin, dhe mbi të gjitha, në faktin që zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, do të jenë një arsye për revansh dhe ndaj reformës në drejtësi.

Në fakt, është e kundërta.

Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do jenë zgjedhje të lumtura, por do të jetë një proces i dhimbshëm nga një plagë që Shqipërisë po ja krijon opozita. Por e ardhmja e politikës shqiptare nuk do të diktohet nga 30 qershori, por nga reforma në drejtësi.

Në shtator e ndoshta deri në janar, lajmet kryesore nuk do jenë protestat me molotov, por politikanët dhe zyrtarët e ish- zyrtarët që mund të përfundojnë pas hekurave. Unë besoj se plot prej tyre do të jenë dhe socialistë. Por natyrisht nuk mund të jetë një reformë në drejtësi pa rishfletuar dosjet e mbyllura me procedurë, skandalet e hetuara nën presion politik, dhe dosje korrupsioni që ende flenë në Prokurori.

Unë nuk besoj se Ilir Meta, më shumë se sa ndonjë problem aq personal me reformën në drejtësi, ka një problem politik, pse reformën e mbikqyrin dhe e mbajnë nën kontroll SHBA dhe Bashkimi Europian. Të njëjtin qëndrim ka dhe Sali Berisha.

Reforma nuk është produkt i Edi Ramës, por Edi Rama është mbështetës i saj. Ai mund të jetë dhe viktimë e saj, por kjo nuk ja ka lëkundur atij qëndrimin pro reformës.

Fakti që Ilir Meta dhe Sali Berisha, kërkojnë t’i kundërvihen rolit të SHBA dhe BE në procesin e reformës, me një institucion “ad hock”, me vota të Asamblesë së OSBE, ku gjysma e vendeve anëtare janë nën influencën ruse, tregon se ata duan ta ngrejnë stekën e betejës kundër reformës në drejtësi, edhe si një betejë gjeopolitike, duke përplasur interesat Perëndimore me ato jo-Perëndimore në Shqipëri.

Është e njëta gjë që Berisha bëri më 1996 pas zgjedhjeve, ku pasi Perëndimi, SHBA, BE dhe ODIHR denoncuan zgjedhjet, ai gjeti ngushëllim tek Asambleja parlamentare e OSBE.

Ky është një mision i admirueshëm për nga guximi politik dhe vendosmëri që buron nga një makth i madh. Por është e qartë se dhe kriza e 30 qershorit i ka rrënjët tek ky makth. Nuk është punë humbje pushteti në disa bashki. Është makthi që po humbasin pushtetin mbi drejtësinë. Është beteja e jetës për presidentin Ilir Meta dhe ish- presidentin Sali Berisha. Ajo i ka mbajtur në pushtet dhe pa dënuar deri tani. Nuk është e sigurtë se reforma mund t’i ndëshkojë, por ata kanë frikë, se ata e dinë më mirë se ne çfarë kanë bërë.

31 komente në “Beteja e jetës për Ilir Metën dhe Sali Berishën!”

  1. ????⚖️⚖️????⚖️⚖️???? says:

    HEC , RREFORMË !!!!!
    PRAPA TË VJEN AMERIKA !!!????????????????

    1. adi says:

      E kuptoj qe mund te kene frike saliu me meten nga reforma
      Po te mos kete frike nga reforma edi rama qe ska kaluar java qe personalisht e demtoi shqiperine me 140 milione euro te tjera, ose reforma ne drejtesi eshte dege e rilindjes ose shkrimi I sotem I meros eshte humor krize!

  2. Arifi says:

    Po te dhjefsha mu ne reforem po nuk u denuan keta te 2.

  3. Gjenerata 1964 says:

    Shkurt qarte dhe bukur.Aty fle lepuri.Analiz prefekte.

  4. Ceni says:

    Sakte. Kane frike nga SPAK. Reci eshte gati.

  5. Saliu 100% DJALI I kARAXHICIT says:

    hahahaha..don ta ngreje Misionin Monitorus mbi SPAK-un..PASTAJ DO THONE QE TE NGREME DHE NJE GRUP PUNE QE TE KONTROLLOJ MISIONIN MONITORUS

  6. deshira says:

    Mero, …se ata e dinë më mirë se ne se çfare (na) kanë bërë. Më eshte fiksuar ajo shprehja: mbame se do vrase veten, ti thua mbame se do ta vrase. Une kam besim shume se reforma do ti derrmoje si na derrmuan neve, por duke ditur se burgut nuk do ti shpetojne, dua qe tu sekusestrohen parate dhe pronat dhe ne qoftese nuk i kalojne ne buxhet, te pakten te shperblejne pensionistet qe i kane ditet te shkurtra. Ky eshte propozimi im dhe pensionistet qe s’jane te pakte, do te jene me drejtesine. Duhet vendosur dhe nje standart ketej e tutje: organizatoret e protestave te paguaj te gjitha demeve qe shkaktohen ne toke dhe ajer. Ndryshe te merren ne burg. Dhe ne fund , te falenderoj Mero qe na ke hap nje dritare te shprehemi .

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jam me ty.. Sekuestrim I pasurise se brezit te vjeter I vjedhur dhe rishpendarje..

  7. Stathem says:

    Prandaj z. Basha thote nuk negocioj me Ramen sepse se ka ai ne dore shpetimin nga burgu te Saliut dhe Ilirit. Eshte ne dore te USA dhe BE. Prandaj dhe se kane realisht nevojen e negociatave me Ramen. E kane me Amerikanet. Keta ja kane vene hunjte gati ku do u ngulin kokat politiqenerve tane .
    Rrofshin Amerikanet se per ne katunaret e shqiperise sdo ishte bere asgje.

  8. Alban says:

    LUFTA PER KOKEN !

    – Lufta me mizore… Lufta per ekzistence !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Opozita shqiptare eshte hedhur ne nje sulm te terbuar jo vetem kunder qeverisjes se Rilindjes se palindur akoma, por se pari kunder Shqiperise dhe se ardhmes se saj euro- amerikane.
    Pervec luftes me zjarr e me hekur kunder selise se qeverise shqiptare dhe shantazhit edhe me djegie mandatesh deputetesh kamikaze te SaLike Floririt me shprese per nje Mukje tjeter ala maj 2017, ajo i ka shpallur lufte edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pra “imperializmit amerikan e Evropianoperendimor”, qe diten qe ata ia hoqen vizen kreut te kesaj kucedre megakorrupsioni e megakusarie 25 miliarde euroshe, antishqiptare e antiperendimore, Sali Berishes dhe familjes se tij vampire.
    Te vetedijshem per krimet e tyre pa fund te renda deri ne krime kunder njerezimit si mbytja ne tortura dhe zhdukja e kufomes se Remzi Hoxhes, kontrabanda dhe shkelja flagrante e embargos nderkombetare te naftes per makinen e luftes dhe genocidit te Milloshevicit ne Bosnje, Knin, Kosove me qindra mijera viktima ne Shebrenice, Prekaz, Recak…, grushti fashist i Shtetit Sali Milloshevic i 14 shtatorit 1998, masakra barbare e Gerdecit, 21 janari 2011 me kater protestues krejt paqesore te vrare, qindra te plagosur e 4000 plumba te shkrepur kunder turmes …, te denja per Gjykaten e Hages jane te fresketa e te paharrueshme per nje popull te tere deri sa te marre fund pandeshkueshmeria dhe jepet drejtesia per regjizoret dhe autoret e tyre.
    Ata e dogjen e poqen, e plackiten e rrenuan, e zhbene si shtet Shqiperine 15 here ne 15 vite te sundimi SaLikekracie!
    Jo vetem e kthyen ate ne nje ciflig te tyre e familjeve te veta e oligarkeve te vet, por edhe lane mbrapa minat e tyre me sahat ne cdo qelize te shtetit e shoqerise shqiptare duke kercenuar popullin e vet me skenarin e katrahures ekonomike e financiare greke, per cka ka fakte e deshmi pa fund.
    Pasi deshtoi skenari kobezi i 16 shkurtit i kesaj opozite te vetdjegur e te shpartalluar keqazi me votat e popullit ne tri pale zgjedhje nacionale e lokale, tani ben shantazh me djegjen e mandateve te deputeteve te SaLike Floririt ne Kuvendin e Shqiperise per te djegur edhe anetaresimin e saj ne familjen natyrore te vet, Bashkimin Evropian.
    Pse !?
    Sepse ky hap historik e i stervonuar nga kjo opozite me emrin e vertete SaLikekraci kerkon domosdo jetesimin e plote te Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit.
    Cfare do te thote ky jetesim!?
    Do te thote jetesim per here te pare ne historine shqiptare te shtetit ligjor, shtetit te se drejtes pa te cilin nuk mund te kete kurre shtet demokratik te popullit, me popullin e per popullin.
    Sapo deshtoi skenari ogurzi i kesaj Bande per gjakederdhje e vellavrasje me 16 shkurt, kryebanditi Berisha dhe qehajai i tij ne krye te cifligut te Sales PD , shpalli urdherin e Sali Babes per djegjen e mandateve te deputeteve te opozites ne Kuvendin e Shqiperise. Menjehere Mona Cizmja iu bashkua Berishes ne kete vetdjegie politike.
    E kujt i plasi se po djegin mandatet kamikazet e Berishes dhe Metes, kur dihet se mandatet e shume prej tyre do tua djegin prangat ne duar nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit per krimet, vjedhjen, korrupsionin e tyre masiv ne kurriz e dem te popullit shqiptar.
    Eshte kjo aresyeja kryesore pse kapobandat vendimarrese te kesaj kupole mafioze jane lemerisur e cakerdisur aq keq e terbuar deri ne egersi !
    Eshte ky shkaku kryesor pse e gjithe Banda e Gangstereve dhe dora e zeze e ketyre mercenareve te Beogradit, Athines dhe Putinit eshte hedhur ne sulm e ne nje lufte te eger per jete a vdekje per te minuar e zhbere krijimin dhe jetesimin e SPAK-ut dhe BKH-se .
    Eshte nje lufte mizore, lufta me e eger nder te gjitha luftrat per te shpetuar me cdo kusht e me cdo cmim sundimin e tyre despotik, kriminal e te sterkorruptuar ne cdo por e qelize te tij.
    Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese.
    Eshte nje lufte per jete a vdekje e ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve
    Eshte lufta per koken !
    Ndaj vellezer e motra shqiptare braktiseni ate anije piratesh qe po mbytet cdo dite e me shume nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja, shkurt nga Ligji e Shteti i se Drejtes!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare mos u beni mish per topat e tyre te ndryshkur nga padrejtesia, krimi, vrasjet e kusaria e perbindshme e djerses e gjakut tuaj !
    Vigjilence! Syceltesi !
    Lerini te digjen ne sketerren e krimeve dhe zezonave te tyre te perbindeshme ndaj jush dhe Shqiperise sone te bukur !… Boll me !
    Hengshin kokat e njeri-tjetrit dhe te vetvetes!

  9. Sokoli i Drejtesise says:

    O Gazete kazan,

    Perse nuk ke shkruar asnje rrjesht per shkarkimin e Edmond
    Islamaj nga KPA, apo te vjen mire qe nje vend kandidat per anetaresim ne BE, eshte pa gjykates te larte dhe kushtetuese.

    Per gjygjtare e prokurore te tjere volle vrer o kazan i shitur e bq.

    Publikoje fjalen e lire o gazete plehre

  10. Lani says:

    Likja ben shqiponjen me duar ne mes te kalamajve te kopshtit per tu dukur patriot.E ka humbur fare fillin i ngrati.Ka kohe qe ben karagjozlliqe ne publik.Nuk e shpetojne as fotot me duart qe ben shqiponjen as fotot me Ramushin se e ka biografine bloze te zeze me vjedhje trafik droge korrupsione pa mbarim.

  11. Drejtesi says:

    E keqja po jep shpirt. Do beje dhe viktima, por ne fund keta mortje do marrin vendin e merituar pas Enverit, Esatit e tradhetareve te tjere te shumte.

  12. Vk says:

    Shume sakte o Mero. Shpresoj qe me Meten e Berishen te bashkohet edhe Gjiknuri me skandalin e tenderit te unazes

  13. Zani says:

    Vetem po i rrasen keta qente brenda, Shqiptaret mund te shpresojne dhe nje dite do kthehen te investojne ne Shqipri, ndryshe, vetem keta qente do ngelen se te gjithe do ikin.

  14. Rrufeja says:

    And the winner is…..Rama qe voti Meten prrsident qe mbron Berishen.
    Prralla me mbret na tregove sot z.Mero.
    Bashke jane Mero.
    Kur votoi rama meten,ambasadori amerika nuk mori pjese ne parlament.Si asnje here me pare.Pervec kesaj,ambasada amerika la te kuptohej akoma me shume,kur ajo nuk dergoi pergezimet per zgjedhjen e metes president per me shume se nje muaj e gjysem.
    Ja e zeme z.Mero se une e kam gabim dhe nuk eshte keshtu sic mendoj une dhe Rama nuk ka mundesi te ndryshoje gjendjen e drejtesise,po administraten qe e kontrollon 100%,perse e ka bloze?!
    Kush nga ne qe vete ne cdo lloj administrate zgjith hallin e tij dhe del prej atyre zyrave me koken lart dhe dinjitetin ne vend?!
    Po lena rehat o Mero se eshte i vetmi kryeminister qe na thote qe po nuk ua zgjidh probleminadministrata ime (qe e kontrolloj 100% ),ua zgjidh une….(!)
    Shkerdhate burre na doli dhe rama.

  15. Patriroti SHBA says:

    Me zullumet, abuzimet, koorupsjonin shkeljet kushtetuse, duke qen ne krah te Berishes e , LUlit e Monikes, vec te tjerash edhe ndaj rreformes ne drejtesi, duhet te filloi hetimi dhe me pas shkarkimi si president i Republikes.
    SHikoni me sa dinakri e synim te poshter, b en propozimin, per te ngritur nje tjeter komisjon qe i shkon per shtat vet Metes, Berishes, Bashes dhe gruas te tij Monikes, vetem e vetem per ta zgjatur e sabotuar rreformen ne drejetesi dhe per ti shpetuar hetimit per akuzat e bera, nga PAMFLETI.
    Haron diteziu se organet e drejtesis qe u ngriten mbajne vulen e SHBA, dhe BE, te cilet dhe e supertojne teknikisht dhe ekonomikisht dhe kjo rreforme theksojne ata esht model per gjith vendet e Ballkanit dhe me gjere.

  16. Llogjika says:

    PERPARA BURRA KUNDER IPERIALIZMIT ,KUNDER SHBA DHE BE KUNDER DREJTESIS IMPERIALISTE, SHQIPTARET BARE DO TE HANE DHE FAMILJEN E VLERAVE REDENTISTE BOLLSHEVIKE ,,,,, ABSURDITET SALIU DHE ILIRI KANE NXJERRE GRATE PERPARA DHE VETEI SHTYN NGA MBRAPA SIC BEJN PLEQT EDEPSES , NUK JU LEJOJNE ?

  17. ALBAN DEGA says:

    KUSH KERKON LUFTE … LUFTE I DUHET SHPALLE !

    – Shteti demokratik e ka zemren prej ligjit e jo prej Saliqi e prej Iliriqi !

    – Ky President duhet te ngryse jeten ne qeli !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Komisioni Moniturues i Ilir Metes eshte Komision Minués i saj Nga Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini dhe Like Flori Bliok Al Capone!
    Drejtesia e vertete per te cilen po punojne e luftojne SHBA dhe Gjermania e ka kryeminitorin- Ligjin
    dhe Kushtetuten e Shqiperise !
    Falje publike shqiptareve per artikujt “ Enough it’s enogh” 1 dhe 2 botuar tek gazeta Koha Jone kur ishte vertete ishte koha jone, jo tani, qe e bene Ilir Meten kryeminister te Shqiperise, cka e lartoi ne majen e politikes por sidomos ne ekonomine e kusarise .
    Sic deklaroi me pas Fatos Nano ne nje bisede ne biznesmene shqiptare gjate nje vizite ne Varshave, “artikujt e Hamdi Deges i dhane Kokelopes se Skrapari te pakten 30 per qind te votave ne KLD” perballe nje kryehajni tjeter te Tosit, Arben Malajt qe me beri edhe kryetar te Partise Komuniste ne SHBA !
    Ishte koha kur akoma kishte demokraci ne PS! Sigurisht edhe …
    Tosí e paska njohur shume mire!
    Sot e njeh gjithe Bota si kryehajduti i politikaneve shqiptare, i vetkapur ne flagrance me bllok 700 euro vetem nje faqe e tij pa llogaritur edhe 63 te tjera….++++++ qe nuk kane nevoje per hetim. Jane me ze e me figuren e tij ! Kjo Dosja 879 eshte vetem maja e majes se ajsbergut eshte nje qime thiu!
    Me falni kam gabuar. Por pa dashje dhe pa asnje perfitim qofte edhe te nje qindarke nga askush prej politihorave te Shqiperise!
    Cka pret lideri i shumices Edi Rama per ta shkarkuar me tupa a kete President hajdut te Shqiperise!?
    Te rroke automatikun si Alendja i Kilit, qe ka si model, apo te gjuaj Kryeministrine e Kuvendin qe e zgjodhi me Molotovet e Putaninit dhe Tritolin e Vicidolit!
    Sot Presidenti i Shqiperise hapi zjarr me topa kunder Kushtetutes dhe Refirmes ne Drejtesi te miratuar me shumice superabsolute votash!
    Sot Ilir Meta hoqi dhe masken e fundit dhe njesoj si Saleh Toptani i Vicidolit i shpalli lufte vete demokracise shqiptare dhe aspiratave siperore te popullit te tyre per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike !

  18. Clirimi says:

    Nese eshte dikush tjeter qe duhet t’i hiqet vixe, ne kuptimin te shoalket “persona non geata” per SHBA dhe per BE eshte Like Flori Berisha, alias Ilir Meta.
    Kjo do te shenonte ngjarjen me te madhe ne histori, kur nje presidenti te nje vendi si Shqiperia, i hiqet e drejta per te hyre ne Amerike dhe ne vendet e Evropes, madje edhe asaj jevges shpifarake me emrin Mona Cizmegjata!
    Nuk e dime se cfare provash te tjera duan amerikanet ndaj nje antiamerikani te terbuar, e antishqiprari me fame boterore!

  19. Tim K. says:

    Sot, më bëri përshtypje, “me një farë keqardhje”, që pas panikut që ka kapur këto 2 vitet e fundit, një pjesë të krerëve kryesor të Opozitës, personazhet që tani kur i sheh në TV, të ndjellin një ndjenjë mjerane, përveç të tjerave, dhe pas “tërbimit” gjithmonë në rritje të tyre, që edhe Presidenti e kishte humbur qetësinë, që e ka karakterizuar që kur hypi në atë Fron, biles një çast mendova se kujt po ja ç’fryn ky gjithë këtë zëmërim, se kamë përshtypjen se s’kanë më vlerë ankesat e tij, se pozicjonimi i tij dihet tani, dhe arsyen e dinë të gjithë. Ah harrova, të vetmit që e dëgjojnë “me vëmëndje” dhe i çfrytëzojnë disa nga fjalitë e tijë, janë disa gazetarë dhe analistë, dhe këta të njohur, që i mbajnë “ison” krerëve të Opzitës së sotme mjerane dhe atyre që i shkojnë si dele nga pas!
    Në fakt, që ndëshkimi për një keqbërës, që ka bërë shumë dëm, shumë të këqia vëndit dhe Popullit të vet(e kam fjalën në këtë rast jo për ndonjë keqbërës ordinier, po për politikan apo funksionar të lartë), që të jetë i plotë, përveç dënimit që meriton sipas ligjeve në fuqi, duhet të kalojë dhe nga kjo “fazë” e “humbjes së qetësisë” dhe “kapjes së panikut”, që n.r.se do t’i ketë ngelur “ndopak ndërgjegje”, të mallkojë veten(!) për ç’ka ka bërë, sepse dëmi që i ka shkaktuar shoqërisë, nuk është vetëm fizik dhe financjar, por edhe një superstres psikologjik!
    Që “të hyjë” Shqipëria në Europë, është e padiskutueshme që duhet të forcohet Shteti Ligjor, që do të thotë që Drejtësia të jetë në “pozicionin” e duhur dhe në funksionin e plotë të saj…!

  20. Moniku says:

    Populli thote: “Hidhu e perdridhu, shko ne kunj e lidhu”,pra sado te perpiqen keto halera te pengojnr reformen ne drejtesi, fundi i tyre dihet.
    Z. Mero je brilant ne analizat qe ben.

  21. deshira says:

    Po degjojne ca halabaker qe e quajne veten student, po s’marrin vesh nga p… gomari dhe vazhdojne me molotov kunder pasurise se atij populli?! Eshte ngritur llumi shoqerise shqiptare gjate kesaj kohe te bashkuar me neofashistet e rinj dhe u duket se kane marre frenat demokratik ne dore; nuk e kuptojne qe sado dem ti bejne popullit dhe Shqiperise, rruga e vetme u ngelet deshtimi dhe nenshtrimi se ka çeçua biçak thote njeri dhe ashtu eshte. Pse do dalin me Europen dhe Ameriken keta halabake ne emer te demokracise qe e vrane ketu e 28 vjet?! Policia, prokuroria dhe gjykata duhet te jene ne lartesine e shtetit ligjor qe te mos preket Shqiperia me nga keta. Derrat dhe ujqerit do ulurijne, por ulurimen e tyre do ta degjojne vete. Njerezit e pergjegjshem dhe aresyeshem prane tyre, duhet tu largohen i ti lene ne sketerren qe po i krijojne vetes, ndersa te tjeret duhet tu dalin perballe qe tu tregojne se Shqiperia nuk eshte e halabakerve, hajduteve dhe krimineleve, por e tyre. Qytetet e Shqiperise duhen ngrihen ne kembe kunder dhunes te gjitha dhe te demostrojne forcen e paqes se ketyre u jane erresuar syte tani e nuk dine nga te shkojne. PRANDAJ, NGRIHI KUNDER DHUNES, KUNDER SHKATERRIMIT QE KERKOJNE NEOFASHISTET E RINJ. SHQIPERIA DUHET TE LEVOJE KETO DITE PER TU A BERE TE QARTE SE NUK JANE ATA QE VENDOSIN PER JETEN E SHQIPTAREVE POR JANE VETE SHQIPTARET. NGRIHI KUNDER DHUNES SE MAKARENJEVE!

  22. Kad says:

    Ec aty , nuk ka Paqe pa Drejtesi

  23. Flutura says:

    Shkund barin te dale gjarpri…Kete beri gazetari Artan Hoxha. ?

  24. Taip Sulko (Azilant Diplomatik Kanada) says:

    Ambasadorja e skandaleve aktualisht ne Danimarke ELIDA PETOSHATI me buRin psikopat-homoseksual ARIAN MUKA -rrahje vjedhje skandale kriminale.
    Shembulli tipik i Elida Petoshatit që është ngjitur në rangun e ambasadores nëpër shkallët e paligjshme të nepotizmit, si njeriu i Ilir Metës. Por ky është vetëm fillimi i cili shpesh është domethënës. E.Petoshati në ushtrimin e detyrës së saj ka ngelur besnike e frymës dhe veprimeve të klaneve nga ka dalë dhe thjesht ia ka nxirë faqen Shqipërisë në Otavë me korrupsionin e hapur dhe sjelljet si përfaqësuese e grupeve mafioze, të denja vetëm për krizën e 97-s në Shqipëri. Emërimi i kësaj ambasadoreje në Kanada, fatkeqësisht ka përkuar (është e logjikshme) me kulmimin e veprimeve abuzive dhe të papërgjegjshme të Qeverisë shqiptare, duke bërë që vala e emigrimit të paligjshëm nga vendi ynë në drejtim të Kanadasë të mos ndalet, madje të përkeqësohet. Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e pashmangshëm (që hyn në fuqi së shpejti) të autoriteteve kanadeze të cilat, si një masë vetëmbrojtëse, e kanë përfshirë Shqipërinë në grupin e vendeve që kanë shpërthime valësh të pakontrolluara të emigrantëve të paligjshëm, për arsye të paqëndrueshmërisë politike, pasigurisë së theksuar dhe dhunës së grupeve mafioze, rrënimit ekonomik madje edhe luftës shkatërruese totale sikurse janë Haiti, Kongo, Somalia, Sudani i Jugut, Afganistani, Kamboxhia, Irani, Iraku, Siria, Autoriteti Palestez etj. Këto veprime të Qeverisë shqiptare dhe përfaqësueses së saj në Otavë e kanë futur Shqipërinë në “listën e zezë”. Qeveria shqiptare dhe E.Petoshati duhet tu japin shpjegime shqiptarëve për këtë turp dhe dhe për atë realitet që kanë krijuar për shqiptarët që ende ikin sikur vendi të ishte në luftë…
    Por gjërat nuk mbarojnë me kaq. Kësaj ambasadoreje me titull, E.Petoshatit, nuk i nxihet faqja as nga ana njerëzore as administrative që të marrë në mbrojtje hapur madje edhe vrasjet e katër demonstruesve në mes të Tiranës, më 21 Janar 2011, duke e quajtur vrasjen e tyre reagim normal të shtetit. Po me aq qetësi ajo ka marrë në mbrojtje edhe qarkoret e turpshme, fyese dhe shkatërrimtare nga ana profesionale, të dërguara fill pas asaj ngjarjeje tronditëse dhe që e spërkati me gjak fytyrën e Qeverisë. Mënyra primitive-familjare- klanore se si e drejton E.Petoshati institucionin e ambasadës, fshehjet e korrupsionit të shefave në Tiranë dhe veprimet po ashtu të frymëzuara po nga e njëjta psikologji korruptivo-klanore, e bëjnë atë një shembull tipik të diplomacisë shqiptare sot, – një dorë të zgjatur të klanit që e ka dërguar, e cila është fare e paaftë profesionalisht, inaktive dhe me performancën e një shtëpiakeje të rëndomtë në përfaqësim, por që bëhet sakaq agresive kur mbron dhe maskon interesat korruptive të vetat dhe të njerëzve të pushtetshëm që e kanë dërguar.

  25. Eshtë domosdoshmëri jetësore e historike që reforma në drejtësi të përfundoj dhe të filloj që ata që kanë vjedhur e vrarë shqiptarët, t’i përballë me drejtësinë.Atëherë kur politikanët do të ndihen të pambrojtur nga “imuniteti” korruptiv do të rritet edhe cilësia qeverisëse ngase në politik do të hyjnë njerëz me mêsymje serioze e jo hajna e kusarë që shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

  26. Eshtë domosdoshmëri jetësore e historike që reforma në drejtësi të përfundoj dhe të filloj që ata që kanë vjedhur e vrarë shqiptarët, t’i përballë me drejtësinë.Atëherë kur politikanët do të ndihen të pambrojtur nga “imuniteti” korruptiv do të rritet edhe cilësia qeverisëse ngase në politik do të hyjnë njerëz me mêsymje serioze e jo hajna e kusarë që shkatërrojnë të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.

  27. SHQIPE-FREE says:

    Berishes dhe Metes tu KONFISKOHET Pasuria, dhe te vihen ne Banken e te Akuzuarve..te dy Per TRADHETI….Faktet i kemi….vetem EKZEKUTUESIT DUHEN..lol

  28. julio says:

    Dy zjarrmetaret e ketij vendi, te dy kane vrare e shantazhuar, te dy kane gjynahe ne kete jete, sa haku i popullit dhe i zotit do ti ndjeke familjarisht. Populli, thot Meta, ka nje thenie qe ;çudia me e madhe zgjat vetem tre dit, po, po ka dhe thenie tjeter populli, qe;hak pa mare e borxh pa lare ne ket dynja nuk ka. Nese denohen keta dy zjarrvenesit e ketij Shteti, Shqiperia, populli do shpetoje nga krimi e shantazhimi.

  29. A says:

    Film.z.Baze per shkrimin!Korrupsioni eshte nje graden me te larte ne Shqiperi ,ku perfshihen nga qytetari me I thjeshte deri ne kupolen politike.Ne asnje shoqeri sa do e zhvilluar te jete nuk mund te funksionije shteti pa ligje..Shteti ligjor ku te gjithe te jane te barabarte kundrejt ligjit do angazhimin e cdo qytetari.Ne se Edi Rama do te mbetet ne kornizen e historise duhet te behet simbol I ndryshimit.Dhuna nuk eshte zgjidhja me e duhur ,po nuk u ndal nga te dy krahet politike do perfundoj ne perplasje dmth si me xhungel ku ligji I seleksion percakton me te fortin. Pjesa me ndjeshme e shoqerise ka kuptuar se nuk mund te vazhdohet qeverisja e vendit ne menyre primitive,le te shpresojme se km do dale jashte sistemit per te bere ndryshimin e duhur duke shpetuar veten e dhe te tjeret…mbasi politikberesit e tjere jane bere transparent ne paraden paranoike te egersise per paralizimin e proceseve demokratike drejt progresit te shoqerise….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje